Asus ka vendosur qė tė ofrojė edhe tė tjerė kompjuterė me emrin ultra tė popullarizuar tė Eee PCsė. Kėshtu nė ofertėn e kėtij prodhuesit tajvanez sė shpejti do tė gjenden Eee desktopėt E-DT, monitorėt E-Monitor dhe televizorėt E-TV.
Karakteristikë kryesore e këtyre aparateve do të jetë çmimi i ulët. Versioni i parë i EDT (desktopEee) do të jetë i bazuar në Celeronin e Intelit, ndërsa më vonë do të kalohet në platformën Shelton me procesorët Diamondville dhe çipsetin 945GC.
Pritet që desktopi (pa monitor) të ketë çmim prej 200 deri 300 dollarë, ndërsa do të jetë në disponim gjatë prillit ose majit. Ajo që befason është fakti që EMonitori do të jetë nл të vërtetë kompjuter all-in-one siç është iMac apo XPS One i Dell.
Kompjuteri I bazuar në platformën Shelton të Intelit do të vendoset Brenda shtëpizës së monitorit me diagonale 19 ose 21 inç, ndërsa do të duhej të kishte edhe TV tuner.
EMonitori pritet të ketë çmim prej 500 dollarësh, ndërsa do të jetë në disponim prej shtatorit. Sa i përket E-TV-së, bëhet fjalë për LCD televizorët me diagonale më TV madhe se 42 inç me funksionalitetin e PC-së Linuxoide duke pasur parasysh se në të do të integrohet Linuxi, i cili liferohet me Eee PC.
E-TV pritet të kushtojë rreth 200 dollarë më shumë se LCD televizorët konkurrentë me diagonale të ngjashme.
Asus nuk do të integrojë touchscreen në EeePC, sepse hulumtimet e tregut kanë treguar se për blerësit në shumicën e rasteve ekrani i ndjeshëm në prekje nuk është i rëndësishëm kështu që Asus nuk e ka në plan ta integrojë touchscreenin në ndonjërin prej versioneve të ardhshme të EeePCsë.