Miroslav Klose e ka lavdėruar bashkėsulmuesin e tij gjerman, Lukas Podolski, duke thėnė se ai ėshtė mė i mirė se superylli portugez, Cristiano Ronaldo.
Nëse gjërat shkojnë ashtu siç planifikojnë dy skuadrat, Gjermania dhe Portugalia do të takohen në gjysmëfinale.
Podolski e ka filluar fushatën e tij evropiane duke shënuar dy golat fitues të Gjermanisë kundër Polonisë.
Ndërsa Klose, i cili ka pranuar se portugezi është shumë i rrezikshëm në sulm, ka pohuar se kontributi të cilin e jep Podolski edhe në mbrojtje e bën lojtar shumë më të vlefshëm se Ronaldo.
Ronaldo është i rëndësishëm në sulm. Ajo çka ka bërë Lukas kundër Polonisë, është diçka më tepër, ai ka qenë edhe mbrojtës edhe sulmues.
Poldi është një shkallë më lartë se aktualisht, ndoshta, lojtari më i mirë në botë, ka thënë sulmuesi i Bayernit.