Gjiganti i automobilave "General Motors" (GM) ka pėrgatitur njė befasi tė kėndshme pėr adhuruesit e modeleve tė veturave sportive, pas i qė I nderojė pamjen versionit tė vjetėr tė veturės shervolet Aveo.
Të inkurajuar nga shitje më se gjysmë milion makinash të shitura, që nga viti 2005 deri më sot, kompania "GM" krijoi gjeneratën e dytë të veturës chevrolet "Aveo" me 3 dyer. "Aveo"- 3 dyer, ka pasuar një ndryshim të madh, në të cilën do të përfshihen shumë më të tepër aksesorë s e modeli i mëparshëm.
Për dallim nga modeli i mëparshëm, Aveo tani më bëhet më dinamike dhe me një karakter shumë më sportiv. Pjesa e parme e veturës ka një formë të re gjithashtu dhe në pjesën e prapme ka disa ndryshime. Risi tjetër i modelit të ri "Aveo" që është vërtetë mbresëlënës, është enterieri I veturës i zbukuruar me dekorime estetike.
Për sa i përket motorit, Aveo fillimisht do të ofrohet me dy motorë me marsh mekanik prej pesë shpejtësish - 1.2-litërshin (75 KF), dhe me marsh automatik 1.4 litërshin (85 KF), ndërkaq modelet dizel me djegie të drejtpërdrejt do të gjenden në ofertë deri në fund të vitit.