Paguhen 25 mijė euro pėr njė sfilatė, shpesh janė femrat imazh tė markave mė tė njohura. Vijnė nga Polonia, Australia, Hollanda e Kanadaja. Njė portret mė i hollėsishėm i Anjės, Kimit, Xhemės dhe Kokos, top modelet mė tė paguara tė momentit.
Nuk kanë pozuar kurrë për kopertinat e revistave për meshkuj. Shpesh janë protagonistet e kronikave rozë të shumë gazetave. Më të shumtat janë top modele mjaft të famshme, të paktën në botën e modës. Për ti gjykuar më mirë flet vetë pagesa e tyre, që për një sfilatë mode arrin deri në 25 mijë dollarë. Superprofesioniste dhe shumë seksi, këto vajza janë pjesë e pasarelave më të nxehta të modës në të gjithë botën, nga Nju Jorku në Milano, nga Parisi në Londër. Ndërsa ne i kemi hasur në shumë reklama, duke shfletuar faqet e gazetave e të revistave, ato luftojnë si "luanesha" për të arritur në majë. Qëllimi? Për të zëvendësuar "panterën e zezë", Naomin.
Të përënduara nga mosha dhe skandalet e pafundme, fytyrat e Naomit dhe Kate Moss nuk mbeten tjetër veçse si "vajza" me pamje të ëmbël dhe ekzotike, që për tu ringjitur sërish në botën e modës presin çastin e duhur për të nxjerrë thonjtë (e lëmuara nga "Chanel") dhe dhëmbët.
Edhe në botën e modës nuk përjashtohesh nga bërrylat, "prapaskenat" dhe modelet e papërvoja, të cilat bëjnë 70 sfilata në javë dhe paguhen 200 euro për një orë, ndërsa për top modelet e vërteta gjithçka ndryshon, pasi për një vit arrijnë në 200 mijë dollarë. Falë bukurisë dhe përvojës së tyre, ato kanë arritur të afirmohen në këtë fushë, duke firmosur e nënshkruar kontrata pafund me shumë revista dhe agjenci mode. Megjithatë, pavarësisht këtyre, mungon ende magjia, kalimi nga top modele në një yll.
Por cilat janë sot fytyrat më të preferuara të stilistëve të shumënjohur? Të njëjtat që kemi parë në pasarelat e Milanos, Parisit, Londrës, Nju Jorkut: Anja, Kim, Xhema dhe Koko.
Anja Rubik
Është 22 vjeçe, me origjinë polake. Karl Lagerfeld ka preferuar ta fotografojë personalisht për fushatën "Chanel Eyewear" 2007-2008.

Anja Rubik
Për fansat e shumtë është modelja më e bukur që ka kapërcyer ndonjëherë kufijtë polakë. Anja ka shëtitur gjithë botën për të qenë gjithmonë pranë prindërve të saj. Ka jetuar në Greqi, Kanada, Afrikën e Jugut dhe Francë. Pikërisht në Paris lindën edhe kontaktet e para me botën e modës, fillimisht si një punë qejfi gjatë pushimeve verore e më pas si një profesion të cilit i dedikon shpirtin dhe mbi të gjitha trupin. Sot është imazhi i pazëvendësueshëm i markës së famshme "Belstaff", fotografuar nga Steven Meisel. Shumë persona mendojnë se Anja do të jetë superylli i ardhëm. Pasioni i saj është letërsia, arti dhe zhytja nën ujë.
Kim Noorda
Është 21 vjeçe, me origjinë holandeze. Me gjatësinë e saj një metër e 80 centimetra, për të cilën shprehet se është dhuratë nga Zoti, konsiderohet si një nga modelet më të preferuara për "haute couture" (modën e rëndë).

Kim Noorda
Kim është ikona seksi e Holandës. E lindur në Amsterdam, më 22 prill të 1986-ës, top modelja bionde bukuroshe, me sy të kaltër, të magjeps me freskinë, ëmbëlsinë dhe klasin e saj. "Më saktë, është modelja më e kërkuar e momentit dhe kjo e shpjegon suksesin", shprehet një stiliste e famshme holandeze, e cila që kur e njohu në moshën 17-vjeçare, i kërkoi menjëherë të nënshkruanin kontratë. Për agjencinë ku punon, Kim është lloj bingoje. Të gjithë duan të shikojnë bukurinë e saj magjepsëse. Kim ka sfiduar për shumë marka të njohura si: "Lanvin", "Miu Miu", "Chloé", "Hermès", "Chanel" dhe "Givenchy". Këto janë vetëm disa prej tyre.
Gemma Ward
Është 20 vjeçe, me origjinë australiane. Uard ka qenë shpesh protagoniste e faqeve rozë të gazetave për shkak të lidhjes së saj me aktorin Heath Ledger, që humbi jetën para pak muajsh për shkak të një overdoze.

Gemma Ward
Revista e miliarderëve "Forbes", e quajtur ndryshe dhe "bibla e kapitalizmit", ka renditur mes modeleve më të paguara të botës, domethënë mes atyre që fitojmë më shumë se 13 milionë dollarë në një vit nga sfilatat dhe shërbimet fotografike. Pëlqehet sidomos në Japoni. Por të ardhurat e Xhemës vijnë kryesisht nga Lindja e Largët dhe nga gjigandi i kozmetikës japoneze, i quajtur "Kose". Ajo që vlerësohet më shumë është pamja e saj si kukull, ndaj është shpesh edhe e preferuara e gjigandëve të modës, si "Valentino", "Dior", "Dolcce&Gabana", "Karl Lagerfeld", "Swarovski" dhe "Luis Vuiton". Zëvendësoi Kate Mossin në reklamën e parfumit të "Calvin Klein", "Obsesion Night" për meshkuj. Por Uard duke se pas pasarelave e ka të siguruar vendin edhe në kinema. Në maj, në Amerikë pritet të dalë filmi "The Strangers", ku Xhema interpreton përkrah Liv Teilorit.
Coco Rocha
19-vjeçarja kanadeze është njëra prej 5 modeleve të zgjedhura që pozon për kalendarin "Pirelli 2008"

Coco Rocha
Edhe pse është kanadeze, për këtë adoleshente që pritet ti japë shumë botës së modës, legjenda tregon se praktikonte kërcimin popullor irlandez në nivel profesional, deri kur "engjëlli" e zbuloi dhe e shoqëroi për në pasarelë. Ishte vetëm 14 vjeçe. Vetëm pak kohë më pak ishte bërë fytyra më e shpeshtë e revistave të modës. Në 2007-ën, në javën e modës në Paris, ishte e para që hapi sfilatën e stilistit Jean-Paul Gaultier. Ka qenë edhe modele te "Balenciaga" dhe "Dolcce&Gabbana", ndërsa "Cristian Dior" e kërkoi me ngulm për të prezantuar sfilatën pranverë-verë 2008.