E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > Tirana e Mbretit, ky laborator diplomacie
Tirana e Mbretit, ky laborator diplomacie
Tirana e Mbretit, ky laborator diplomacie
Nė Tiranė, pėrveē ambasadorit tė Turqisė, kishte ambasadorė dhe pėrfaqėsues pothuajse nga tė gjitha shtetet e mėdha e tė vogla, duke filluar nga Anglia e Amerika, e deri tek Rusia e Bullgaria. Protokolli e kėrkonte qė, pasi t’i kisha dorėzuar letrat kredenciale mbretit, unė duhej t’u bėja vizita tė gjitha pėrfaqėsive diplomatike.

Në Tiranë, përveç ambasadorit të Turqisë, kishte ambasadorë dhe përfaqësues pothuajse nga të gjitha shtetet e mëdha e të vogla, duke filluar nga Anglia e Amerika, e deri tek Rusia e Bullgaria. Protokolli e kërkonte që, pasi t’i kisha dorëzuar letrat kredenciale mbretit, unë duhej t’u bëja vizita të gjitha përfaqësive diplomatike. Sekretari ynë, Tefik Beu, më tha:”Këtu është një zakon që i lehtëson procedurat diplomatike të njohjes. Ju nuk duhet – ashtu siçndodh në vende të tjera, të kërkoni “rendez-vous” (takim) të veçantë me ambasadorin. Mjafton që gruaja juaj t’i kërkojë takim gruas së tij dhe ju shkoni bashkë me të, e kështu kryhet kjo punë, i kryeni të dy vizitat njëherësh”.

Siç kisha dëgjuar, këto vizita në shumë vende të tjera bëheshin pa ndonjë veshje ceremoniale, me kostum të zakonshëm. Në Tiranë ishte ndryshe. Rregulli i këtushëm e kërkonte që në këto lloj vizitash duhej të ishe i veshur patjetër me pantallona me vija, papjon dhe cilindër. Për mua kjo ishte një “përkulje” e tepruar para ceremonialit. Dhe kjo më kushtoi pesëmbëdhjetë ditë pune – veshje e zhveshje. Më në fund provat mbaruan dhe unë fillova nga vizitat. Sa herë dilja në rrugë, i veshur si një xhentëlmen londinez i epokës viktoriane, më dukej vetja si një klloun panairi dhe më vinte të qeshja me të madhe me veten. Sidomos kur makina ime e shkëlqyer kalonte pragun e ambasadës dhe pas disa minutash udhëtimi nëpër rrugët gjithë pluhur ndalonte para një ndërtese të vjetër, me suva të rënë (disa herë këto seli ambasadash ngjanin më shumë si depo), mua më mbërthente një ndjenjë turpi, mpihesha dhe humbisja lirinë e veprimit, saqë mendoja se i zoti i shtëpisë që ishte përgatitur të më priste, do ta vinte re menjëherë sikletin tim e s’do ta mbante dot të qeshurën. Por, për fatin tim të mirë, të zotërit e shtëpisë ishin mësuar me këtë gjendje dhe nuk iu bënte ndonjë përshtypje.

Prandaj këto vizita kalonin në një atmosferë të tillë zyrare e serioze, saqë nuk mund të liheshin mënjanë.
U përpoqa të gjej shkaqet e këtij ceremoniali zyrtar pa kuptim, sidomos në një vend të prapambetur si Shqipëria. Dhe arrita në përfundimin se kjo ndodh sepse Tirana ishte një qytet i vogël dhe Shqipëria, një vend i pazhvilluar. Mirëpo vendet që përfaqësoheshin këtu ishin të mëdha e të përparuara. Në këtë vend ku Ahmet Beu kishte arritur që me zhdërvjelltësinë e një xhongleri, të fuste në dorë kurorën dhe fronin, kishin dërguar përfaqësuesit e tyre gjithë ato mbretëri. Dhe sa herë paraqitej rasti, qeveritarët e Tiranës përpiqeshin të bënin gjithçka, në mënyrë që të tregonin “civilizimin” e tyre, në mënyrë që të sheshonin sadopak diferencën e madhe që egzistonte midis vendit të tyre dhe vendeve të akredituara në Tiranë.
Dëshirën e ambasadorëve në Tiranë për t’u dhënë me zell pas ceremonive protokollare, unë e shpjegoj me edhe me faktin që shumica e kolegëve të mij ishin të rinj në rangun e ambasadorit dhe dëshëronin ta tregonin veten sa më mirë në postin e tyre të ri.

Dukej qartë se ata sapo ishin ngritur në rang, pas shumë vitesh pritjeje në detyra sekretarësh apo referentësh, pra nën urdhërat e të tjerëve. Në jetën e nëpunësit të ministrisë së jashtme, i cili gjithë rininë e tij e ka kaluar duke pritur të bëhet titullar, posti i ambasadorit është një përmbushje marramendëse. Arritja e këtij rangu, qoftë kjo në Tiranë apo në Guatemala, atyre iu duket si ulja në një fron mbretëror, ose në kolltukun e një kryetari shteti. Në këtë pozitë të re ai fluturon dhe e përfytyron veten në majën e Olimpit. Prej atij çasti, kuptimi i vetëm i jetës së tij është të ndjekë pikë për pikë e pa lëshime etiketën diplomatike. As mos mendoni se mund t’i bëni dikujt vizitë pa e lajmëruar tre apo katër ditë më parë dhe pa marrë një përgjigje miratimi prej tij. Gjithashtu mos provoni ta merrni këtë përgjigje përmes telefonit, sepse ai do të ofendohet dhe ju do të tregoni se nuk i njihni rregullat. Derën e tij do ta gjeni gjithmonë mbyllur dhe telefonin e tij gjithnjë të zënë.

Ju jeni i detyruar (sidomos po qe se nuk jeni në rangun e ambasadorit) t’i drejtoheni jo direkt titullarit, por bashkëpunëtorit tuaj, duke i kërkuar të sigurojë lidhjen me ambasadorin në fjalë. Ky bashkëpunëtor i raporton sekretarit të shkëlqesisë së tij, ambasadorit tjetër, e ky i fundit do t’ju njoftojë, në rastin më të mirë pas disa orëve, nëse vizita mund të kryhet ose jo. Edhe diçka tjetër: nëqoftëse ju caktoni ditën dhe orën që dëshëroni të takoheni, ai patjetër do ta ndryshojë atë. Nëse ju e pyesni “a mundem të vij e t’ju takoj të mërkurën në orën njëmbëdhjetë”, atëhere ai, për arsye dinjiteti e prestigji, do t’ju caktojë orën dymbëdhjetë të premten. Ndryshe, ai s’mund t’ju tregojë juve se është tepër i zënë dhe se të gjitha orët dhe ditët i ka të programuara!

Pas periudhës së kryerjes së vizitave të kortezisë, vjen periudha e dhënies së pritjeve dhe problemi merr një kthesë me të vërtetë serioze dhe delikate. Për shembull, ju dëshironi të ftoni për drekë ose për darkë këtë dhe atë ambasador. Shpesh herë kjo bëhet e vështirë, për të mos thënë e paarritshme. Kjo sepse disa prej tyre nuk e quajnë drekën si kohën më serioze për ftesa dhe bisedime. Të tjerët, përkundrazi, nuk duan t’i ftosh për darkë, sepse janë mësuar të bien shpejt në shtrat.

Dhe, sapo të arrish të biesh dakort për periudhën e parë të organizimit të pritjeve, rradhën e kanë vështirësitë e tjera, si për shembull, mënyra e vendosjes së mysafirëve në tavolinë. Kjo ndoshta është çeshtja më e ngatërruar. Edhe pse protokolli i ka zgjidhur këto çeshtje, kur vjen puna për t’i zbatuar në praktikë, menjëherë lindin pakënaqësitë. Shpesh herë ambasadorët dhe anëtarët e qeverisë të ftuar në pritje, mbeten të pakënaqur nga vendet që iu ke caktuar në tavolinë dhe këtë ia shprehin hapur të zotit të shtëpisë duke mvrejtur fytyrën. Në Tiranë mua më ka qëlluar të shoh skandale për shkaqe të tilla. Ashtu siç e kam thën edhe më lart, ky qytet i vogël i Ballkanit, nga pikëpamja e përfitimit të eksperiencës, shërbente si një arenë e mrekullueshme e trajnimit profesional të diplomatëve.

Megjithatë, Tirana, sidomos në kohën e qëndrimit tim atje, shkëlqimi i Duçes e verboi aq shumë atmosferën politike, saqë të gjithë picërronin sytë. Sidomos kur një hidroplan i pilotuar nga vetë Musolini mbi ujrat blu të liqenit Komo u afrua në breg, ku qëndronin të përkulur kryeministrat e Anglisë e të Francës, të gjithëve iu duk se po shikonin aktin e parë të operas “Nibelungët”. Atë ditë diktatori italian u duk si një Zigfrid-mjelmë. Vetëm me një ndryshim: Lavali erdhi në mbrëmje me propozimin të “martohet” jo me Brunildën, por me Europën. Megjithatë për fat, vështrimi i Musolinit qe përqëndruar më shumë tek thesaret e Nibelungëve, sesa tek vajza dhe, pas një viti, - përsëri si tek opera e Vagnerit – ai i shkeli premtimet e dashurisë dhe pasioni i tij shpërtheu drejt pushtimit të thesareve të vendeve të tjera.

Duke u përgatitur për marshimin e tij të madh, ai armatosi anijet dhe i mbushi ato me ushtarë. Për ku është nisur kështu?! Kjo akoma nuk dihej me saktësi. Konsulli ynë i përgjithshëm në bari kish vënë re se disa anije kishin dalë nga bazat ushtarako-detare dhe ishin drejtuar për në Mesdhe. Ai dërgoi një telegram urgjent në Ankara, ku thuhej se vaporët ishin nisur në drejtim të Turqisë. Mua më pyetën nëse është i vërtetë ky lajm, meqenëse gjendesah në Tiranë, paralel me bazën ushtarake nga ishin nisur anijet. U vura në një dilemë të vështirë: të qeshja apo të qaja. Nga kish dalë vallë kjo thashetheme për “marshimin” fashist drejt Anadollit, ndërkohë që veshët na buçisnin prej disa javësh nga thirrjet fashiste që synonin Afrikën?! Është e çuditshme që mundësinë e një aventure të tillë e servirte jo vetëm konsulli ynë në Bari. Ambasadori jugosllav në Tiranë gjithashtu e shihte si të mundshëm një variant të tillë. Ai më tha: Ky është një tip i çmendur. Nuk di se ç’bën.

Thuhet se përgatitet të sulmojë Abisininë, se do na sulmojë ne, por sulmin e vërtetë mund ta bëjë kundër jush. Ky ishte ambsadori i vetëm që nuk qe verbuar nga shkëlqimi i Musolinit dhe që nuk e kishte humbur kokën pas rregullave protokollare. Ai kishte kryer shkollën e luftës partizane dhe të luftës politike, prandaj ishte mësuar të jetë gjithmonë vigjilent dhe të mos ia hajë qeni shkopin. Mjaftonte të dëgjonte togëfjalëshin “Italia fashiste” dhe ai menjëherë i raportonte qeverisë së tij, duke mos harruar t’i propozonte edhe "mobilizimin e përgjithshëm". Më vonë, qeveria jugosllave, duke ndjekur "politikën e matur", e hoqi këtë ambasador "të bezdisshëm".

Përgatiti Ymer Minxhozi


Publikuar: 11.06.2008 02:29:15
Lexuar: 134 herė
Fjalėt kyēe: Tirana, Mbretit, laborator, diplokmacie,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Fazlliē-Mishkoviē, lidhje kriminale Fazlliē-Mishkoviē, lidhje kriminale
Aristokrati shqiptar i mjekesise Aristokrati shqiptar i mjekesise
Antikomunisti shkodran, qė organizoi rrėzimin e bustit tė Stalinit Antikomunisti shkodran, qė organizoi rrėzimin e bustit tė Stalinit
20 shkurti me sytė e njė 20 shkurti me sytė e njė "tė vrari"
Kur Kur "Kreshnikėt" luftonin...pėr kullotat
Viktor Emanueli III, Perandori qe vizitoi qytetin e gurte Viktor Emanueli III, Perandori qe vizitoi qytetin e gurte
Atentatet e pafata mbi Zogun Atentatet e pafata mbi Zogun
Leonardo da Vinci Leonardo da Vinci
Dėshmitė e gjalla mbi torturat nė burgje Dėshmitė e gjalla mbi torturat nė burgje
"Atdheu mė ka lėnduar"
Google Yahoo MSN