Pavarėsisht progresit global nė fusha tė ndryshme, ėshtė e papranueshme qė kaq shumė fėmijė duhet tė punojnė pėr mbijetesėn e tyre dhe tė familjeve tė tyre. Pėr kėtė vit fokusi i ditės kombėtare kundėr punės sė fėmijėve ėshtė: Edukimi
Pavarësisht progresit global në fusha të ndryshme, është e papranueshme që kaq shumë fëmijë duhet të punojnë për mbijetesën e tyre dhe të familjeve të tyre. Për këtë vit fokusi i ditës kombëtare kundër punës së fëmijëve është: Edukimi përgjigja e duhur për punën e fëmijëve. Për shumë fëmijë, veçanërisht fëmijë të familjeve të varfra në të gjithë botën, e drejta e arsimimit mbetet një koncept abstrakt, shumë larg nga realiteti i përditshëm. Më shumë se 70 milionë fëmijë të shkollës fillore nuk janë të regjistruar në shkollë. Shumë nga këta dhe të tjerë fëmijë, nxënës shkollash, fillojnë të punojnë në një moshë të vogël, shpesh nën moshën minimale të lejuar për punësim. Dhe kur familjes i duhet të bëjë një zgjedhje për të çuar në shkollë 1 djalë apo një vajzë, shpesh kjo e fundit sakrifikohet.
Sfida jonë është të ofrojmë shpresë për të gjithë fëmijët e botës që punojnë duke e bërë të drejtën e tyre një realitet, duke garantuar që ata të kenë edukim dhe trajnim cilësor e cila do ti çojë ata drejt një të ardhmeje pune të përshtatshme. Kjo është thelbësore për të thyer ciklin e fenomenit të punës së fëmijëve dhe varfërisë, sikurse edhe një investim i duhur për individët dhe shoqërinë.
Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara kanë vënë si qëllim arritjen e edukimit elementar dhe eliminimin e pabarazive gjinore në edukim. Arritja e këtyre objektivave gjithashtu do të thotë të zhdukësh fenomenin e punës së fëmijëve.
Në vitet e fundit, një numër vendesh kane lançuar iniciativa të reja që lidhin përpjekjet për zhdukjen e varfërisë dhe zgjatjes së aksesit të fëmijëve në arsimim. Ky përbën një hap të mirëpritur në këtë drejtim.
Gjithsesi, në kontribuojmë gjithashtu për të parë vulnerabilitetin e familjeve ndaj goditjeve ekonomike. Kriza globale e ushqimit kërcënon me presione të mëtejshme që mund të çojnë me shumë fëmijë të braktisin shkollat duke u futur në tregun e punës. HIV/AIDS dhe fatkeqësitë natyrore gjithashtu janë shkaqe që i çojnë shumë fëmijë drejt punës.
Ne duhet ta kemi të qartë që lufta ndaj këtij fenomeni kërkon veprime nga shumë drejtime. Nga perspektiva e ILO-s ajo do të thotë politika punësimi për të siguruar që prindërit të kenë punë për tu siguruar familjeve të tyre një jetë të denjë; mbrojtje sociale që i lejon familjet të përballojnë dhe dalin me sukses nga varfëria dhe krizat; dhe të drejtat në punë që çojnë drejt fuqizimit dhe transformimit: lufta ndaj fenomenit të punës se fëmijëve është pjesë e një axhende të integruar për punë të përshtatshme, por politikat përtej botës së punës duhet të konvergojnë rreth këtij qëllimi.
Në këtë Ditë Kombëtare Kundër Punës së fëmijëve, meqenëse do të fokusohemi në dimensionin e arsimit le të punojmë së bashku për: Edukim për të gjithë fëmijët të paktën deri në moshën minimale të punësimit;
Politika arsimore që përfshijnë fëmijët që punojnë dhe grupe të tjera të përjashtuara; Edukim cilësor dhe trajnim profesional; Edukim për të gjithë fëmijët dhe kushte të përshtatshme pune për të rriturit...
Kam dëshirën tju nxis juve që të ngrini zërin tuaj dhe të reagoni ndaj kësaj lëvizjeje botërore kundër punës së fëmijëve.
Juan Somavia është Drejtor i përgjithshëm i Zyrës së ILO-së. Mesazhi është shkruar në kuadër të 12 qershorit,Ditës Kombëtare Kundër Punës së fëmijëve.
Nga: Juan Somavia
shekulli.com.al