Sipas Qeverisė australiane, tė rinjtė tė cilėt dalin nėpėr lokale tė zhurmshme ose ata tė cilėt dėgjojnė muzikė me zė tė lartė nė dėgjuese, mund tė kenė pėr pasojė dėmtimin e pėrhershėm tė dėgjimit.
Sipas këtij njoftimi, dy të tretat e të rinjve australianë kanë një shkallë të caktuar të humbjes së dëgjimit, ndërsa 70% e të rinjve ndërmjet moshave 18 dhe 34 vjet, kanë ushtimë apo zukatje në vesh, që mund të jenë shenja të humbjes së një shkalle të dëgjimit.
Studimi ka treguar se pavarësisht se të rinjtë e dinë se dëgjimi i muzikës me zë të lartë mund tua dëmtojë dëgjimin, prapëseprapë ata vazhdojnë ti ekspozohen zërit të lartë.
Sugjerimi i ekspertëve është që muzika të dëgjohet me intensitet mesatar të zërit dhe kohëzgjatja e saj të jetë deri në një orë brenda ditës, me qëllim që të pengohet dëmtimi i dëgjimit.