E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Studimi,pėrse vetėvriten shqiptarėt
Studimi,pėrse vetėvriten shqiptarėt
Studimi,pėrse vetėvriten shqiptarėt
Poeti Apolineri, i ndikuar nga miku i tij Faik Konica, i konsideronte shqiptarėt, edhe pse tė pashėm, fisnikė, me kurajė, me prirje pėr t’u vetėvrarė. Mirėpo nuk ndan tė njėjtin mendim njė nga studiuesit e ditėve tė sotme. Sipas studimit mė tė fundit pėr vetėvrasjen, tė bėrė nga dr. Sofokli Duka, rezulton se nė Shqipėri nuk kanė ekzistuar rite tė vetėvrasjes ashtu sikundėr ka ndodhur nė botė, me pėrjashtim tė vetėvrasjeve heroike pėr tė mos rėnė nė duart e armikut.

Renditja

Sipas Dukës, deri në vitin 1990 Shqipëria renditej ndër vendet me numrin më të vogël të vetëvrasjeve në botë. Duke mos përjashtuar rastin se në atë kohë vetëvrasjet nuk publikoheshin dhe merreshin vesh vetëm nga një rreth i ngushtë njerëzish. Mirëpo pas këtyre viteve, numri i këtij akti filloi të rritej në mënyrë graduale, deri në vitin 1997, por pa u bërë ende një problem shqetësues për shoqërinë. Deri në atë periudhë ekzistonin ende elemente të organizimit, ndërgjegjes dhe strukturave të trashëguara nga sistemi i kaluar. Shtimi i vetëvrasjeve erdhi si një dukuri e hapjes së menjëhershme të shoqërisë shqiptare drejt horizonteve të panjohura. Në kushtet e reja që u krijuan, individi e kishte të vështirë të përshtatej me mungesën e mbrojtjes nga shteti, me papunësinë, me borxhet, me intensitetin e lartë të jetës. Nga ana tjetër, individi nuk mund të ambientohej lehtë edhe me raportet mes tij dhe familjes, grupit dhe shoqërisë, ku vendin parësor nuk e zinte më vlera njerëzore, por raporti ekonomiko-shoqëror. Të gjitha këto, si dhe problemet sociale te njerëzit që nuk mund t’i përballojnë dot këto situata, sjellin stresin dhe depresionin.

Pas ’97-s

Pas vitit 1997, si pasojë e tragjedive që u krijuan nga humbja e parave në firmat piramidale, e cila shkoi deri në revoltë, u shkaktuan probleme serioze për shëndetin e shumë njerëzve. U krijuan trauma njerëzore, gjendje dhe situata stresonte si dhe fenomene të tjera që favorizonin fenomenin e vetëvrasjes. Sipas studiuesit Duka, është interesant fakti se vetëvrasjet në vitet 1988-2000 nuk shënuan ndonjë rritje të madhe në krahasim me vitin 1966. Në vitet në vazhdim vetëvrasjet në vendin tonë erdhën duke u shtuar, duke arritur kulmin në vitin 2005, me 202 raste. Studiuesi në libër shpjegon se këto shifra, edhe pse janë zyrtare, sërish nuk merren për shumë të sakta, pasi ekzistojnë një sërë arsyesh që i fshehin rastet e vetëvrasjeve. Por edhe pse shifrat zyrtare të vetëvrasjeve janë më pak se ato reale, përsëri ato konsiderohen alarmante dhe mjaft të larta. Sipas Dukës, shkalla e vetëvrasjeve, në raport me popullsinë, e rendit Shqipërinë ndër vendet ku ky fenomen është problematik. Shkalla e vetëvrasjeve është një nocion botëror, që përdoret në studimin këtij fenomeni.

Rastet kur fshihen vetëvrasjet, sipas studiuesit Sofokli Duka

1. Mjaft vetëvrasje ndodhin për shkak të sëmundjeve të pashërueshme dhe të degraduara, jashtë asistencës spitalore. Nga familjarët nuk raportohen si vetëvrasje, por si vdekje nga sëmundjet e pashërueshme.

2. Shumë vetëvrasje të kryera nga të moshuarit, për arsye njerëzore nuk raportohen si vetëvrasje, por si vdekje nga pleqëria. Këtu mund të shtojmë edhe rastet e prerjes me vullnet të lirë të medikamenteve apo të ushqimit. Praktikisht këto lloj vdekjesh plotësojnë të gjitha kushtet për t’u konsideruar si vetëvrasje, pavarësisht nga mosha e viktimës.

3. Mjaft persona të zhdukur, të larguar për arsye të ndryshme dhe me vullnetin e tyre nga familja, kur gjenden të mbytur nga lartësitë, apo edhe të vdekur pa shenja vetëvrasje, nuk mund të përcaktohen ekzakt nëse e kanë kryer këtë akt apo kanë pësuar vdekje aksidentale.

4. Mjaft vetëvrasje të zakonshme nga familjarët simulohen si vetëvrasje nga pakujdesia, apo vdekje aksidentale, duke krijuar prova dhe alibi. Për disa vdekje të shkaktuara nga fostoksina, sidomos në radhët e të rejave, prindërit kanë këmbëngulur se ato e kanë pirë helmin pa dashje. Gati të gjithë të vetëhelmuarit e kanë gjetur vdekjen në prezencë të mjekut.

5. Për vetëvrasjet e emigrantëve shqiptarë, rezidentë të përkohshëm apo të përhershëm jashtë shtetit, mungojnë statistikat, megjithëse sipas shtypit dhe informacioneve vetjake, edhe në radhët e tyre ndodhin shpesh vetëvrasje.

Harta e vetëvrasjeve në Shqipëri

Studimi më i fundit për fenomenin e vetëvrasjes ka përcaktuar qytetet ku ndodh më shpesh ky akt, grupmosha më e prekur, metodat dhe oraret që përzgjedh kjo kategori personazh. Studiuesi Sofokli Duka, në librin e tij “Vetëvrasja-motivet për jetuar” ka risjellë shifra që u përkasin të gjitha zonave të vendit. Më poshtëë janë të renditura një sërë të dhënash, duke e parë vetëvrasjen sipas pikëpamjeve të ndryshme. Kjo është pasqyruar edhe në tabela.

Harta e vetëvrasjeve

Fenomeni i vetëvrasjes është i shtrirë pothuajse në të gjithë territorin e vendit, nga jugu në veri e nga lindja në përëndim. Përqindja më e madhe e rasteve të vetëvrasjeve rezulton të jetë në rrethet me popullsi më të madhe. Renditja e popullsisë së dhjetë rretheve të para të tabelës përputhet pak a shumë edhe me renditjen e numrit të popullsisë, duke përjashtuar rrethet e Elbasanit dhe Kurbinit, që e prishin deri diku këtë rregull. Grafiku i shtrirjes territoriale të vetëvrasjeve për periudhën 2000-2005 tregon përafërsisht të njëjtën konstante. Në nivele të tilla qëndrojnë rrethet e Tiranës, Korçës, Shkodrës, Durrësit, Beratit e Vlorës. Në Has, Devoll, Mat, Kolonjë dhe Bulqizë nuk është shënuar asnjë rast vetëvrasje. Vetëm në dy prefekturat, atë të Fierit dhe Tiranës, kanë ndodhur 42.6 për qind të vrasjeve në shkallë vendi. Në Peshkopi dhe Kukës rezulton se janë vetëvrarë vetëm meshkuj, ndërsa në Tropojë vetëm femra.

Vetëvrasja sipas moshës

Sipas moshës, shkalla më e lartë e vetëvrasjeve u përket të miturave. Për moshën e adoleshencës nivelin më të lartë të vetëvrasjeve e kanë meshkujt. Sipas studimit, ka rezultuar se kulmi i shkallës së vetëvrasjeve arrin në moshën mbi 60 vjeç, duke shënuar shifra të larta, që tregojnë dyfishin e meshkujve që vetëvriten në krahasim me femrat. Studiuesi Sofokli Duka shpjegon se një nga shkaqet kryesore të vetëvrasjeve për këtë moshë është “euthanasia”, e cila është e përhapur jo vetëm në vendet e zhvilluara, por edhe në vendet në zhvillim apo të prapambetura.

Orari

Sipas studimit, vetëvrasje ka pasur pothuajse përditë. Në ditët e shtuna dhe të diela janë shënuar më pak akte të tilla, gjë që argumentohet me bashkimin familjar gjatë fundjavës. Shumica e vetëvrasjeve janë kryer gjatë orëve të ditës, më pak në ato të natës dhe fare pak pas mesnate. Sipas studiuesit, zgjedhja e orës së vetëvrasjes ka si element parësor gjetjen e kohës së përshtatshme ku sigurohet vetmia ose prania e bashkëpunëtorëve, kur ata ekzistojnë, si dhe gjetja e viktimës nga të afërmit pasi akti i vetëvrasjes të ketë dhënë efektin.

Metoda

Helmimi është metoda kryesore e realizimit të aktit të vetëvrasjes. Gjatë vitit 2005 janë kryer rreth 80 vetëhelmime, të cilat përfaqësojnë 37 për qind të vetëvrasjeve në tërësi. Helmi konsiderohet si vdekje e “butë” dhe lënda mund të sigurohet lehtë. E dyta vjen vetëvarja. Në përgjithësi vetëvarjet janë realizuar ose në banesat ku jetojnë, ose në vende pranë këtyre banesave. E veçanta rezulton vetëvarja e disa të miturve dhe të rinjve në kasollet e bagëtive. Përveç metodave më tipike janë realizuar edhe metoda të tjera, si: djegie, përplasje me mjete lëvizëse etj.


Publikuar: 12.06.2008 04:40:47
Lexuar: 162 herė
Fjalėt kyēe: Studimi, perse, veteriten, shqipetaret,
  


Lajmet e fundit
Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės
Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak
Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin



Lajmet te ngajshme
Pasqyra, sa mė shpesh tė shihemi, aq mė mirė na bėn tė ndihemi Pasqyra, sa mė shpesh tė shihemi, aq mė mirė na bėn tė ndihemi
Stresi para shtatzėnisė dhe lindja parakohe Stresi para shtatzėnisė dhe lindja parakohe
Disa kėshilla pėr shtatėzėnat Disa kėshilla pėr shtatėzėnat
9 zgjidhje pėr problemet nė martesė 9 zgjidhje pėr problemet nė martesė
10 kėshilla pėr bashkeshorten 10 kėshilla pėr bashkeshorten
Dallimi Psikiatėr – Psikolog Dallimi Psikiatėr – Psikolog
Pėr vete, pėr ty, pėr tė dy sėbashku Pėr vete, pėr ty, pėr tė dy sėbashku
15 sekretet e lumturisė 15 sekretet e lumturisė
"Mos vallė jam lidhur gjithė jetėn me personin e gabuar"
Tre  sekretet nga  0 nė 3 vjeē Tre sekretet nga 0 nė 3 vjeē
Google Yahoo MSN