E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Maqedonia e kapur peng
Maqedonia e kapur peng
Maqedonia e kapur peng
Lufta e sllavo-maqedonasve pėr identitetin kombėtar ėshtė kthyer nė pengesėn mė serioze pėr integrimin e Maqedonisė nė strukturat euroatlantike. Maqedonasit shkuan nė zgjedhje tė parakohshme dhe e zhvilluan mė tej nacionalizmin e tyre, duke mbėshtetur VMRO-DPMNE qė sakrifikoi NATO-n pėr emrin. Mirėpo Greqia nuk ka ndėrmend tė lėshojė lidhur me emrin.

Lufta e sllavo-maqedonasve për identitetin kombëtar është kthyer në pengesën më serioze për integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike. Maqedonasit shkuan në zgjedhje të parakohshme dhe e zhvilluan më tej nacionalizmin e tyre, duke mbështetur VMRO-DPMNE që sakrifikoi NATO-n për emrin. Mirëpo Greqia nuk ka ndërmend të lëshojë lidhur me emrin "Maqedoni" (që sipas grekëve është një pjesë e qenësishme e historisë greke), e për rrjedhojë as të heqë dorë nga përdorimi i vetos për të penguar Maqedoninë drejt integrimit. Rasti i moslejimit të presidentit Cervenkovski për t’u ulur në aeroportin e Athinës me një avion që mbante mbishkrimin “Republika e Maqedonisë”, tregoi se situata veçse mund të radikalizohet.

Ajo që duhet të lëshojë lidhur me emrin është Maqedonia. Përndryshe procesi i saj integrues do të vazhdojë të mbetet peng në Greqi. Maqedonasit duhet të zgjedhin mes integrimit të tyre si qytetarë evropianë, pa identitet kombëtar, siç janë në të vërtetë, ose këmbënguljes deri në fund për identitetin, duke sakrifikuar deri edhe shtetin ekzistues. Statukuoja e krijuar për arsye të emrit nuk mund të vazhdojë gjatë.

Shqiptarët, që zyrtarisht përbëjnë komunitetin e dytë më të madh në vend, zyrtarisht mbi 25 % të popullsisë, nuk janë të interesuar për të sakrifikuar integrimin evropian për hir të identitetit të bashkështetasve të tyre maqedonas. Pse duhet ta vuajnë shqiptarët (bashkë me ta edhe grupet e vogla etnike, turqit, boshnjakët, serbët etj.) këtë vonesë në integrimin e Maqedonisë në NATO për shkak të një emri që nuk ka asnjë lidhje me identitetin e tyre?

Greqia po bën atë që shqiptarët kanë dashur ta bëjnë prej kohësh, por që nuk kanë arritur për arsye të rrethanave gjeopolitike në rajon. Si pa dashje, por gjithsesi për interesat e saj historike, Greqia po e çon Maqedoninë natyrshëm drejt federalizimit. Duke imponuar ndryshimin e emrit, republikës artificiale fqinje, grekët po i thyejnë hundët nacionalizmit sllavo-maqedonas, i cili sjelljen më arrogante e ka demonstruar ndaj shqiptarëve.

Maqedonia akoma nuk i ka të përcaktuara përfundimisht simbolet e saj, për shkak të papërcaktimit qartë të identitetit të shumicës. Akoma nuk dihet se çfarë përfaqëson flamuri ekzistues i Maqedonisë, është flamuri kombëtar i maqedonasve apo flamuri i shtetit të Maqedonisë? Flamuri ekzistues nuk mund të jetë njëkohësisht përfaqësues i të dyjave nëse ky shtet pretendon të mbetet unik.

Pas zgjedhjeve parlamentare, që kaluan nëpërmjet një procesi të kontestuar, situata e brendshme në Maqedoni pritet të përkeqësohet. Rezultati i thelluar i partisë nacionaliste të Gruevskit, e ka dobësuar shumë faktorin shqiptar. Në parlamentin e ri maqedonas shqiptarët nuk do të jenë imponues siç ishin më parë. Cilado parti shqiptare që të shkojë në qeverisje me VMRO-DPMNE & CO, do të jetë vetëm fasadë. Po ashtu, cilido të jetë rezultati zgjedhjeve, pas përsëritjes së tyre, nuk do të njihet nga humbësit e kampit shqiptar.

Realiteti i fundit politik është pasojë e shkarkimit të nacionalizmit maqedonas në faktorin shqiptar, në mënyrë dashakeqe, për ta mbajtur atë të përçarë, për ta përdorur si të dojë në favor të interesave të tij. Në këto rrethana, puna më e mirë që mund të bëjnë shqiptarët do të ishte ta kushtëzonin pjesëmarrjen e tyre në qeveri me plotësimin realizimin e një barazie të plotë shtetformuese e qytetare që shkon përtej marrëveshjes së Ohrit. Me pak fjalë, shqiptarët, nëpërmjet mospjesëmarrjes në qeveri, duhet të imponojnë ose ndërtimin e një shteti unik, ose federalizim të këtij shteti.

Ky qëndrim bëhet adekuat po të kemi parasysh një deklaratë të ministrit të Jashtëm aktual, Milloshovski, një deklaratë fyese kjo, sipas së cilës, VMRO-DPMNE do të marrë në koalicion atë parti që është sjellë më mirë gjatë procesit zgjedhor!... Kjo të kujtonte qëndrimin e një babai që stimulon me karamele fëmijën që është sjellë më mirë në shtëpi! Maqedonasit, pra, e konsiderojnë vetën baballarë, Maqedoninë vendin e tyre, ndërsa shqiptarët vazhdojnë t’i konsiderojnë të pasjellshëm, me të cilët mund të përdoren të gjitha llojet e metodave që përdorin prindërit ndaj fëmijëve. Si mund të bashkëjetohet në mënyrë të barabartë në një shtet të tillë? Përgjigja e shqiptarëve do duhej të ishte: “Nuk i duam karamelet tuaja, hajini vetë!”.

Shqiptarët e Maqedonisë, janë në vendin e tyre,në të drejtën e tyre. Në gjithçka të tyren, por akoma jo në shtetine tyre. Për ta pasur një shtet të tyrin ata duhet të kompaktësojnë qëndrimet politike, jashtë simpative personale, duke ruajtur konfiguracionin politik shumë partiak, ose nëpërmjet një riorganizimi politik tjetër, s’ka rëndësi kjo. Rëndësi ka që shqiptarët të mos mbeten peng i një shteti peng.

Nga: BASHKIM MUÇA



Publikuar: 12.06.2008 01:40:29
Lexuar: 101 herė
Fjalėt kyēe: Lufta, sllavo, maqedone, identitetin, kombetar,
  


Lajmet e fundit
Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7 Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7
Vraponi pėr jetė mė tė gjatė Vraponi pėr jetė mė tė gjatė
Mundet tė pėrmirėsojmė shėndetin? Mundet tė pėrmirėsojmė shėndetin?



Lajmet te ngajshme
Nje pasaporte per nje jete me te mire Nje pasaporte per nje jete me te mire
A ka fytyrė e vėrteta...? A ka fytyrė e vėrteta...?
Raporti me tė kaluarėn dhe procesi i pajtimit nė Ballkan Raporti me tė kaluarėn dhe procesi i pajtimit nė Ballkan
Ku i duhet Rusia Perėndimit? Ku i duhet Rusia Perėndimit?
Kurani; Libri mė i fuqishėm nė botė Kurani; Libri mė i fuqishėm nė botė
Pse ndodh suficiti buxhetor? Pse ndodh suficiti buxhetor?
Njollat e errėta te Ballkanit Njollat e errėta te Ballkanit
Kosova pas 15 qershorit Kosova pas 15 qershorit
Fryma evropiane e shtetit tė Kosovės Fryma evropiane e shtetit tė Kosovės
Mediat dhe politika Mediat dhe politika
Google Yahoo MSN