Gjendja e vėshtirė ekonomike qė po kalon Shqipėria ėshtė reflektuar kėtė tremujor edhe te sistemi bankar. Sipas raportit mė tė fundit tė bankės sė Shqipėrisė kreditė me probleme janė rritur nė mėnyrė tė ndjeshme.
Tremujori i parë i vitit 2008 shënon rritjen e portofolit të kredive me probleme të sistemit bankar me 25.2 për qind nga 12.2 për qind, që ishte rritja e këtij treguesi për tremujorin e mëparshëm. thuhet në raportin e BSH-së.
Po ashtu treguesi që mat cilësinë e kredive të sistemit (i llogaritur mbi baza bruto dhe që sipas standardeve përfshin kreditë e klasifikuara si nënstandard; të dyshimta dhe të humbura) prezantohet i përkeqësuar në tremujorin e parë të vitit 2008, në nivelin 3.92 për qind nga 3.36 për qind në fundvitin 2007.
Treguesit japin shenja për rritje të mëtejshme të numrit të kredive me probleme.
Bie fitimi i bankave
Përvec rritjes së kredive me probleme kriza ekonomike është reflektuar edhe në uljen e fitimit të bankave. Kështu rezultati neto i sistemit bankar për tremujorin e parë të vitit 2008 raportohet rreth 2,4 milionë lekë ndaj 2,7 milionë lekëve, që ka rezultuar në tremujorin e katërt të vitit 2007.
Kredia në valutë vazhdon rritjen
Gjatë tremujorit të parë kredia në valutë ka njohur një rritje 2 herë më të lartë se ajo në monedhën vendase. Kështu kredia në monedhën vendase u rrit me 3.8 miliardë lekë ose me 4.74 për qind, ndërkohë që kredia në monedhë të huaj shënoi rritje me rreth 17.1 miliardë lekë ose rreth 8 për qind.
Analiza e dinamikës së strukturës të portofolit të kredive konstaton një ritëm më të lartë rritjeje për portofolin e kredive dhënë individëve, me 7.94 për qind kundrejt rritjes së portofolit të kredive dhënë bizneseve, me rreth 6.55 për qind. Ky tremujor prezanton rritjen e kredisë akorduar sektorit publik me 13.3 për qind, në krahasim me tremujorin e mëparshëm.