Ne datat 13 - 15 Qershor 2008 ora 19-00 ne Muzeun Historik Kombetar do te celet ekspozita e koleksionisteve dhe bukinisteve te Shqiperise.
Kjo ekspozite e cila do te realizohet nga Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare me mbeshtetjen e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve do te permbaje eksponate dhe objekte te rralla fotografike, bukinistike, doreshkrimore te periudhes 1878 - 1912.
Qellimi i kesaj ekspozite eshte qe nepermjet saj te pasqyroje me vertetesi perpjekjet dhe kontributin e jashtezakonshem te rilindasve shqiptare, te cilet nepermjet penes dhe permballjes se drejtperdrejte me fenomenin e asimilimit, arriten te ndergjegjesojne dhe te mundesojne organizimin mbarepopullor dhe kryesisht perthithithjen e elites shqiptare kudo ku ajo zhvillonte veprimtarine e saj patriotike, drejt luftes per liri e pavaresi kombetare. Pjesemarres ne kete ekspozite jane rreth 30 koleksioniste (Shqiperia, Maqedonia, Kosova) me objekte shqiptare me vlera te rralla historike dhe kulturore.