Fabio Capello ka pranuar se ai ėshtė ende fans i Italisė, pavarėsisht se ai ėshtė trajner i njė shteti tjetėr.
Ish-trajneri i disa prej skuadrave më të mira evropiane, Realit, Juves, Romës dhe Milanit, ka folur për fillimin e dobët të Italisë në Kampionatin e Evropian, pas humbjes nga Holanda me rezultat 3-0.
Rezultati është shumë i keq, më i keqi që ka mundur të ndodhë. Kam dëgjuar shumë kritika për skuadrën e përzgjedhur nga Donadoni, madje edhe para ndeshjes.
Unë jam trajner i Anglisë, mirëpo thellë në shpirt ndjehem italian dhe kur i lexoj gazetat më duket sikur thonë se kombëtarja të cilën e dua nuk do të mund të kualifikohet më tutje.
Azzurët krijuan mundësi, por nuk arritën ti shfrytëzojnë, dhe këtu ishte dallimi me holandezët, ka thënë Don Fabio për Rai Uno.