E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > BB: Tarifat e telefonisė, 3-herė mė lartė se Evropa
BB: Tarifat e telefonisė, 3-herė mė lartė se Evropa
BB: Tarifat e telefonisė, 3-herė mė lartė se Evropa
Banka Botėrore i bėn thirrje Shqipėrisė dhe vendeve tė tjera tė Ballkanit Perėndimor tė ulin tarifat pėr shėrbimet e telekomunikacionit. "Ēmimet e telefonisė nė Shqipėri dhe nė vendet e tjera tė Ballkanit Perėndimor janė tre herė mė tė larta se nė Evropė".

Çmimet janë tre herë më të larta jo vetëm për thirrjet që bëhen nga Shqipëria drejt vendeve të tjera apo brenda vendit, por edhe për telefonatat që vijnë nga jashtë. Një fakt i tillë sipas raportit është më se i dukshëm. “ Nëse merret si shembull një telefonata nga Anglia drejt vendeve të BE-së, ajo është 3 herë më e lirë se një telefonatë po nga Anglia në drejtim të vendeve të Shqipërisë apo të vendeve të tjera të BE-së. “Ulja e kostove të tilla mund të jetë shumë e madhe, duke u bazuar në një analizë të infrastrukturës e prodhueshmërisë së vendeve në Evropë dhe në Azinë Qendrore”. Gjithashtu Banka Botërore bën thirrje për përmirësimin e infrastrukturës së Telekomit e cila do të ndihmojë në integrimin rajonal, si dhe do të ndihmojë bizneset të përballojnë pjesërisht rënien ekonomike në pjesën më të madhe të vendeve të vogla. Raporti i Bankës Botërore i renditet sektorët e telekomunikaciont dhe atë të energjisë si nga më të rëndësishmit në zhvillimin e biznesit në Shqipëri. Tregu i Telekomunikacionit dhe ai i Energjisë llogariten në rreth 1 miliardë euro, duke qenë së bashku një nga pjesët më të rëndësishme të ekonomisë së vendit.

Qeveria e dështuar në rregullim

Këto tregje sipas raportit të BB duhet që të jenë të rregulluara, pra qeveria të orientojë çmimet drejt kostos. Por përveç se ka një kuadër rregullator të mangët në këtë drejtim, raporti sqaron se qeverive të vendeve të Evropës Juglindore, ku përfshihet edhe Shqipëria i mungon vullneti për të ndryshuar këtë situatë. Një nga pikat e tjera, që sipas stusimit të BB është tepër e dukshme në tregun e telefonisë, është mungesa e konkurrencës. Sipas stusimit të realizuar nga BB tregu në Shqipëri, Maqedoni dhe Bosnje-Hercegovina paraqet mundësi të mëdha për uljen e ndjeshme të tarifave. “Nëse do të kishte një konkurrencë midis kompanive apo të ndërmerrej një orientim i tarifave drejt kostove atëherë përfitimet që mund të arriheshin në uljen e pagesave për konsumatorët do të ishin të mëdha”, - thuhet në raport.

Energjia dhe telekomunikacioni, pengesë për integrimin

Mungesa e energjisë elektrike për periudha të gjatë dhe kostot e mëdha që mbart sektori i telekomunikacionit, vlerësohen nga BB si pengesa serioze në integrimin e vendit dhe në arritjen e standardeve. Shqipëria mbetet një nga vendet më problematike në të dy këto sektorë të rëndësishëm të infrastrukturës, thekson raporti. Specialistët e BB bëjnë të ditur se energjia elektrike ka shkurtuar për vite me radhë rritjen ekonomike, duke u bërë një nga pengesat kryesorë të vendit në procesin e integrimit.

Banka Botërore sjell si shembull Shqipërinë ku kufizimet e energjisë- shkruan raporti- janë një problem mjaft shqetësues për investitorët. “Përvoja e viteve të fundit në Shqipëri kanë treguar se kufizimet e energjisë mund të kenë një ndikim të madh në rritjen e GDP-së . Si pasojë kufizimet e energjisë mund të kenë ndikim të madh si në investimet kombëtare, ashtu dhe tek investimet ndërkombëtare”, vazhdon raporti.



Publikuar: 12.06.2008 04:12:58
Lexuar: 107 herė
Fjalėt kyēe: Banka, Botėrore, ulin, tarifat, telefonisė,
  


Lajmet e fundit
Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7 Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7
Vraponi pėr jetė mė tė gjatė Vraponi pėr jetė mė tė gjatė
Mundet tė pėrmirėsojmė shėndetin? Mundet tė pėrmirėsojmė shėndetin?



Lajmet te ngajshme
Islanda me hapa radikale pėr dalje nga kriza financiare Islanda me hapa radikale pėr dalje nga kriza financiare
Ruli: Interesi ekonomik ėshtė i ndėrsjellė Ruli: Interesi ekonomik ėshtė i ndėrsjellė
Shqipėria kėrkon tė bėhet prodhues i madh i energjisė sė erės Shqipėria kėrkon tė bėhet prodhues i madh i energjisė sė erės
Silmak fikė furrat, 200 tė punėsuar nė pushim tė detyrueshėm Silmak fikė furrat, 200 tė punėsuar nė pushim tė detyrueshėm
Biznesi do njė treg pėr konsumatorėt e Shqipėrisė dhe Kosovės Biznesi do njė treg pėr konsumatorėt e Shqipėrisė dhe Kosovės
Turizmi sjell 3 miliardė euro, nė 4 vite Turizmi sjell 3 miliardė euro, nė 4 vite
Katėr kompani tė huaja pėr koncesionim tė aeroporteve Katėr kompani tė huaja pėr koncesionim tė aeroporteve
Deficiti tregtar pėr nėntė muaj tejkaloi 2,2 miliardė dollarė Deficiti tregtar pėr nėntė muaj tejkaloi 2,2 miliardė dollarė
Banka-depozita, 80% e depozitave nga qytetaret Banka-depozita, 80% e depozitave nga qytetaret
BQK stimulon kompanitė e sigurimeve tė mos i paguajnė dėmet BQK stimulon kompanitė e sigurimeve tė mos i paguajnė dėmet
Google Yahoo MSN