Producenti muzikor dhe kėngėtari i njohur Timbaland dhe e dashura e tij, Monique Idlett, raportohet se janė martuar gjatė tė martės.
Dyshja ishte martuar në një ceremoni të fshehtë, në prani të një prifti familjar në një kishë në Virginia. Çifti i sapomartuar kanë planifikuar të organizojnë edhe një ceremoni formale ku do të jenë të pranishëm familjarët dhe miqtë në ishujt Karaibe me 22 qershor.
Timothy Z. Mosley, emri i vërtetë i Timbaland, dhe Monique kanë një vajzë së bashku, e cila ka lindur në nëntor të vitit të kaluar.