Mediumet italiane kanė zbuluar se Milani shumė shpejt do tė dėrgojė njė ofertė nė drejtim tė kampionit tė Francės, Lyonit, pėr tė marrė shėrbimet e sulmuesit Karim Benzema.
Controcampo, ka zbuluar se presidenti i Lyonit do ti analizojë të gjitha ofertat që vijnë për Benzema, të cilat kapin vlerën e mbi 50 milionë eurove.
Rosonerët janë në kërkim të një sulmuesi, ndërsa kërkesat personale të Benzemas janë arsye që Milani ta kthejë vëmendjen kah francezi, dhe jo kah dy caqet tjera, Didier Drogba dhe Emmanuel Adebayor.
Drejtuesit e Milanit janë të bindur se Benzema do të kërkojë pagë dyfish më të vogël se sa Adebayor dhe Drogba. Drogba, ndoshta mund të jetë dyfish më i lirë se Karim Benzema, por francezi është dhjetë vjet më i ri se sulmuesi i Bregut të Fildishtë.