E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > Historia e bėrthamorit shqiptar
Historia e bėrthamorit shqiptar
Historia e bėrthamorit shqiptar
Agim Minxhozi ėshtė njėri ndėr ekspertėt qė ėshtė marrė herėt nė profesionin e tij me energjinė bėrthamore dhe aplikimet e saj tė mundshme. Fizikant bėrthamor dhe pedagog i vjetėr i shkencave nė fakultetet tona, Minxhozi ėshtė njėri ndėr zėrat mė autoritarė pėr tė hedhur dritė mbi debatin aktual rreth mundėsive konkrete pėr ndėrtimin e njė centrali bėrthamor.

Agim Minxhozi është njëri ndër ekspertët që është marrë herët në profesionin e tij me energjinë bërthamore dhe aplikimet e saj të mundshme. Fizikant bërthamor dhe pedagog i vjetër i shkencave në fakultetet tona, Minxhozi është njëri ndër zërat më autoritarë për të hedhur dritë mbi debatin aktual rreth mundësive konkrete për ndërtimin e një centrali bërthamor. "Të mos i gënjejmë njerëzit, duhen të paktën 15 vjet për të pasur një të tillë", shprehet, duke shtuar "nëse gjithçka shkon mirë". Gjatë viteve ’80 zoti Minxhozi ka qenë gjithashtu njëri ndër pak specialistët që janë përfshirë konkretisht në planet studimore rreth aplikimit konkret të energjisë bërthamore në vendin tonë. Në këtë aktivitet ende të pazbuluar për lexuesin shqiptar, përfshiehn përpjekjet për blerjen e një reaktori bërthamor në Argjentinë. Një histori sa interesante, aq edhe kuptimplotë për zhurmnajën e madhe që shoqëroi deklaratën “optimiste” të kryeministrit rreth centralit bërthamor.

Zoti Minxhozi, ju jeni njeri ndër fizikanët e paktë në Shqipëri që jeni marre që në fillimin e viteve ’80 me çështjen e energjisë bërthamore.

A është e saktë të thuhet se demarshet e para për instalimin e një centrali bërthamor janë bërë nga regjimi komunist?

Mund të thuhet se idea e një centrali bërthamor në Shqipëri nuk është e re, por as edhe e vjetër. Një alternativë e tillë daton që prej viteve ’80, qysh në kohën e regjimit komunist. Porse duhet të saktësoj se në atë kohë ajo nuk eshte shtruar ne menyre eksplicite në fillimin e viteve 80-te. Dhe arsyeja është fare e thjeshte: ishte e pakuptimtë për kohën, në kuptimin e një zgjidhjeje konkrete, për prodhimin e energjisë.

Në ato vite, regjimi, me një vendim plenumi të Komitetit Qendror, mori ne analize zhvillimet ne fiziken berthamore ne vend dhe arriti ne perfundimin se Shqiperia duhet te angazhohej ne ngritjen e nje reaktori eksperimental berthamor. E theksoj, një reaktor eksperimental. Kjo etape eshte e domosdoshme, sepse vetem keshtu mund te krijohej mundesia, qe ne momentin e duhur te lancohej edhe ideja e prodhimit të energjisë nga një central bërthamor. Kjo do te thote se ideja e centralit ishte praktikisht ne axhenden afatgjate.
Këtij komenti i duhet shtuar edhe fakti se regjimi i kohës ishte shume i kujdesshem ne formulimin e ideve te ketij niveli, duke shmangur maksimalisht te bente nje figure te keqe (ne mos qesharake) ne arenen nderkombetare. Eshte fakt i njohur, qe, menjehere, u ndermoren disa hapa fillestare ne zbatim te vendimeve politike te mësipërme.
Kështu, në janar të vitit 1980 u dërguan në Itali, prane nje qendre shume te fuqishme berthamore, dy specialiste te Institutit te Fizikes Berthamore, per t’u njohur me teknologjine e reaktoreve berthamore (S. Koja dhe A. Minxhozi). Paraprakisht edhe ne Kine ishin derguar specialiste per fusha qe lidheshin ne menyre me indirekte me po kete teknologji.

Pra, në sintezë mund të them, në përgjigje të pyetjes suaj, se mund të thuhet pa mëdyshje që në vitet ‘80 regjimi e kishte në vëmendje opsionin e energjisë bërthamore, në aspekt perspektiv.
Duke patur parasysh potencialin njerëzor dhe eksperiencën botërorë, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), u formulua një kërkesë zyrtare e Shqipërisë për të ngritur një reaktor eksperimental në vend.

Të mos harrojmë se, pavarësisht izolimit të përgjithshëm të vendit, shkenca bërthamore në Shqiperi, ka qene shume më në kontakt me zhvillimet botërore dhe sidomos me IAEA, ku ndërthureshin jo vetem aspektet teknike por edhe ato politike e juridike, te cilat respektoheshin rigorozisht edhe nga pala jonë.
Kaq e motivuar dhe e mbështetur u paraqit kërkesa e shtetit shqiptar, saqë edhe financimi i projektit u garantua nga PNUD me rreth 4 milion dollarë (IAEA, sipas statutit të saj, nuk mund të financonte ndertime reaktoresh. Ajo vetëm mund të mbështeste aktivitete bërthamore për qëllime paqësore). Për këtë arsye IAEA mori përsipër të mbështeste ndërtimin e laboratorëve të prodhimit të radioizotopeve, si një nënprodukt i reaktorit dhe të disa teknikave të tjera, në përmasat e disa milion dollarëve.

Megjithatë, ne akoma po flasim për reaktor dhe jo për central bërthamor. Ku qëndron dallimi?

Në fakt reaktori është një central në miniaturë, pra është si një farë centrali pilot.
Edhe në reaktor vendosen shufrat e pasuruara të uranit dhe zhvillohet reaksioni i famshëm zinxhir, ku prodhohet energji berthamore. Por përmasat e tij janë aq të vogla, saqë nuk paraqesin rrezikshmëri në rast avarish dhe njëkohesisht lejojnë përgatitjen e personelit për të kaluar në fazën industriale të prodhimit të energjise bërthamore, pra ne fazën e centralit bërthamor.

Ne e kishim shumë të qartë se kjo ishte e vetmja rrugë e mundshme për t’iu përqasur alternativës së energjisë bërthamore në një të ardhme, që në atë kohë llogaritej rreth 15 vjet pas vënies në funksionim të reaktorit. Në të gjitha keto hapa dhe parashikime ne punonim nen mbikqyrjen dhe ekspertizen teresore te IAEA, kështu që edhe mangësitë tona profesionale nuk kishin impakt në ecurinë themelore të projektit.
Duke e përmbledhur, mund të them pa mëdyshje se regjimi komunist e kishte në vëmendje alternativën bërthamore dhe kishte ndërmend ta zhvillonte jo duke u mbështetur në forcat e veta, siç rëndom thuhej në atë kohë, por vetem sipas nje kuadri normash dhe rregullash ndërkombëtare, që mishëroheshin në bashkepunimin absolut me IAEA. Çdo hamendje tjetër se gjoja prapa kesaj nisme fshihej ndonjë ambicje për armë bërthamore, është nje përrallë me mbret, sepse nuk kishte se kush ta realizonte.

Këtu duhet thënë qarte dhe perfundimisht: centrali bërthamor nuk është një fabrikë qumështi, që blihet diku dhe me disa baxhoxhinj shqiptare mund të prodhosh produkte për në treg.
Vënia në funksionim dhe mbajtja në punë e një centrali bërthamor eshte nje problem tejet kompleks, me implikime nderkombetare dhe qe i nenshtrohet nje inspektimi te detyrueshëm të organizmit boteror IAEA në cdo veprim. Ndërtimi i reaktorit nënkuptonte kështu mundësimin e personelit shqiptar per te perfituar eksperiencen e nevojshme, nëse qeveria shqiptare në një moment të përshtatshëm do të hapte lojën e prodhimit të energjisë bërthamore.

Cili ka qenë qëndrimi amerikan dhe sovjetik i kohës për këto lëvizje të Tiranës në fushën e bërthamorit?

Të dy superfuqitë ishin në dijeni të plotë të projektit tonë dhe meqenëse IAEA është praktikisht një agjenci nën "komandën e tyre", mund të thuhet pa medyshje, se e kishin miratuar atë në mënyrë indirekte.

Si vijuan përpjekjet tuaja për reaktorin bërthamor?

Reaktori bërthamor që planifikuam të marrim, kishte nevojë për uran të pasuruar, i cili në dallim nga tërë produktet e tjera të disponueshme sot në botë, nuk mund të blihet e shitet lirshëm në tregun botëror. Në atë kohë, të tillë material posedonin vetë SHBA, Anglia Franca, Gjermania dhe Argjentina. Për shkak të konjukturës politike dhe pozicionimit të vendit tonë në skenën politike, ne mund ta merrnim uranin e pasuruar vetë nga Kina dhe Argjentina. Ekspertët e IAEA sugjeruan se varianti më i pranuar për Shqipërinë ishte ai argjentinas. Kuptohet se dy superfuqitë ishin dakord me këtë opsion. Ndërkohë kishte ndodhur edhe aksidenti i Çernobilit më 1987, por ky fakt nuk e ndërpreu projektin tonë.

Në këto kushte organizohet në pranverën e vitit 1990 edhe nje tur njohes shkencor ne Argjentine nga tre specialistë shqiptarë, ku pata rastin të marr pjesë edhe unë. Na u ofrua mundesia të njihemi nga afër me aftësinë dhe potencialin e Argjentinës per te na ofruar një reaktor sipas kerkesave tona dhe të IAEA. Grupi ynë vizitoi shumicën e impianteve argjentinase në Buenos Aires dhe në qytetin verior të Bariloches. Patëm rastin të bindemi për aftësinë e plotë të pales argjentinase për të na ofruar një reaktor me vlerë diku tek 4-4.5 milion dollarët dhe me një fuqi prej rreth 250 kilovatësh. Pra, siç shihet, një aparaturë me përmasa simbolike dhe tejet të kufizuara, për qëllime studimore.

Ndërkohë, në paralel, në vend u krjuan disa grupe pune për të trajtuar probleme të vecanta të ndërtimit dhe përdorimit të reaktorit të ardhshëm. U bë caktimi i vendit te ndërtimit (mjediset e Institutit të Fizikës Bërthamore në Tiranë, e jo në qendër të kryeqytetit, siç dëgjojmë disa legjenda urbane sot), u bë studimi i plote gjeologjik dhe sizmik. Raporti i plotë u miratua nga IAEA në Vienë. Një grup i Institutit te Projektimeve Nr.1 ne Tirane punoi intensivisht me ekspertët e IAEA për projektin ndërtimor, deri në detaje.
Më pas IAEA dergoi ne vendin tone nje grup shume te kualifikuar ekspertesh hungareze, të cilët bënë një trajnim disamujor të një numri shumë të madh specialistësh shqiptare për mbajtjen në funksionim të një reaktori të përmasave tona dhe të përdorimit të tij edhe për qëllime prodhimi (jo energjie).

Ne perfundim te vizites studimore ne Argjentine, u duk se problemi po mbyllej pozitivisht dhe se nuk dukeshin me pengesa per te filluar konkretizimin e projektit ne terren.
Kemi arritur keshtu ne vitin 1989. Papritmas, zoti Alia, ndofta në pranverë të atij viti, deklaron se nuk ka pengesa që Shqipëria të rivendosë marrëdhënie diplomatike me SHBA dhe BS. Menjëherë fillojnë lëvizjet. Gjatë kthimit tonë nga Argjentina, ftohemi në Vienë, ku na njoftohet se era e re politike e përjashton tashmë variantin argjentinas dhe se duhet marrë në konsideratë nje variant amerikan reaktori.

Megjithëse kontaktet tona nuk ishin direkte, pala amerikane ofron një reaktor TRIGA dhe San Diego konsiderohet vendi ku do të bëhej trajnimi i nevojshëm i specialisteve ahqiptare. Amerikanët bënë edhe lëshime të tjera, sidomos në aspektin financiar.

Ndryshimet e ndodhura gjatë vitit 1990, të kurorëzuara me vendosjen e pluralizmit në Shqiperi, e vendosën problemin e reaktorit në një dritë te re. Muajt pasaardhës të vitit 1991 dhe ndryshimet e shpejta të qeverive vështirësuan së tepermi vendimmarrjen për reaktorin.
Ne kulmin e shumë krizave që po kalonte vendi ynë, qeveria Meksi ndërhyri prane PNUD-it (ose i thane të nderhynte) dhe mori më pas vendimin që ky projekt të ndërpritej. Mbaj mend se në takimin me Drejtorin e atëhershëm të PNUD-t në Tiranë kemi zhvilluar një bisedë jo fort miqësore. Ai e motivonte anullimin e projektit me argumentin se Shqiperia ka nevojë për mish dhe këpucë, e jo për reaktor nuklear. Ne nga ana jone e pyetëm se në cilin nen të Statutit te PNUD-it thuhet se kontribuohet per zhvillimin e vendit, duke e furnizuar këtë të fundit me mish dhe kepuce te asaj cilesie, qe tani na vjen turp t’i kujtojme. Megjithate, ne vitin 1992 projekti u mbyll, me firme te ish-Kryetarit te Komitetit te Shkences dhe Teknikës të asaj kohe Maksim Konomi.

Megjithatë, IAEA tentoi që të shpëtonte atë pjesë të projektit që mund të realizohej edhe pa reaktorin. Këtë e dëshmojnë shumë projekte që agjensia i financoi më vonë në Shqipëri per perdorimin e teknologjive berthamore, natyrisht jo te lidhura me energjetiken berthamore.

Çfarë solli ndërprerja e projektit të reaktorit?

Mund të them se lamë ne mes te rruges nje pune te cmuar dhe nuk hipem ne nje tren per te cilin kishim prere edhe biletën, në mos në klasin e parë, të paktën në të dytin.
Humbëm një eksperiencë njerëzore te pacmuar, te cilen nuk mund ta grumbullojme më. Megjithatë e kam të vështirë të afirmoj se sot, nëse do ta kishim vazhduar projektin, ne do të kishim centralin tonë bërthamor.

Në këtë aspekt, si duhet vlerësuar sipas jush idea e hedhur sot?
Dikur një prift për pak e vranë përse nuk i ra këmbanës kur në fshat hynë trupat fituese. I shkreti, pasi përmendi nja njëqind arsye, tha se më kryesorja ishte se mungonte këmbana. Ne po jetojmë një situatë akoma më komike, me punën e centralit bërthamor. Ne nuk kemi jo vetëm këmbanë, por as prift, e megjithatë mbushim faqet e gazetave dhe ekranet televizive me diskutime boshe.

Për të ardhur tek pyetja juaj, ideja për centralin bërthamor duhet të jetë më e qarte. Duhet te pranojme se kemi humbur 17 vjet kohë të çmuar. Ndofta ka argumenta qe e përligjin këtë humbje dhe është mirë që ato të behen publike nga qeveria. Në fazën aktuale mendoj se duhet të tregohen hapat e parashikuar per te arritur ne alternativen bërthamore. Çfarëdo që të thuhet, shqiptarët duhet ta dinë mire diçka: central bërthamor në Shqipëri nuk mund te kete para 15-20 vjeteve. Ata specialiste qe leshojne deklarata më afatshkurtra, duhet të jenë më të kujdessshëm. Nuk kemi pse ta gënjejmë këtë popull, por edhe klasën e tij politike me premtime jorealiste.

Gjithashtu besoj se duhet t’u themi "mjaf" edhe disa pseudoekologjistëve qe po na merzisin perdite, vetem duke kundershtuar gjithçka dhe pa patur ne koke asnje alternative për daljen nga kriza energjitike.

Jam shkencërisht i bindur se njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga centrali berthamor. Ai nuk do të instalohet nesër në Shqiperi. Edhe sikur një central i gatshëm te vijë neser ne Durres falas, të jeni të sigurtë se OKB apo organizma të tjera do të jenë të gatshme te dergojnë trupat shumekombeshe per ta kthyer mbrapsht. Në situatën që ndodhemi, centrali bërthamor është thjesht një luks që një vend si Shqipëri, nuk mund t’ia lejojë vetes.

Sidoqoftë duhet të fillojmë me shpresën se do të vijë ajo ditë që një central bërthamor të jetë i mirëpritur si një zgjidhje për ne, si për opinionin tonë publik, ashtu edhe për bashkësinë ndërkombëtare. Në këtë aspekt e mbështes idenë e Kryeministrit, jo si parrullë për të sfumuar problemin e mprehtë energjitik, por si një reflektim serioz ndaj një realiteti të pashmangshëm. Si një qytetar me një kulturë specifike profesionale dhe me një aftësi normale të të kuptuarit të gjërave, realisht ndjehem i fyer kur po i jepet kaq publicitet teorive foshnjarake pro dhe kundër tezës berthamore.

Të lançosh idenë se Shqiperia nuk ka asnjë arsye ta perjashtoje nga strategjia e saj afatgjatë zhvillimore opsionin e energjise bërthamore, është nga gjerat me elementare të arsyeshme. Në fakt kemi të bëjmë me një ide që është vënë në jetë prej dekadash në shumë vende të botës.

Para se të fillojmë të sajojme debate parlamentare dhe intervista televizive me "injorante bërthamorë", le të ulemi dhe te mendojmë. Shqipëria nuk mbaron me ne, në të do të jetojnë edhe fëmijët, nipërit dhe stërnipërit tanë. Le të behemi aq te urte dhe pak zemergjerë, të mendojme edhe per ta.

Nga: Skënder Minxhozi


Publikuar: 12.06.2008 02:17:27
Lexuar: 170 herė
Fjalėt kyēe: Agim, Minxhozi, ekspertet, ndertimin, centrali, berthamor,
  


Lajmet e fundit
Shqiptarė pėr interes Shqiptarė pėr interes
Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7 Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7
Vraponi pėr jetė mė tė gjatė Vraponi pėr jetė mė tė gjatė



Lajmet te ngajshme
Poeti qė recitonte nė sallėn e gjyqit , vargjet pėr Poeti qė recitonte nė sallėn e gjyqit , vargjet pėr "Atdheun Lakuriq"
Rilindja Kombėtare – njė epokė e re historike Rilindja Kombėtare – njė epokė e re historike
Njė homazh qytetar pėr Entelėn Njė homazh qytetar pėr Entelėn
Viktor Emanueli III, Perandori qe vizitoi qytetin e gurte Viktor Emanueli III, Perandori qe vizitoi qytetin e gurte
Kur Kur "Kreshnikėt" luftonin...pėr kullotat
Domosdoja e rivlerėsimit tė tė dhėnave dhe dėshmive historike tė periudhės sė viteve 1945-1950 Domosdoja e rivlerėsimit tė tė dhėnave dhe dėshmive historike tė periudhės sė viteve 1945-1950
Arjan Puro: Si mė ndanė rojet nga trupi i babait tim Arjan Puro: Si mė ndanė rojet nga trupi i babait tim
Qyteti i ngritur mbi nje krim Qyteti i ngritur mbi nje krim
Terrori psikologjik mbi popullin, metodat kineze pėr “bindjen” Terrori psikologjik mbi popullin, metodat kineze pėr “bindjen”
Fiset gjermanike Fiset gjermanike
Google Yahoo MSN