E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Psycho > Organizoni kohėn
Organizoni kohėn
Organizoni kohėn
Femrat tė cilat kanė karrierė serioze, mbajnė shtėpinė, kujdesen pėr fėmijėt, organizojnė takime me miqtė, familjen dhe tė njohurit, pėr shkak tė angazhimeve tė mėdha sociale e kanė humbur atė qė ėshtė mė e rėndėsishme- kohėn tė cilėn duhet t’ia kushtojnė vetes.

Mungesa e kohës së lirë për çlodhje bëhet problem kronik për shumicën e femrave moderne të punësuara. Megjithatë, pavarësisht obligimeve të shumta me një organizim të mirë mund të siguroni kohë për vete.

Mbani llogari për atë që keni bërë dhe kur e keni bërë

Ashtu siç është me rëndës të mbani evidencë për atë ku dhe si i shpenzoni paratë e juaja, ngjashëm është edhe me kohën. Merrni tri ditë pune të javës dhe shkruani çka keni punuar dhe sa gjatë. Sigurisht që do të vëreni se shumë kohë keni humbur në kërkimet e panevojshme në internet, në shoping ose gjatë qëndrimit para televizorit. Mos harroni se vetëm 15 minuta të humbura çdo ditë, në fund të javës shndërrohen në disa orë të humbura.

Mbani llogari për atë që keni bërë dhe kur e keni bërë
Mbani llogari për atë që keni bërë dhe kur e keni bërë


Mos u ngarkoni me shumë informata

Jetojmë në një kohë kur vazhdimisht jemi të bombarduar me informata të reja. Vetëm mendoni se sa kohë shpenzoni duke menduar se si të jeni në hap me modën. Sa shumë lexoni, shikoni dhe dëgjoni lloj lloj të rejash, dhe sa kohë humbni duke përcjellë ngjarjet e të famshmëve. Pyetja është se sa janë të nevojshme për jetën tuaj këto informata. Në epokën e internetit gjithçka që ju nevojitet mund ta gjeni për një moment në internet dhe nuk keni arsye të humbni kohë të merreni me gjëra të cilat nuk keni nevojë t’i dini. Shkarkohuni dhe do të kenë më tepër kohë për gjëra tjera.

Mos dilni në shoping nga mërzia

Duke shikuar nëpër vitrina, duke ecur nëpër qendra tregtare ose nëpër qytet, vetëm për të para se çka ka dalë e re në treg, është njëra nga mënyrat më të shpeshta të humbjes së kohës te femrat. E dimë se është një formë terapie për secilën femër, mirëpo kur i shikoni gjësendet të cilat i keni blerë vetëm për të pasur diçka të re sirtarin tuaj, do të kuptoni se krejt çka keni bërë është një humbje e madhe e kohës dhe parave. Shkoni nëpër dyqane atëherë kur vërtet ju nevojitet diçka.

Mos dilni në shoping nga mërzia
Mos dilni në shoping nga mërzia


Shpërndajeni energjinë

Të gjithë e dinë se në cilën pjesë të ditës kanë më shumë energji për punë. Shfrytëzojeni këtë kohë për t’i kryer obligimet më të rëndësishme. Për shumicën e njerëzve mëngjesi është koha kur kanë më shumë energji. Orët e pasdites, kur jeni të lodhur, shfrytëzojini për punë më të lehta, siç është përgatitja e darkës ose bisedat telefonike.

Kujdesin për veten dhe trupin e leni për mëngjes

Shumica e femrave presin mbrëmjen, kur të gjithë shkojnë të flenë dhe kur shtëpia është e qetë, të qetësohen, të kujdesen për vete dhe të ushtrojnë. Mirëpo, kjo vetëm sa do ta vazhdojë ditën tuaj të lodhshme dhe do t’u mbajë të zgjuar. Provoni që kohën për kujdes dhe rregullim ta bartni në mëngjes, kur po ashtu shtëpia është e qetë dhe nuk u pengon askush. Do ta shihni se do ta keni një ditë më të mirë dhe krejt kjo do të ndikojë në pamjen tuaj të lumtur dhe të buzëqeshur.

Kujdesin për veten dhe trupin e leni për mëngjes
Kujdesin për veten dhe trupin e leni për mëngjes


Ditën fillojeni të vendosura

Mëngjesi është koha e përsosur jo vetëm të kujdeseni për veten, por edhe t’i planifikoni punët e rëndësishme. Zgjidhni gjërat e rëndësishme të cilat i keni patjetër t’i kryeni dhe mundohuni t’i realizoni ato deri pasdite. Ky planifikim ju jep më tepër liri pasdite, kur u mbetet më tepër kohë për gjërat private.

Vizitoni tjerët në bazë të orarit tuaj

Nëse mëngjesi është pjesa më produktive e ditës suaj, atëherë mos aranzhoni vizita te mjeku ose stomatologu gjatë kësaj kohe. Shumicën e këtyre obligimeve i leni për pasdite. Shumica e njerëzve zakonisht i nënshtrohet vullnetit të miqve për t’u takuar, gjë e cila jo vetëm se e zvogëlon produktivitetin e tyre, por edhe ua merr kohën.

Vizitoni tjerët në bazë të orarit tuaj
Vizitoni tjerët në bazë të orarit tuaj


Kohën "ndajeni në grupe"

Shumica e njerëzve në mënyrë të gabuar e shfrytëzon kohën, kështu që fillon me një punë, të cilën pastaj e ndërpret për obligime tjera. Kur i merrni mbi vetë shumë përgjegjësi, atëherë provoni t’i gruponi punët e ngjashme dhe t’i kryeni ato së bashku.


Publikuar: 13.06.2008 05:03:56
Lexuar: 119 herė
Fjalėt kyēe: Femrat, karriere, serioze, kujdesen, shtepine,
  


Lajmet e fundit
Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės
Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak
Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin



Lajmet te ngajshme
Ėshtė tėrheqėse dhe joshėse- duhet t’ia thoni Ėshtė tėrheqėse dhe joshėse- duhet t’ia thoni
Nuk ka mė kohė! Nuk ka mė kohė!
Hakerėt dashakeq po bėhen ēdo ditė e mė perfid Hakerėt dashakeq po bėhen ēdo ditė e mė perfid
Si ta joshni partnerin kur kthehet nė shtėpi Si ta joshni partnerin kur kthehet nė shtėpi
Di tė japėsh sinjalet e duhura? Di tė japėsh sinjalet e duhura?
6 kėshilla pėr tė shmangur humbjen e kujtesės 6 kėshilla pėr tė shmangur humbjen e kujtesės
Si tė ripėrjetoni emocionet e fillimit tė lidhjes suaj Si tė ripėrjetoni emocionet e fillimit tė lidhjes suaj
Uni social Uni social
Sa ėshtė normal disponimi i juaj Sa ėshtė normal disponimi i juaj
Javėt e para tė shtatėzanisė Javėt e para tė shtatėzanisė
Google Yahoo MSN