E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > "Zėri i saj s'mė shqitet nga mendja"
"Zėri i saj s'mė shqitet nga mendja"
Mė 19 qershor shtėpia botuese "Picador" hedh nė qarkullim romanin "Ēfarė bėn ajo kėtu? Historia e njė refugjateje". Rrėfimit tė Kate Clanchy-it e pėrditshmja britanike "The Guradian" i jepte mjaft hapėsirė. Shkrimtarja ka thėnė se kjo vepėr ngre pyetje tė vėshtira edhe pėr kulturat, atė ardhėse – nga emigrantėt – dhe pritėse.

Clanchy ka hequr shumë për ta ruajtur anonimatin e Antigonës e cila tani është deportuar në një “qytet evropian” siç thotë Clanchy. Ky ishte një vendimi i asaj dhe jo i Antigonës, për ta ruajtur gruan nga paragjykimet dhe problemet e mundshme me komunitetin shqiptar.

Historia nuk ka ndodhur në Londër ku ngjarjet janë vendosur por në qytetin ku Clanchy jeton.

“E kam menduar gjatë nëse ishte gjë e mirë ta botoja këtë libër apo jo. Por mendoj se ajo duhet të njihet, se duhej treguar në një libër. Në fund të fundit përse vlen letërsia? Duhet të vlejë për të hequr barrierat, për t’u bërë zëri i njerëzve.”, thotë shkrimtarja. “Edhe pse ajo është edhe më inteligjente se unë, dhe nuk ka mundur të ketë gjithçka që unë kam pasur, unë isha e aftë që ta punësoj dhe të shkruaj një libër për të.”

Antigona kishte ardhur në Londër pas marsit të vitit 1999. Shtëpia e saj ishte sulmuar nga serbët. Ajo vetë ishte kërcënuar derisa bashkë me fëmijët mori arratinë nëpër pyll, kaloi rreziqe të papërfytyrueshme dhe përfundoi në Londër. Clanchy e takoi në rrugë dhe pasi biseduan gjatë i ofroi një punë. Clanchy vjen nga klasa e mesme, është shkolluar në Oksbrixh, është poete që ka fituar shumë çmime dhe është martuar me një akademik. Kurse Antigona është malësore nga Kosova, një refugjate vetëm me tri klasë shkollë që e kishin detyruar të martohej me burrin e saj të dhunshëm sepse ai e kishte përdhunuar.

Kështu pra, Antigona i kishte ikur jo vetëm luftës po edhe një kulture shtypëse, kulturës së kanuneve të Lekë Dukagjinit. “Nuk më shqitet nga mendja zëri i saj. Ajo më ka bërë të mendoj për kaq shumë gjëra”, thotë Kate Clanchy. Tek ajo ka lënë gjurmi rrëfimi i Antigonës dhe për konceptin e turpit i cili shtrihet edhe në anën e Clanchy-t. “Një nga gjërat qendrore në libër, është të menduarit: “Çfarë po bëj, po paguaj dikë për punët e shtëpisë? Cili është çmimi i lirisë sime? Kjo është një nga gjërat që Antigona më bëri të mendoj.”

Tani Clanchy ka një pastruese të re, një shqiptare, edhe pse ajo nuk është si Antigona. Kjo grua pranoi që historia e saj të dalë mbi faqen e dheut. Kjo e ka një arsye që e thënë ndryshe me vetë fjalët e saj, është kjo: “Pas meje, në këtë vend ka me mijëra gra që bëjnë një jetë m....Askush nuk i kupton jetët e tyre këtu. S’mund të shkojnë askund. Duhet dikush që ta thyejë akullin i pari.”



Publikuar: 12.06.2008 03:17:55
Lexuar: 103 herė
Fjalėt kyēe: Zėri, saj, shqitet, mendja,
  


Lajmet e fundit
Shqiptarė pėr interes Shqiptarė pėr interes
Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7 Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7
Vraponi pėr jetė mė tė gjatė Vraponi pėr jetė mė tė gjatė



Lajmet te ngajshme
Historia e vėrtetė nė vendin e shqiponjave Historia e vėrtetė nė vendin e shqiponjave
Publikohen emrat e 2073 dėshmorėve tė kombit Publikohen emrat e 2073 dėshmorėve tė kombit
Danilo Zeka prek majat e suksesit nė Greqi Danilo Zeka prek majat e suksesit nė Greqi
Shpėton Thesari i Apolonisė Shpėton Thesari i Apolonisė
Ēabej, im at Ēabej, im at
Kodra e Paleokastrės, nė shtator nisin gėrmimet arkeologjike Kodra e Paleokastrės, nė shtator nisin gėrmimet arkeologjike
Zamira Kita lot nė “Vellon e bardhė” Zamira Kita lot nė “Vellon e bardhė”
Vivaldi total Vivaldi total
Zeri i Moisiut zbret ne Shqiperi Zeri i Moisiut zbret ne Shqiperi
Falsifikimi i vitit 1943 Falsifikimi i vitit 1943
Google Yahoo MSN