E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Vitin e ardhshėm Qeveria synon njė rritje ekonomike
Vitin e ardhshėm Qeveria synon njė rritje ekonomike
Vitin e ardhshėm Qeveria synon njė rritje ekonomike
Qeveria e Kosovės, mė gjithė sfidat mė tė cilat ėshtė duke u pėrballur nė ekonominė e vendit, ėshtė e vendosur qė tė krijojė kushte pėr rritje ekonomike deri 6 %, reformim tė politikave fiskale dhe liberalizim tė tregut, zbatimi i tė cilave pritet tė filloi mė 1 janar 2009. Kėshtu tha sot zv/ministri i ekonomisė Bedri Hamza, nė Forumin e parė tė biznesit nė Kosovėn e pavarur, tė organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovės.

Komuniteti i biznesit kërkoi nga qeveria zbatimin sa më të shpejt të ligjeve tashmë të miratuara, në veçanti në fushën e kontabilitetit dhe auditimit, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në tërheqjen e investitorëve.

Ardiana Bunjaku, kryetare e Shoqatës së kontabilistëve të certifikuar dhe auditorëve të Kosovës, tha se deri më tani shfrytëzimi i dijes, përkatësisht auditorëve dhe kontabilistëve është bërë vetëm për llogarimbajtje, gjë që sipas saj, ka ndikuar në ngecje të zhvillimit, si të bizneseve ashtu edhe ekonomisë së vendit.

“Në ditën e sotme auditori e ka rolin kyç. Nëse një kompani dëshiron të tërheq investitor atëherë auditori është ai i cili i tregon pasqyrat e besueshme financiare ose nëse ju do të merrni kredi atëherë është auditori dhe kontabilisti ata ë cilët e demonstrojnë besueshmërinë e pasqyrave të juaja të cilat i keni dorëzuar”, ka thënë Bunjaku.

Zëvendësministri i ekonomisë Bedri Hamza, pranoi se kushtet në të cilat janë duke vepruar bizneset në Kosovë, janë të vështira dhe jo të favorshme, sidomos sa i për ketë politikave fiskale, por siç tha ai, qeveria është duke bërë përpjekje për reformimin e tyre.

“Qeveria e Kosovës, më gjithë sfidat më të cilat është duke u përballur ekonomia e vendit, do të krijojë kushte për rritje ekonomike deri 6 për qind, reformim të politikave fiskale dhe liberalizim të tregut, zbatimi i të cilave pritet të fillojë më 1 janar 2009” i ka premtuar sot komunitetit të biznesit zëvendësministri i Ekonomisë, Bedri Hamza.

Kryetari i OEK, Besim Beqaj, kërkoi nga Qeveria angazhim më të madh në tejkalimin e barrierave jo tarifore për biznesin kosovare, e që sipas tij kjo mundë të bëhet më vendosjen e reciprocitetit ligjor më vendet të cilat ngritin këto barriera qoftë ato të rajonit apo edhe më gjerë.

“Me barrierat jo tarifore kuptojmë kur në çdo moment, në çdo kufi, për ndërmarrjet tona kanë problem ose të bënë problem për të hy në treg ose të duhen disa teste të shtuara. Ato teste mund të kushtojnë sa krejt vlera e mallit. Ato teste mund t’i marrim me muaj të tërë dhe praktikisht humb sezoni për eksport, apo për plasim të produkteve tona”, ka theksuar Beqaj.

Forumin e parë të biznesit në Kosovën e pavarur më moton “E ardhmja e Kosovës në ekonominë e dijes”, e ka organizuar Oda ekonomike e Kosovës.


Publikuar: 11.06.2008 05:49:31
Lexuar: 123 herė
Fjalėt kyēe: Qeveria, synon, rritje, ekonomike,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
"Dojēe Telekom" brenda dy javėsh do tė blejė aksione nga OTE
Qeveria, 330 milionė euro pėr pėrballje me krizėn financiare Qeveria, 330 milionė euro pėr pėrballje me krizėn financiare
Nafta ra nė 90 dollarė pėr njė fuēi Nafta ra nė 90 dollarė pėr njė fuēi
Jep dorėheqjen ministri i Financave i Bavarisė Jep dorėheqjen ministri i Financave i Bavarisė
Biznes me bilardo Biznes me bilardo
Besimi ripėrsėriti, Maqedonia nuk do tė preket nga kriza Besimi ripėrsėriti, Maqedonia nuk do tė preket nga kriza
Falimenton Falimenton "Tribune Company"
Kroaci, 100 milionė euro ndihmė pėr bankat Kroaci, 100 milionė euro ndihmė pėr bankat
DHL zgjėron biznesin nė Maqedoni DHL zgjėron biznesin nė Maqedoni
U mbajt tryeza U mbajt tryeza "Sfidat pas-statusore tė Kosovės -aspekti ekonomik"
Google Yahoo MSN