E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Shėndet > "Virozat e barkut", si mund t’i parandalojmė
"Virozat e barkut", si mund t’i parandalojmė
Ndonėse rastet mė tė shprehura janė nė ditėt me temperatura tė larta, nuk pėrjashtohen shqetėsimet nė ēdo periudhė tė vitit. Shkaktarėt janė viruse tė ndryshme qė qarkullojnė, tė cilėt favorizohen nga ndryshimet e temperaturave, kryesisht ulja e higjienės dhe ndotja e ambientit. Mjekėt tėrheqin vėmendjen qė ēdo rast tė trajtohet me kujdes.

Rastet e gastro-enteriteve janë ndër shqetësimet më të shpeshta te fëmijët dhe janë të pranishme gjatë gjithë vitit. Zakonisht këto shfaqen kur temperaturat janë shumë të larta, kur problemet e higjienës theksohen, etj.

Nga se shkaktohen këto sëmundje?

Shkaktarët janë viruse të ndryshme që qarkullojnë në ajër. Tashmë kanë ndryshuar skemat klasike, nuk ka vetëm një virus që e shkakton, janë gjithmonë 2-3 që ndërveprojnë, mbivendosen dhe ndikojnë në shfaqjen e këtyre problemeve. Kjo bën që edhe shenjat klinike të mos jenë të njëjtat, por të ndryshojnë, pasi çdo virus shfaq shenjat karakteristike të tij. Kjo është arsyeja se shpesh shenjat janë të ndryshme, diarre, temperaturë e lartë, mungesë oreksi, humbje në peshë, etj.

Ka faktorë që e favorizojnë shfaqjen e këtyre problemeve?

Ekzistojnë disa faktorë që ndikojnë në shumimin dhe shfaqjen e këtyre viruseve, të tilla janë ndryshimet dhe luhatjet e temperaturave, temperaturat e larta, mungesa e higjienës, ndotja e ambientit të jashtëm, etj.

Kur duhet t’i drejtohemi mjekut?

Që me shfaqjen e shqetësimeve të para duhet të drejtoheni sa më parë te mjeku specialist. Kjo, sepse dhe një episod diarreik, mund të jetë sinjal i një problemi më serioz. Një episod diareik përmban më tepër ujë se zakonisht dhe si pasojë lëndët ushqyese, uji dhe kripërat minerale që merren me ushqimin nuk thithen plotësisht në zorrë, por eliminohen jashtë organizmit me diarre. Pra, fëmija nxjerr më shumë lëngje sesa merr dhe pasoja e parë është dehidratimi. Të njëjtin veprim shkaktojnë edhe të vjellat që shpesh janë shoqëruese të diarresë. Sa më i vogël të jetë fëmija aq më shpejt dehidratohet domethënë humbet lëngje. Diarreja është mjaft e dëmshme për fëmijën, sepse me anë të saj fëmija humbet sasi lëngjesh e bashkë më te edhe sasi kripërash trupore. Ai humbet elemente ushqimorë të domosdoshëm për organizmin dhe njëkohësisht humbet oreksin, nga kjo nëna priret që të mos e ushqejë dhe për pasojë gjendja përkeqësohet më tej. Për këto shkaqe diarreja është më e dëmshme veçanërisht te fëmijët e dobët dhe të sëmurë.

Çfarë këshillash mund t’i jepni prindërve për të parandaluar shfaqjen e këtyre problemeve?

Parandalimi i këtyre problemeve përfshin një sërë masash, ku më kryesorja është mbajtja dhe respektimi i një higjiene maksimale në pastrimin, ruajtjen dhe gatimin e ushqimeve që i jepen fëmijës. Kështu, rekomandohet që ushqimet të pastrohen shumë mirë, me ujë të rrjedhshëm dhe të freskët. Më pas, duhet të tregohet kujdes në gatim dhe në ruajtjen e ushqimeve të gatuara, sepse dhe këto nëse nuk ruhen në kushte frigoriferike të përshtatshme, mund të shërbejnë si burim problemesh shëndetësore.



Publikuar: 13.06.2008 06:45:12
Lexuar: 155 herė
Fjalėt kyēe: Virozat, barkut, parandalojmė,
  


Lajmet e fundit
Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7 Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7
Vraponi pėr jetė mė tė gjatė Vraponi pėr jetė mė tė gjatė
Mundet tė pėrmirėsojmė shėndetin? Mundet tė pėrmirėsojmė shėndetin?



Lajmet te ngajshme
DHA i mirė pėr mendje tė shėndoshė DHA i mirė pėr mendje tė shėndoshė
Fjetja nė krah, mė e shėndetshme Fjetja nė krah, mė e shėndetshme
Djegja nga dielli... Djegja nga dielli...
Tė trashėt nuk kėnaqen me ushqim Tė trashėt nuk kėnaqen me ushqim
Kujdes me lėngjet kur pini barna!!! Kujdes me lėngjet kur pini barna!!!
Alicini ėshtė shumė i dobishėm Alicini ėshtė shumė i dobishėm
Stomaku dhe ezofagu Stomaku dhe ezofagu
Zhurma e dėmshme pėr zemrėn dhe presionin e gjakut Zhurma e dėmshme pėr zemrėn dhe presionin e gjakut
Grupi i vitaminave B dhe sėmundjet e zemrės Grupi i vitaminave B dhe sėmundjet e zemrės
Ēaji i gjelbėr pėrmirėson apnenė e gjumit Ēaji i gjelbėr pėrmirėson apnenė e gjumit
Google Yahoo MSN