E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Veshja nė kohėn e “Lidhjes”
Veshja nė kohėn e “Lidhjes”
Veshja nė kohėn e “Lidhjes”
Njė periudhė historike nuk mund tė kuptohet pa stilin e veshjes. “Moda” e viteve tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, u prezantua nė njė ekspozitė te veēantė tė hapur nė Muzeun Historik Kombėtar nė Tiranė. Njė koleksion veshjesh popullore, nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė, tė pėrdorura gjatė vitit 1878, krijojnė njė panoramė mė tė gjerė tė kėsaj periudhe.

Në ekspozitë paraqiten 18 fotografi dhe 10 vitrina, ku janë paraqitur këto kostume. Fotografitë, të cilat mbajnë kryesisht firmën e Marubëve paraqesin veshje të ndryshme dhe materialet e përdorura për realizimin e tyre. Aty është qytetarja shkodrane, malësori, etj. Krahas veshjeve, janë paraqitur edhe stolitë përkatëse që shoqërojnë ato. Kështu, dy kostumet, që përdoreshin dikur nga burrat e fesë katolike, në Shkodër dhe një kostum tjetër i burrit nga zona e Labërisë, shoqërohen nga brezoret, mbajtësja e cigareve, varëse, rripa dhe pipa. Po kështu edhe në stendën kushtuar gruas, janë paraqitur disa rripa bronxi me gurë të çmuar dhe me forma nga më të ndryshme, çanta të punuara me fije argjendi, si dhe stoli të tjera si varëse dhe byzylykë, të gjithapunime të rralla, të punuara me dorë nga mjeshtrit e kohës. Gjeografia që përfshin ekspozita është e gjerë. Ekspozohen aty kostumet e grave të Malësisë së Madhe, të Lumës, Gjirokastrës, Drenicës, Çamërisë, Leskovikut, Zadrimës e Lunxherisë, secila e veçantë në llojin e vet. Ekspozita e kostumeve u hap në vazhdën e aktiviteteve që po zhvillohen në kuadër të muajit të Kulturës Shqipëri-Kosovë si dhe me rastin e 130- vjetorit të krijimit të Lidhje së Prizrenit.


Publikuar: 16.06.2008 01:01:06
Lexuar: 104 herė
Fjalėt kyēe: Veshja, kohėn, Lidhjes,
  


Lajmet e fundit
Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės
Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak
Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin



Lajmet te ngajshme
Adelina: J’accuse Adelina: J’accuse
Yjet e muzikės? I prekim pas 10 vjetėsh Yjet e muzikės? I prekim pas 10 vjetėsh
Koncert i nxėnėsve shqiptarė tė shkollės sė muzikės Koncert i nxėnėsve shqiptarė tė shkollės sė muzikės
Ansambli Ansambli "Shota" filloi shėnimin e festave tė nėntorit
Lidhja e Prizrenit, tė fshehtat austro-hungareze Lidhja e Prizrenit, tė fshehtat austro-hungareze
Nė shtėpinė e Maries Nė shtėpinė e Maries
Pėrtej qytetit burg Pėrtej qytetit burg
Kufiri mes shpresės dhe zhgėnjimit Kufiri mes shpresės dhe zhgėnjimit
Muzeu i Kosovės, ekspozitė pėr 100-vjetorin e Kongresit tė Manastirit Muzeu i Kosovės, ekspozitė pėr 100-vjetorin e Kongresit tė Manastirit
Fellini, njė festė Fellini, njė festė
Google Yahoo MSN