E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > U hap panairi i bujqėsisė dhe ushqimit
U hap panairi i bujqėsisė dhe ushqimit
U hap panairi i bujqėsisė dhe ushqimit
Qeveria e Kosovės po angazhohet pėr krijimin e politikave fiskale tė cilat do tė lehtėsojnė depėrtimin e prodhimeve tė tyre nė tregun ndėrkombėtar. Kėshtu tha kryeministri i Republikės se Kosovės Hashim Thaēi, me rastin e hapjes sė panairit ndėrkombėtar “ Panairi i Bujqėsisė dhe Ushqimit 2008”,nė tė cilin po marrin pjesė mė shumė se 80 kompani nga Kosova dhe vendet e ndryshme tė rajonit dhe mė gjerė.

Qeveria e Kosovës e ka prioritet rritjen ekonomike e cila
do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e papunësisë, mirëqenies dhe siguron qëndrueshmëri sociale, tha kryeministri Hashim Thaçi .

“Kështu ne do t’i kryejmë të gjitha obligimet të cilat dalin në përputhshmëri më kushtetutën dhe nevojat e agrobiznesit kosovar. Bujqësia është një hallkë shumë e rëndësishme për rritje ekonomike në Kosovë. Ne do të angazhohemi si qeveri për krijim të politikave që lehtësojnë depërtimin e prodhimeve tona në tregun ndërkombëtar, kështu do të nisim procesin për të ndryshuar gjendjen aktuale jo favorizues që e kanë prodhuesit tanë me vendet tjera”, tha Thaçi.

Ndërkaq, ministri i bujqësisë Idriz Vehapi, tha se prodhuesit vendorë dhe ata të rajonit po i promovojnë sot në vendin tonë prodhimet ushqimore dhe pijet e tyre të bindur se sigurimi i ushqimit për vendin dhe rajonin është një sfidë e madhe për mbarë njerëzimin.

“Në edicionin e shtate të këtij panairi ku kanë ekspozuar më radhë prodhimet e tyre bujqësore nga vendi dhe rajoni, po theksoj me këtë rast se sivjet vetëm nga Egjipti janë duke marr pjesë 10 kompani dhe kjo tregon për një aktivitet te ngjeshur që është duke u bërë në rritjen e veprimeve përmbajtsore në përmbushjen e objektivave në shumë sektorë të bujqësisë”, tha Vehapi.

Ndërkaq, kryetari i Aleancës Kosovare të Agrobiznesit Agim Deshishku tha se kjo aleancë, e cila është organizatore e panairit që nga themelimi i saj, ka kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe plasimin e prodhimeve vendore në tregun ndërkombëtar. Pikërisht edhe në këtë vit kemi bërë zgjerimin e pjesëmarrësve në panair nga vendet e ndryshme në mënyrë që të ndikojmë në promovimin e prodhimeve tona.

Hasan Muahamed Halim nga Egjipti thotë se është hera e parë që kompania e tij merr pjesë në një panair në Kosovë dhe se organizimi i panairit i ka lënë përshtypje të mirë. Përveç Egjiptit, në panair po marrin pjesë edhe përfaqësues të vendeve tjera të rajonit si Serbia , Maqedonia Shqipëria dhe Bullgaria. Panairi do të jetë i hapur tri ditë.


Publikuar: 12.06.2008 00:43:39
Lexuar: 93 herė
Fjalėt kyēe: Panairi, bujqėsis, ushqimit,
  


Lajmet e fundit
Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj Drejt euros, nė sajė tė “virtyteve” tė saj
Britaniku deh qenin e mė pas e rrah Britaniku deh qenin e mė pas e rrah
Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen Keita: Nuk jam i interesuar pėr Marseillen



Lajmet te ngajshme
Energjia elektrike shtrejtohet pėr 10 pėr qind Energjia elektrike shtrejtohet pėr 10 pėr qind
Punėsimi mė i madh bėhet nėpėr kompani tė vogla Punėsimi mė i madh bėhet nėpėr kompani tė vogla
Bujqėsia fiton edhe 12 milion euro Bujqėsia fiton edhe 12 milion euro
Ligji pėr energjetikė ėshtė i dėmshėm pėr qytetarėt Ligji pėr energjetikė ėshtė i dėmshėm pėr qytetarėt
SHBA ndihmojnė bankat e kredive nė krizė SHBA ndihmojnė bankat e kredive nė krizė
Rusėt ruajnė 25 miliardė dollarė nėpėr banka zvicerane Rusėt ruajnė 25 miliardė dollarė nėpėr banka zvicerane
Konfliktit tregtar Turqi-Rusi, miliarda dollarė humbje ekonomike Konfliktit tregtar Turqi-Rusi, miliarda dollarė humbje ekonomike
Sėrish ulet ēmimi i naftės Sėrish ulet ēmimi i naftės
Nafta, ēmimi bie nėn 109 dollarė pėr barel Nafta, ēmimi bie nėn 109 dollarė pėr barel
Gazi shtrejtohet pėr 17,6 pėr qind Gazi shtrejtohet pėr 17,6 pėr qind
Google Yahoo MSN