E shtunė, 6.9.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Kushtetuta e Republikės sė Kosovės ėshtė Bibla e Kurani ynė
Kushtetuta e Republikės sė Kosovės ėshtė Bibla e Kurani ynė
Kushtetuta e Republikės sė Kosovės ėshtė Bibla e Kurani ynė
Jemi mbledhur kėtu sonte pėr tė festuar hyrjen nė fuqi tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, qė Kuvendi ynė e miratoi mė 9 prill 2008. Ėshtė ngjarje historike, jo pse Kosova do tė ketė kushtetutė pėr herė tė parė, por se kjo do tė jetė Kushtetutė e shtetit tė pavarur, sovran e demokratik, tė njohur ndėrkombėtarisht.

I nderuar Kryetar i Kuvendit, z. Jakup Krasniqi
I nderuar Kryeministër, z. Hashim Thaçi,
I nderuari Përfaqësues Civil Ndërkombëtar, z. Peter Faith
I nderuar PSSP, z. Joachim Ruecker,
I nderuar Komandant i KFOR-it, Gjeneral De Marnhac,
I nderuar Kongresmen Eliot Engel,
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës,
Të nderuar ministra të Qeverisë sonë,
Të nderuar mysafirë nga vendi e bota,
Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës,
Zonja e zotërinj,

Jemi mbledhur këtu sonte për të festuar hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që Kuvendi ynë e miratoi më 9 prill 2008. Është ngjarje historike, jo pse Kosova do të ketë kushtetutë për herë të parë, por se kjo do të jetë Kushtetutë e shtetit të pavarur, sovran e demokratik, të njohur ndërkombëtarisht.

Interesante është historia kushtetuese e Kosovës në këto 34 vjetët e fundit. Le ta kujtojmë faktin se si njësi federale e ish-Jugosllavisë, Kosova ka pasur Kushtetutë prej vitit 1974, e cila i ka siguruar mëvetësi maksimale organizative dhe të drejtë vetoje në nivelin federal, ashtu si edhe njësive të tjera. Në vitin 1991, në rrethana të okupimit, Kosova ka miratuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila, ndonëse e pafuqizuar plotësisht, ka parashtruar funksionimin e organizimit të shtetit tonë në kohën e asaj që njihet në botë si ‘shteti paralel i shqiptarëve të Kosovës’ për pothuaj një dekadë. Vlerat e asaj kushtetute janë padyshim të shënueshme edhe sot.

Prej vitit 2001 deri më sot Kosova ka pasur një Kornizë Kushtetuese, e miratuar nga OKB-ja, e cila, ndonëse dokument më shumë inicial kushtetues, ka mundësuar zhvillimin e vendit tonë nga një krijesë de facto e pavarur, ndonëse nën protektorat të OKB-së, në një entitet shtetëror të pavarur, edhe pse nën mbikëqyrje ndërkombëtare për një kohë.

Sot, më 15 qershor 2008, Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka hyrë në fuqi. Kjo është Bibla e Kurani ynë. Kushtetuta do të jetë shtylla kurrizore e organizimit tonë shtetëror. Kushtetuta jonë ngërthen zgjidhje moderne kushtetuese që vijnë nga trashëgimia demokratike, por edhe zgjidhje të veçanta për rrethanat dhe specifikat e Kosovës, si shoqëri shumetnike, me një shumicë dërrmuese shqiptare dhe me komunitetet pakicë, të cilave u jepen garanca të fuqishme për të drejtat dhe privilegje, të cilat janë shenjtëruar në Kushtetutë, pasi ishin pranuar si dispozita të Pakos së Presidentit Ahtisari për Kosovën.

Përveç Kushtetutës së koduar, kryeligji i një vendi sovran, që po e festojmë sot, Kosova ka miratuar edhe ligjet që dalin nga Pakoja e Ahtisarit, që përmbushin obligimin tonë karshi qytetarëve tanë dhe botës, para së cilës jemi zotuar se do ta zbatojmë këtë Pako, që ka dalë si zgjidhje kompromisi në procesin ndërkombëtar për përcaktim të statusit të Kosovës.

17 shkurti i 2008-shit ka hyrë në historinë e Kosovës e të botës si dita e pavarësisë së vendit tonë. Tash, katër muaj muaj pas, mbasi që kemi kryer punët që lidhen me institucionalizimin ligjor të pavarësisë, në radhë të parë me miratimin e Kushtetutës së Republikës, dhe kemi njohjen e 43 shteteve anëtare të OKB-së, mund të themi se Kosova është shtet që ka lindur mbarë. Pavarësia jonë është njohur nga 7 nga 8 vendet e G 8-shit dhe nga më shumë se dy të tretat (2/3) e vendeve të BE-së. Presim njohje të tjera.

Integrimi ynë në strukturat euro-atlantike është prioritet mbi të gjithë të tjerët. Për të hyrë në BE dhe në NATO na duhet njohja e të gjitha vendeve anëtare të këtyre institucioneve dhe plotësimi i kritereve për anëtarësim në të dyja organizatat.

Nëntë vitet e rezistencës politiko-ushtarake (1990-1999), që sublimohen në figurën e Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe shembëlltyrën e komandantit legjendar Adem Jashari, dhe nëntë vitet e rimëkëmbjes fillestare të vendit tonë në rrethana të lirisë (1999-2008) kanë krijuar Republikën e Kosovës që e kemi sot. Në pranverën e vitit 1999, aleanca veriatlantike NATO, lidhja më e fuqishme politiko-ushtarake në historinë e njerëzimit, u vu në mbrojtje të vlerave humane – kundër barbarisë dhe përpjekjes për shfarosje të popullit të Kosovës. Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës për këtë ndërhyrje që i dha fund barbarisë dhe solli paqen në vendin tonë dhe në rajon. Kjo ishte luftë në shërbim të paqes.

Të nderuar dinjitarë të Republikës së Kosovës,
Zonja e zotërinj,
Të dashur qytetarë,

Shfrytëzojmë rastin që në emrin e shtetit të Kosovës, tani me Kushtetutën e Republikës në fuqi, t’u shprehim mirënjohjen më të tellë të gjithë atyre që derdhën gjak e djersë e dije për pavarësinë e Kosovës. Një nderim të veçantë meritojnë të gjitha legjislaturat dhe qeveritë e Kosovës të këtyre 18 vjetëve, organizimet politike e strukturimet vetanake shtetërore brenda vendit tonë, si dhe diaspora jonë e madhe.

Kosova ka bërë vendin e vet në hartën politike të botës dhe don të rrethohet me fqinjë miqësorë. Këtë e duam me të gjithë: Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi e Serbinë si dhe me gjithë vendet tjera të rajonit e të botës demokratike.

Tash, që jemi shtet i pavarur e sovran, me Kushtetutën tonë, kemi mundësinë ta drejtojmë Kosovën në rrugën e zhvillimit strategjik, që ka qenë i vështirë me statusin e papërcaktuar. Pasuritë natyrore dhe popullsia e re janë potenciale të zhvillimit të Kosovës në afat të gjatë.

Rimëkëmbja e plotë, rilindja e vërtetë e Kosovës mundet dhe duhet të ndodhë duke vënë në lëvizje potencialet njerëzore, duke ndërtuar institucione demokratike e plotësisht funksionale, duke ndërtuar ekonomi dhe rrjet arsimor e shëndetësor që lidhin fijet e këputura të shoqërisë që ka dalë nga ekzistenca e vet në rrethana koloniale e nga lufta mizore. Kushtetuta e Republikës së Kosovë, që po e festojmë sot, e bën këtë të mundshme.

Vendit tonë i duhet dyfishim i rritjes ekonomike në vitet e ardhshme. Shpresoj se Konferenca ndërkombëtare e Donatorëve për Kosovën, që do të mbahet më 11 korrik në Bruksel, do të japë impulsin e parë për këtë.

Arsimi, shëndetësia, energjetika dhe bujqësia janë fushat strategjike që kërkojnë vëmendjen dhe përkushtimin prioritar të shtetit tonë. Me Kushtetutën tonë në fuqi, me legjislacionin që e kemi krijuar e po e krijojmë, në përputhje me standardet më të mira europiane, me Qeveri sovrane të përgjegjshme para Kuvendit tonë e para botës, hapa të mëdhenj mund të bëhen në këto fusha në një të ardhme të afërt.

Kushtetuta jonë përvijon ndarje të qartë të tri pushteteve të para -- legjislativit, ekzekutivit, dhe gjyqësorit -- gjë që siguron baraspeshimin e kontrolluar të sistemit pushtetor në tërësi, për të krijuar një pushtet koheziv demokratik, jo autoritar. Në veçanti ky balans dhe bashkëpunim midis pushteteve duhet të sigurohet për të krijuar gamën e plotë të ligjeve në përputhje me standardet ndërkombëtare si dhe kontrollin demokratik të ekzekutimit të politikave.

Si President i vendit, që tashmë do të marrë kompetenca më thelbësore për një kryetar shteti, sidomos në fushat që janë atribute të ekzekutivit e të sovranitetit shtetëror, unë do të luaj rolin tim me gjithë fuqitë dhe dijen time. Së pari, siç jam zotuar e më takon ta bëj, do të jem në shërbim të unitetit demokratik të popullit të Republikës së Kosovës.

Në fushën e politikës së jashtme të vendit, të cilën me Kushtetutë e udhëheq unë, prioritet të parë do ta kemi sigurimin e njohjes sa më të shpejtë dhe integrimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare. Këtu kanë rol të gjitha institucionet tona, Ministria e Jashtme në radhë të parë, por edhe Kuvendi i Republikës.

Në fushën e sigurisë do të kemi së shpejti Forcën e Sigurisë të Kosovës, ushtrinë tonë të armatosur lehtë, që do të ndërtohet mbi kritere të NATO-s dhe me ndihmën e Aleancës. Përshëndesim vendimin që morën ministrat e mbrojtjes të NATO-s ditën e enjte, i cili mundëson këtë asistencë të NATO-s për krijimin e FSK-së.
Tash do ta krijojmë Agjencinë e Inteligjencës të Kosovës. Do të krijojmë shërbim të inteligjencës mbi kritere pastërtisht profesionale, të paanshëm politikisht, besnik ndaj shtetit tonë, të përkushtuar për sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe integritetin e vendit.

Pavarësia jonë e mbikëqyrur mbështetet mbi premisën e një komponente të fuqishme të pranisë ndërkombëtare – misionit të EULEX-it, të udhëhequr nga UE-ja – që do të ketë rol më shumë se mbikëqyrës në fusha të sigurisë e të ligjit. Ne do të bashkëpunojmë me këtë mision dhe me Përfaqësuesin Civil, prania e të cilëve në Kosovë buron nga Plani i Ahtisarit, duke u legjitimituar tutje edhe më fuqishëm nga ftesa që u kemi bërë ne, institucionet legjitime të Kosovës.
Rolin simbolik të UNMIK-ut në fazën e ardhme e shohim më shumë si mundësi për tranzicion të butë drejt një pranie kohezive ndërkombëtare, e cila na duhet për fazën e pavarësisë së mbikëqyrur.

Aktualisht nuk ka, por do të ketë sundim të ligjit në gjithë territorin e Kosovës. Republika e Kosovës do të jetë unike – territorialisht dhe funksionalisht—pavarësisht problemeve me të cilat ballafaqohemi sot nga strukturat ilegale që sponsorizon Serbia në Kosovë me qëllim që ta sfidojë rendin dhe ligjin e shtetit tonë dhe madje vetë ekzistencën e Republikës sonë. Për këtë punë kërkohet veprim i integruar i Qeverisë së Kosovës dhe i misionit ndërkombëtar në vendin tonë.

Për të ndërtuar një forum ku të shqyrtohen interesat e komuniteteve, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës është sanksionuar funksionimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete, i cili do të funksionojë brenda Zyrës së Presidentit të Kosovës, nën kryesimin tim. Unë planifikoj që së shpejti të ndërtoj strukturën organizative të këtij Këshilli.

Të nderuar dinjitarë të Republikës,
Të nderuar miq të Republikës sonë,
Zonja e zotërinj,
Mbasi kemi realizuar projektin më të madh kombëtar që ka një popull, ndërtimin e shtetit, ne kemi përpara sprova të mëdha, por të realizueshme: ta bëjmë Kosovën shtet plotësisht funksional, të qëndrueshëm politikisht e ekonomikisht, të sigurt për të gjithë qytetarët, pjesëtar i komunitetit më të gjerë të kombeve të lira në Evropë e në botë.

Në botë ka shtete më të mëdha e më të vogla, më të pasura e më të varfëra se ne, por ka vetëm një Kosovë: vend me histori të moçme, me shtresime identitetare e etnike që shkojnë përtej mileniumeve, me histori të paqes e të luftës, me një shpirt thellësisht demokratik e frymë të respektit e të pajtimit qytetar. Kjo është Kosova jonë, atdheu ynë, demokracia më e re në botë, shteti i 193-të që pret të hyjë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Krejt në fund, në këtë ceremoni të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës, u falemi nderit vendeve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuar, sikur edhe vendeve të tjera që kanë njohur Republikën e Kosovës dhe atyre që kanë shprehur gatishmërinë ta përqafojnë shtetin e ri në familjen e kombeve të botës.

I falemi nderi Organizatës së Kombeve të Bashkuara për punën që kanë bërë në Kosovë në këto nëntë vjet. Urojmë që UNMIK-u të mbetet në histori si një trashëgimi e mirë e OKB-së.

Zoti e bekoftë Kushtetutën e Republikës së Kosovës!
Ju faleminderit!

(Fjala e presidentit Sejdiu në ceremoninë për hyrjen në fuqi të Kushtetutes së Republikës së Kosovës – titulli është i redaksisë)


Publikuar: 16.06.2008 00:39:25
Lexuar: 51 herė
Fjalėt kyēe: Kushtetuta, Republikes, Kosoves, Bibla, Kurani, Yne,
  


Lajmet e fundit
Mendes kėrkon psikolog fame Mendes kėrkon psikolog fame
Capello: Presioni ėshtė gjė normale Capello: Presioni ėshtė gjė normale
Rritje e varėsisė - BE-ja duhet tė shtojė larminė e burimeve energjitike Rritje e varėsisė - BE-ja duhet tė shtojė larminė e burimeve energjitike



Lajmet te ngajshme
Liderė dhe menaxherė Liderė dhe menaxherė
Bashkimi kombėtar, mundėsi e imponuar Bashkimi kombėtar, mundėsi e imponuar
Tentimi pėr tė legalizuar krimin e organizuar Tentimi pėr tė legalizuar krimin e organizuar
A ka fytyrė e vėrteta...? A ka fytyrė e vėrteta...?
Kryengritje e Pambaruar Kryengritje e Pambaruar
Fillim i verės sė nxehtė (2008) nė Kosovė Fillim i verės sė nxehtė (2008) nė Kosovė
Feja dhe shqiptaria nė ditėt e sotme Feja dhe shqiptaria nė ditėt e sotme
Veriu i Kosovės dhe Lugina e Preshevės – pasoja tė kolonializmit serb Veriu i Kosovės dhe Lugina e Preshevės – pasoja tė kolonializmit serb
Mafia, imunitetet dhe dopjo-ligji Mafia, imunitetet dhe dopjo-ligji
Ofertat dhe miresjelljet e partive politike shqiptare Ofertat dhe miresjelljet e partive politike shqiptare
Google Yahoo MSN