Kriminelėt online assesi nuk ndalen me punėt e tyre tė pista. Tani ėshtė paraqitur forma e re e mashtrimit pėrmes shkrimeve nė MSN, e cila ka pėr qėllim tua marrė llogarinė tuaj tė MSN-sė.
Një numër i njerëzve kanë pranuar porosi të rrejshme prej shfrytëzuesve nga lista e miqve të tyre, në klientin e tyre për bisedë të çastit (mesengjer), e brenda porosisë është lidhja që drejton kah faqet si messenger-tips.com, www.msn-listlive.tk e të ngjashme.
Problemi qëndron se asnjë nga ata persona nuk i dërgon me qëllim ato porosi dhe bëhet fjalë për edhe një formë të mashtrimit të radhës.
Duke shkuar në lidhjen e ofruar nga shfrytëzuesit, kërkohet shënimi i emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit të llogarisë në MSN, pas së cilave do tu mundësojnë të shihni të dhëna si pse disa shfrytëzues janë gjithmonë offline, kush ju ka larguar nga lista e miqve dhe pse, e kështu me radhë.
Përsërisim, këtu bëhet fjalë për një formë të re të mashtrimit e cila u dërgohet rrjetave për komunikim të çastit (aktualisht vetëm në rrjetin MSN) dhe ju lusim që të mos u mashtroni.
Microsofti e asnjë kompani tjetër e cila iu mundëson shfrytëzimin e rrjetit për komunikim të çastit nga ju nuk do të kërkojë të dhëna personale.