Tani eshte e qarte qe ne Maqedoni do te kete rivotim ne jo pak qendra votimi dhe ky nuk do te jete nje proces thjeshte i administrates elektorale. Rivotimi do te jete edhe nje proces testimi per faktoret politike jo vetem te Maqedonise.Ai do te jete proces testimi per qeverine maqedonase, e cila pavaresisht nga fakti qe problemet u konstatuan kryesisht ne zonat shqiptare dhe midis shqiptareve, nuk mund te gjendet jashte pergjegjesive te saj per standardin e zhvillimit te zgjedhjeve.
Qeveria maqedonase eshte pergjegjese per standardet e zgjedhjeve jo thjeshte dhe vetem per te marre nje note kaluese, por per te dhene garanci te certifikuara per standardet europiane te zgjedhjeve politike ne nje vend qe ka kohe qe rri e pret ne dyert e Brukselit.
Per koincidence, ajo eshte perfshire nga fenomeni qe politologet po e klasifikojne "belgjianizim", dhe shpreson tek e njejta formule zgjidhje qe eshte pikerisht anetaresimi ne BE.
Sa here qe nje vend aspirues per anetaresim ne BE, nuk kalon testin e standardeve ne zgjedhjeve, aq here ai ndjen eren e ftohte te dyerve te pa hapura plotesisht.
Qeveria maqedonase dhe partite politike maqedonase nuk mund te keqperdorin per perfitim elektoral debatet deri ne konflikte ne nje proces elektoral ne vendin e tyre. Cdo vote me shume e marre nga konfliktet qofte edhe brenda vete shqiptareve, eshte nje pushtet me i "vogel" dhe me i veshtire per cdo maxhorance thjeshte dhe vetem maqedonase.
Jo vetem qeveria por e gjithe klasa politike e Maqedonise mund te orientohen nga zgjerimi real i pjesemarrjes se partive politike ne qeverisjen e vendit.
Pergjegjesia behet akoma me e qarte kur expertet nderkombetare te mbikqyrjes se zgjedhjeve vertetojne nenvleftesim te qeverise per paralajmerimet perkatese, dhe aq me teper u verifikua perfshirja e policise ne trazirat ne procesin elektoral.
Edhe nese keta police identifikohen kryesisht si shqiptare, ata jane pjese perberese e forcave policore te ketij vendi, pjese e strukturave qeveritare.
Testi i dyte eshte per vete partite politike shqiptare ne Maqedoni. Ajo qe ndodhi midis dy partive kryesore shqiptare ishte nje investim shume i keq, individual, partiak, por edhe kombetar.
Partite politike shqiptare mundet jo patjter te fshijne cdo konkurim politik midis tyre, ne emer te nje shumice me imponuese ndaj maxhorancave te partive poltike maqedonase.
Shqiptaret ne Maqedoni nuk mund te kene objektiv paresor si te bashkohen te gjithe se keshtu i imponohen me shume qeverise dhe institucioneve te tjera te ketij shtetit.
Kjo strategji do te ishte vetem perkohesisht e vlefshme, ajo do te prodhonte kunderveprim te faktoreve politike maqedonas, duke e bere me te gjate pse jo edhe me te veshtire periudhen e konflikteve edhe me vetveten.
Perballe nje propagande gjithnje me te fokusuar per te identifikuar negativisht shqiptaret ne te gjithe rajonin, jane pikerisht zgjedhjet elektorale testi me i mire per te vertetuar publikisht, orientimin dhe angazhimin e faktorit shqiptar ne cdo vend te rajonit, si faktor i paqes, harmonise, dhe angazhimit per sfidat e te ardhmes, duke u larguar gjithnje e me shume rrenjeve e konflikteve te se shkuares.
Rivotimi ne Maqedoni eshte testim edhe per politikanet shqiptare ne Shqiperi, Kosove dhe Mal te zi.
Nje nga pasojat negative me te medha te zhvillimeve midis shqiptareve ne zgjedhjet parlamentare te Maqedonise, eshte ushqim i fresket per kedo qe investon per nje perceptim sa me negativ per shqiptaret kudo qe ndodhen.
Me shume preket nga ky perceptim negativ Kosova e cila eshte ne procesin e konsolidimit te statusit te saj si shtet i pavarur dhe ka nevoje per me shume mbeshtetje publike dhe politike.
Jo pa ndikim mbetet edhe vete Shqiperia. Rivotimi eshte nje test per politikanet e tjere shqiptare ne Balkan, per mundesite reale te tyre per te ndikuar pozitivisht edhe tek politikanet shqiptare te Maqedonise.
Asnje prej politikaneve nuk duhet te hezitoje te kete angazhim pozitiv, asnje nuk duhet te mendoje qe mjafton qe brenda vendit tim nuk kam te njejtat probleme, asnje nuk duhet te mendoje se ky qendrim i mosperzierjes kenaq me shume edhe faktorin nderkombetar.
Udheheqesit shqiptare te Maqedonise, Kosoves dhe Malit te Zi, perpara zgjedhjeve ne vendet e tyre i kane me prioritet takimet politike reciproke. Dihet qe politikanet me me influence ne Shqiperi, Kosove dhe Mal te Zi, kane kontaktet e tyre me udheheqesit e shqiptareve te Maqedonise, vizitat ne prag zgjedhjesh intesifikohen.
Shqiperia ka vertetuar ne gjithe zhvillimet politike ne rajon dhe ne vendet ku jetojne shqiptaret se eshte plotesisht e angazhuar per te ndikuar qe shqiptaret te kene prioritet angazhimin politike per standardet europiane te democracise, ekonomise dhe sigurise.
Ky angazhim pozitiv nuk mund te reduktohet nga kujdesi i teperuar per mos nderhyrje ne punet e brendeshme ne vendet e tjera te Ballkanit. Shqiperia ka nderhyre pozitivisht ne cdo konflikt dhe krize ne rajon. Ne cdo rast ka mbeshtetur thellimin e integrimit rajonal, ka mbeshtetur ambicjet per anetaresim ne NATO dhe ne BE te cdo vendi balkanik.
Rasti i iniciatives A3 per anetaresimin ne NATO ku perfshiheshin Kroacia, Maqedonia dhe Shqiperia, ishte shembulli me konkret i efikasitetit te kesaj politike rajonale.
Vendet e rajonit krijuan zonen e perbashket ekonomike dhe i jane bashkuar CEFTA-s, nje bllok ekonomik rajonal me i madh se sa thjesht Balkani Perendimor.
Aktiviteti politik dhe diplomatik i perbashket midis te gjitha vendeve eshte rritur. Bashkepunimi ekonomik midis vendeve per projekte dhe sfida rajonale po behet gjithnje e me shume i detyrueshem.
Ajo qe duhet te jete me e qarte, me konkrete dhe sa me efektive eshte shumefishimi i efekteve pozitive nga te gjithe faktoret politike te rajonit.
Fakori politik shqiptar respekton kufijte natyrore midis shteteve, por duhet te zgjerohen me shume kufijte e bashkepunimit dhe integrimit, kufijte e paqes dhe te harmonise, brenda cdo vendi, midis te gjitha vendeve te rajonit, me objektiv te qarte perfshirjen ne kufirin e rritur te standardeve europiane.
Lidere politike te Shqiperise dhe Kosoves duhet te tregojne se vec takimeve te shtuara, kane shtuar realisht mundesite per te lehtesuar sfidat e vendeve te tyre, duke i bere shqiptaret promotore te zhvillimeve pozitive ne rajon.
Nese te tre keto testime fitohen, zhvillimet negative ne zgjedhjet e Maqedonise do te konsiderohen incident. Ato do te harrohen shpejte dhe ne do te rifitojme vetveten.
Nese edhe ne rivotim konstatohet e njejta fryme dhe me te njejtat ngjarje pavaresisht nga permasat, apo kryesisht midis shqiptareve, humbja u takon te gjithe.
Qeveria e re e Maqedonise do te kete me shume vota dhe me pak pushtet real, shqiptaret do te konsiderohen si faktor shqetesues per sfidat qe kane vende te vecanta te rajonit, Kosova do te ndjeje pasojat negative nga ajo c`ka ndodhi me shqiptaret ne Maqedoni.
Shqiperia do te kete treguar se ka nje impakt te cunguar per te influencuar pozitivisht tek shqiptaret ne te gjitha vendet e rajonit.
Te gjithe duhet ta fitojne kete test, ta fitojne ne emer te se ardhmes dhe si rruga me e mire e lenies pas te se shkuares.
Nga: Arben Malaj