Shkruan : Ben Andoni
Mes shumė tė ftuarve, atė tė nxehtė korriku tė vitit 1918, shquhej njė burrė i trashė, i shkurtėr, veshur me petkun fetar. Presidentit amerikan Woodrou Wilson ia paraqitėn shkurt si pėrfaqėsuesi shqiptar. Njeriu i ēuditshėm me njė paraqitje disi laike, u mundua ti prezantohej si i barabartė.
Ishte Peshkopi Fan Noli, tashmë i fjetur në analet e historisë, që tërhiqte vëmëndjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Njësoj si Z.Wilson, Presidenti Bush gati 90 vjet më vonë, do të ishte po kaq i interesuar për vendin e vogël.
Por, atë ditë, nuk ishte si zakonisht. Ndërsa, Luftës së Parë Botërore po i vinte fundi, Amerika po maste hapat e saj. Presidenti Wilson po shpallte një politikë të re të vendit të tij. Një nga hapat, që kishte parashikuar ishte pikërisht thirrja e një Kongresi të Kombeve të Shtypura në Uashington. Shqipërinë e përfaqësonte Fan Noli, njeriu që kishte marrë deri më atëhere dy mandate tek njw shoqatw shqiptaro-amerikane Vatra. Pak orë më vonë, Peshkopi dhe shpura e Të shtypurve do të lundronin me jahtin presidencial Mayflower për tek varri i George Washingtonit në Maunt Vernon. Kishte zgjedhur pikërisht këtë vend, Wilson, për të shpallur 14 pikat e tij në lidhje me Kombin dhe Vetëvendosjen. Në kthim në bordin e Mayflower, Peshkopi nuk kishte hezituar, por i kishte folur direkt për pavarësinë shqiptare, duke i shkëputur dhe premtimin e madh presidentit: Në Kongresin e Paqes do të kem një zë dhe atë zë do ta përdor për të mirën e Shqipërisë, citohet nga Shqiptarët e Edwin Jacques. Pak ditë më vonë, sekretaria e presidentit do të mbushej me letra nga shqiptarët. Kristo Dako dhe Mihal Grameno do ti dërgojnë një memorandum të titulluar: Të drejtat dhe pretendimet e shqiptarëve për pavarësinë dhe integriteti territorial duke parashikuar kufijtë etnikë natyrorë. Kurse, më 12 tetor Sevasti Doko, kryetare e Partisë Kombëtare shqiptare do ti dërgojë presidentit Wilson dhe Forin Ofisit një tjetër memorandum: Të drejtat, shpresat dhe aspiratat e Shqipërisë, ku i lutet direkt për ndërhyrje në Konferencën e ardhshme të Paqes.
Po amerikanët
Mes anëtarëve të delegacionit amerikan në Konferencën e Paqes kishte nga ata që ishin po aq anti-gjermanë sa edhe Uillsoni. Xhon Foster Dallasi foli për tmerrin e krimeve të Gjermanisë, shkruan Pol Xhonson te Kohët moderne. Në fakt, gjërat nuk janë kaq të thjeshta. Uillsoni ka probleme të ndryshme dhe në një letër të hapur akuzohet se ...nuk e çuat luftën tonë deri në fund dhe që patët kaq pak besim tek miliona njerëz, e tek të gjithë popujt që patën aq besim tek ju...Qeveria jonë pranoi ti lerë të zbuluar popujt e vuajtur të botës para një shtypjeje, nënshtrimi e copëtimi të ri-të një shekulli të ri luftërash...
Një profesor ekonomie në këtë kohë, Kejnes, që është pjesëtar i delegacionit britanik, kërkon që Uillson të përdorë autoritetin e tij dhe burimet e Shteteve të Bashkuara për nisjen e një programi të madh kredish për rimëkëmbjen e industrisë së Evropës, plan që në vitet 1947-1948 do të merrte formën e Planit Marshall...Vite më vonë, Kejnes do ti japin të drejtë: Ky ishte një çast i papërsëritshëm për SHBA-në dhe politikën e saj dhe se Uillsoni nuk duhej të merrej me diktimin e kufijve të pasluftës e të formës së Lidhjes së Kombeve, por me sigurimin e ndihmës ushqimore e ekonomike për rimëkëmbjen afatgjatë të Evropës...Pas kuintave Vendimi i Uillsonit për një zgjidhje juridike ndërkombëtare e jo ekonomike të problemeve të pasluftës në Eropë, si edhe dështimi i plotë i politikës së tij i jep Kontinentit një trashëgimi të frikshme inflacioni, borxhesh e pretendimesh financiare kontradiktore..., pohon sërish Xhonson.
Për shqiptarët
Por për shqiptarët çështja është hamletiane: të jetosh apo jo në një shtet të vetin! Delegacioni amerikan i Konferencës nis për rikonjicion në drejtim të Shqipërisë, konsullin amerikan, të atashuar në Torino, Jozef Haven. Diplomatit, që nuk di asgjë për Shqipërinë, i duket se po niset thellë në histori. Të vetmen pikë referimi, që ka në vend, është miku i tij: misionari Erikson, dikur drejtor i një shkolle amerikane në Korçë. Detyrë e vështirë për amerikanin në kaosin që është Shqipëria. I vjen në ndihmë sqima. Në Shqipëri janë dy nga burat më interesantë të diplomacisë shqiptare: Mehmet Konica dhe Turhan Pasha, ky i fundit, kryetar i Qeverisë së Durrësit. Konsulli është gati profan për sa i përket çështjeve shqiptare. Historia në këtë rast i lë një vend interesant Tefik Mborjes, një personazhi interesant të historisë sonë, që i duhet të jetë i rekomanduar si shoqëruesi i tij. Konica dhe Turhan Pasha këtë herë kanë qëlluar në shenjë.
Gjithsesi kontakti i parë pas ardhjes me një torpendier italian është në Vlorë me ushtarakët e vendit fqinj. Qyteti është në administrimin e tyre dhe kuptohet se mikpritësi i tij është Gjeneral Piacentini, komandanti i forcave italiane. Një kolonel i shtatmadhorisë, kujton Sejfi Vllamasi në kujtimet e tij, i bën protokollin. Mborjes i duhet të punojë nën rrogoz. Vlonjatët i bëjnë shumë vizita dhe me ta komunikon direkt italisht për pavarësinë e Shqipërisë, por aty dëgjon edhe atë që do ndodhë pak muaj më vonë se Vlora do ndizet zjarr. Qazim Kokoshi, një nga personalitetet më të njohura të qytetit i duhet të bëjë shumë propogandë. Ndërkohë, që kasnecët e organizuar nga Mborja përgatisin terrenin, për ta pritur në takime dhe mundësisht nga njerëz që flisnin anglisht kudo në jug të vendit. Amerikani gjen folklorin në Tepelenë, kur shikon një luzmë fshatarësh veshur me veshje kombëtare. Në Gjirokastër, e pret prefekti Javer Hurshiti, kujton Vllamasi, ndërsa merr direkt prej një shpure delegatësh në gjuhën e tij mesazhin se duhet që ti transmetojë Presidentit Wilson përshëndetjet më të mira. E doravisin kudo. I dhurojnë kostume kombëtare, një veprim, që grekët do e kujtojnë gjatë në ankimet e tyre. Gjithsesi, kanë kohë për një tentativë, kur një delegacion ortodoksish i shprehet se:Dëshira e pjesës më të madhe orthodokse ishte për tu bashkuar me Greqinë ose të jenë nën mandatin e Italisë, mbasi bashkëjetesa me muhamedanët ishte e pamundur, duke qenë se plagët janë të hapura qysh në kohën e Turqisë prej qindra vjetësh (Citim i Vllamasit). Në Përmet, në Leskovik e në Kolonjë, amerikani është në shtëpi të vet, sepse flet anglisht direkt dhe darovitet masivisht. Një kapiten italian, që duhet ti sigurojë jetën konsullit është i panevojshëm. Konsulli konkludon thjesht: Pretendimet greke janë të kota. Pak ditë më vonë, korçarët me një zë dhe për më tepër direkt dhe masivisht në anglisht i artikulojnë kërkesën e tyre përkundrejt presionit të autoriteteve të huaja. I vetmi problem është me Mborjen, sepse i ati i tij, quhet si shkaktar i djegjes së Voskopojës. Konsulli e mbron shoqëruesin e tij dhe kur kthehet në Vlorë, përgatit raportin, që vetë Mborja duhet ta dërgonte në Romë të vulosur. Sërish, nuk është kaq e lehtë, ngaqë në Durrës qeveria e Turhan Pashës, Sami Vrioni dhe Mehdi Frashëri i shprehen për protektoratin italian. Për fat, Kryqi i Kuq amerikan bën propogandë të vazhdueshme për Shqipërinë dhe pas një segmenti të fundit, ai bën raportin e rradhës sërish në Vlorë, ku është sërish Mborja, që duhet ta dërgojë...Një material niset nga Athina, ku konsulli akuzohet si i blerë. Eshtë vonë.
Duhet që të vendoset, ndërsa Shqipëria është në prag të copëtimit. Në dokumentin përfundimtar mungon firma e Woodrow Wilson. Presidenti Wilson jo vetëm nuk e vuri firmën, po u përgjigj edhe me dy nota në të cilat mpronte të drejtën e Shqipërisë së vogël për vetëqeverim, dy nota që janë dhe dy xhevahirët më të ndritshëm të karrierës së tij të shkëlqyer, shkruan me pathos Fan Noli. Ato nota ndaluan copëtimin e Shqipërisë që gëzojnë sot. Që prefekturat jugore nuk u invaduan para se të caktoheshin kufiret, kanë një shkak dhe ky është presidenti Wilson....
Do jetë Lidhja e Kombeve pastaj, krijesa e tij që do të ndihmojë ekzistencën e Shqipërisë, ndërsa burri që e kishte takuar dhe i kishte marrë një premtim do të shkruante me pathos një nga rrëfimet e tij në ditë vdekjen e Wilson. Amerika, ajo nën bujare, që i ka dhënë botës Wilsonin, ka për të lindur edhe të tjerë kalorës si ay...
Më 21 janar, 1920 Kongresi i Lushnjes hapet dhe vendosi duke e shpallur të rrëzuar Qeverinë e Durrësit; nuk njeh Paktin e Londrës të 1915 dhe kërkon kufijtë e Konferencës së Ambasadorëve duke formuar dhe një Këshill të Lartë dhe Senatin...Me politikën e Kongresit të Lushnjes Fuqitë e Mëdha njohin Shqipërinë e 1913 dhe që këtu fillon shteti modern shqiptar... Premtimi i Wilson në bordin e Mayflower ishte mbajtur.