E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Stil > Make up-i i pranverės
Make up-i i pranverės
Make up-i i pranverės
Sezoni i bukur i pranverės sjell me vete risi nė look-un tonė. Nuanca tė veēantė pėr fytyrėn, hije vibruese pėr sytė dhe tonalitete tė ēelura pėr buzėt. Dhe tė gjitha kėto pėr njė pamje sa mė tė thjeshtė, apo thėnė me gjuhėn popullore, ujė e sapun. Tė bėsh tualet pa u dukur sikur ke bėrė.

Si edhe vetë sezoni, edhe make-up ka nevojë të zgjohet nga ngjyrat dhe tonalitetet gri të sezonit të mëparshëm. Sezoni pranverë-verë është periudha më e mirë për të përmirësuar dhe ndryshuar tërësisht kutitë e kozmetikës. Për t'ju përshtatur ndryshimit të sezonit, gjithmonë është i këshillueshëm trukimi 'ujë e sapun', pra sa më natyral, siç është vënë re edhe në sfilatat e fundit, ku kjo tendencë është rikthyer me prepotencë. Pra natyralë, por me një trukim të pagabueshëm dhe mbi të gjitha shumë të shkëlqyeshëm.

Fytyra:

Në radhë të parë duhet të kemi një lëkurë të shëndetshme dhe kjo nuk do të thotë detyrimisht të nxirë. Tendenca jashtë mode këtë sezon për një fytyrë të bukur janë tonalitetet e ftohta, madje, edhe kur lëkura vetë ka një tonalitet të nxehtë. Pamja që po bën tendencë është imazhi me efekte të buta dhe të ngrohta, lehtësisht i qelibartë dhe tërësisht natyral. Në faqe këshillohet më mirë një krem i butë, për të theksuar edhe më shumë pamjen natyrale. Për ditën, privilegjohen ngjyrat kalimtare, hije të padukshme dhe tonet e kthjellta. Natën mund të ekzagjerohet pak më shumë, duke dhënë më shumë tonet e arta, të argjendta dhe xixa të shkëlqyeshme.

Fytyra
Fytyra


Sytë:

Gjithçka duhet të shkëlqejë. Asnjë linjë drite, pra vetëm harqe. Qepallat mund të qartësohen me një laps të errët, hijet me penel për një formë më të thellë. Ndërsa për hijet tendencë janë ngjyrat drithëruese dhe të gjalla, madje mund të përdoren edhe hije të ndriçuara si stili i viteve '70. OK janë edhe ngjyrat e ftohta dhe toni jargavan, i kuq, i bruztë për të arritur efektet e opalta apo të ngjyrës së qumështit. Për këdo që preferon një shikim intrigues, këshillohet edhe një hije gri perle dhe një rimel i zi.

Sytë
Sytë


Buzët:

Të rejat më të mëdha të make-up-it të këtij sezoni po përqëndrohen te buzët. Pas rikthimit të fuqishëm të së kuqes në periudhën e fundit, tendenca duket se tashmë është drejtuar nga ngjyrat e zbehura, për buzë të çelura dhe më pak të kuqe se ngjyra e tyre natyrale. Me avantazhin se është më e lehtë t'i bësh buzët më të dukshme, duke përdorur lapsin e buzëve. Për të pasur këtë efekt përdorni një tonalitet të një të kuqe të zbehtë, mbi të cilën të mund të përdorësh lapsin për të ngjyrosur buzët.

Buzët
Buzët


Publikuar: 11.06.2008 05:21:37
Lexuar: 450 herė
Fjalėt kyēe: make up, pranveres, sezoni, bukur,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Test pėr veshjen tuaj Test pėr veshjen tuaj
French manicure me tri levizje French manicure me tri levizje
Rrathėt e pėrkryer Rrathėt e pėrkryer
Bėhu e ēmuar Bėhu e ēmuar
Nexhat Behrami fotomodel shqiptar Nexhat Behrami fotomodel shqiptar
Dielli brenda nė shtėpi Dielli brenda nė shtėpi
Aromė qershie Aromė qershie
Dasma: ēfarė po dhe ēfarė jo Dasma: ēfarė po dhe ēfarė jo
Tė vishesh me lėkurė Tė vishesh me lėkurė
Vathė pėr femra Vathė pėr femra
Google Yahoo MSN