Kroacia ka shėnuar fitore prej 2-1 ndaj kombėtares gjermane, ndeshje e luajtur nė Klagenfurt tė Austrisė, duke siguruar kreun e grupit B pėr rundit e dytė tė ndeshjeve grupore dhe duke hapur rrugėn drejt ēerekfinales sė kampionatit evropian.
Pas një fillimi ofensiv të gjermanëve, kroatët arritën shpejt të rimarin veten dhe të arrijnë tek goli i parë me anë të Darijo Srna, 24 minuta pas fillimit të ndeshjes.
Në pjesën e dytë, Kroacia dyfishoi rezultatin me anë të Ivica Olic, ndërsa e gjithë çfarë arritën gjermanët ishte të ngushtojnë rezultatin në 2-1, përmes Lukas Podolskit, për të cilin ky ishte goli i tretë në kampionat.
Kroacia kryeson me gjashtë pikë në grupin B, derisa Gjermania mbetet e dyta me tre pikë. Në radhë është ndeshja mes Austrisë dhe Polonisë, dhe nëse kjo e fundit nuk arrijnë të nxjerrë fitore, Kroacia siguron biletën për në çerekfinale që në këtë rund.