Megjithėse kanė kaluar nėntė vite qė nga pėrfundimi i luftės, Kosova vazhdon tė pėrballet me gjendje tė rėndė ekonomike e sociale. Niveli i lartė i tė papunėve, varfėria e theksuar, bilanci negativ i shkėmbimeve tregtare dhe tė pagesave, janė vetėm disa nga treguesit negativ tė ekonomisė, nė tė cilėt do tė duhet tė pėrqendrohen politikat zhvillimore, vlerėsojnė ekspertėt vendorė tė ekonomisė.
Gjatë nëntë viteve të pasluftës, bartësit kryesor të politikave makroekonomike, shtylla e katërt e UNMIK-ut, e më vonë edhe qeveria vendore, nuk kanë arritur të hartojnë politika të mirëfillta në funksion të zhvillimit ekonomik. Si pasojë e kësaj, ekonomia e Kosovës tani gjendet në një krizë të plotë, shprehet drejtori i Institutit Ekonomik, Musa Limani.
Të gjitha masat që janë marrë në këtë drejtim, e kanë sjellë ekonominë e Kosovës në një rrugë pa rrugë, në një udhëkryq dhe në një krizë totale, madje para falimentimit , tha Limani.
Çështja ekonomike gjatë kësaj periudhe ka qëndruar nën hijen e çështjes së statusit. Por, prej 15 qershorit qeveria merr të gjitha përgjegjësitë e zhvillimit ekonomik, thotë Limani.
Gjatë periudhës së pasluftës vetëm sektori privat ka arritur të shënojë trend pozitive zhvillimor. Kryetari i Odës Ekonomike, Besim Beqaj, thekson se sfidat e qeverisë, sidomos sa i përket integrimit, janë të shumta. Por me angazhim të ndërsjellë të qeverisë dhe komunitetit të biznesit, mund të arrihet qëndrueshmëri politike dhe ekonomike e Kosovës.
Edhe qytetarët janë të zhgënjyer me gjendjen socio-ekonomike. Shumë sish kanë pritur se gjatë një dekade do të bëhet më shumë, qoftë për punësimin e tyre, apo përmirësimin e gjendjes sociale.
Në mungesë të të dhënave statistikore, nuk dihen saktë parametrat e zhvillimit, respektivisht moszhvillimit ekonomik. Sidoqoftë, në bazë të disa vlerësimeve, norma e papunësisë sillet mbi 60 për qind të popullatës së aftë për punë, pastaj varfëria përfshin mbi gjysmën e popullatës. Kontrabanda, krimi ekonomik dhe evazioni fiskal janë të theksuar, e po ashtu niveli i ekonomisë joformale kap shifra alarmante. Gjithashtu bilanci tregtar dhe i pagesave janë negativë dhe të gjitha këto e vënë ekonominë e Kosovës nën nivel të konkurrencës me vendet e rajonit.