Investimi nė letra me vlerė mbetet njė nga alternativat e mira pėr tė gjithė ata individė dhe persona tė tjerė juridikė dhe fizikė qė kanė fonde tė lira. Interesat e Bonove tė Thesarit, njė prej formave tė letrave me vlerė tė qeverisė, aktualisht kanė njė interes vjetor prej 8.2 pėr qind duke qenė ndjeshėm mbi interesat e depozitave qė ofrohen nga bankat.
Megjithëse prej vitesh këto letra me vlerë të qeverisë kanë qenë të favorshme edhe për individët, sidomos për ata që kanë në zotërim një sasi fondesh që kalojnë 50 mijë lekë, investimi në to nga ana e individëve mbetet në nivele të ulëta.
Më e leverdishme mbetet që blerja e këtyre letrave me vlerë të realizohet në ankandet e zhvilluara nga ana e Bankës së Shqipërisë (tregu primar), ku pjesëmarrja e individëve është e mundur dhe e gjithë personave të tjerë juridikë dhe fizikë. Sipas rregullores letrat me vlerë që emetohen nga Ministria e Financave mund të blihen nga Banka e Shqipërisë A, bankat e nivelit të dyte, institucione financiare dhe individë etj.
Duke qenë një treg që mbetet ende në një konkurrencë të vogël, interesat që ofrohen për këto investime janë të leverdishme sidomos për ata individë që kanë ndërmend të mbajnë në formë investimesh paratë e tyre. Bonot e thesarit kanë një afat maturimi prej 3, 6 dhe 12 muajsh.
Por këto letra me vlerë veç blerjes në BSH, iu ofrohen individëve edhe në një pjesë të mirë të bankave të nivelit të dytë në të gjithë vendin, në atë që quhet treg sekondar.
Në këtë treg individët dhe subjektet e tjera mund të blejnë bono thesari me afate të ndryshme, por me një interes më të ulët nga ai fillestar, pasi banka që kryhen transaksionin, rrëmben një pjesë të interesit. Një pjesë e bankave të nivelit të dytë realizojnë edhe transaksionin e kundërt, pra blejnë letrat me vlerë nga ana e individëve para afatit të maturimit.
Një formë tjetër investimi janë edhe obligacionet qeveritare që kanë një afat më të gjatë maturimi (2 vjet ose më shumë ). Interesat që ofrohen për këto investime nga ana e Bankës së Shqipërisë që mbetet agjenti i qeverisë në transaksione, mbeten të larta.
Për shkak të mungesës së një infrastrukture të favorshme, pjesëmarrja e indicidëve në blerjen e bonove të thesarit në selinë qendrorë të Bankës së Shqipërisë nuk është shumë e favorshme. Një pjesë e mirë e tyre investojnë fondet e tyre në atë që quhet treg me pakicë, ku bankat e nivelit të dytë i shesin individëve në mënyrë të drejtpërdrejtë këto letra me vlerë.