|
Ekspozohen veprat "patriotike" tė piktorėve shqiptarė
TIRANE- Veprat e 21 autorėve dalin nga fondi i Galerisė nė njė ekspozitė kushtuar Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. 37 veprave nė pikturė dhe skulpturė, realizuar mes viteve 1917-1984 prezantohen sot nė mbrėmje, ora 19:00 pėr publikun e kryeqytetit.
Vepra e piktorit Guri Madhi "Malësori në këmbë"(1955) është dhe vepra më e hershme e pas luftës në këtë ekspozitë. Kryesisht deri në vitet 1969 janë trajtuar nga artistët e kohës portrete dhe figura si tabloja "Bajram Curri"(1957) dhe "Malësori"(1961) të piktorit Nexhmedin Zajmi, "Portret malësori"(1958) në skulpturë i Kristaq Ramës, "Malësori"(1969) i Abdurrahim Buzës për të vazhduar me një sërë veprash të cilat kanë qenë pjesë e koleksionit të Ekspozitës Kombëtare të vitit 1978 në përkujtim të 100 vjetorit të kesaj ngjarjeje si: "Gjyqi i Kryengritjes së Sinjës" (V.Kilica), "Pashko Vasa" (Z.Shoshi), "Besëlidhja" (Sh.Hysa),"Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit etj. Duke qenë se Skënderbeu ishte personazhi kryesor i piktorëve të Rilindjes, është ekspozuar edhe vepra e parë në skulpturë, busti i heroit i realizuar 91 vjet me parë(1917) nga patrioti Murat Toptani. Ekspozita e kuruar nga Ylli Drishti do të qëndrojë e çelur deri më 18 qershor.

|
| Lajmet e fundit |
|
|
 |
|
|
 |
|
|


|