Pėrzgjedhėsi i kombėtares ēeke, Karel Bruckner, ende nuk mund tė besojė se ekipi i tij lejoi ti pranojė dy gola nė pjesėn e fundit tė ndeshjes dhe tė eliminohet nga ēerekfinalja e kampionatit evropian.
E pabesueshme se si mund të humbet ndeshja në këtë mënyrë. Në katër minuta para ndeshjes udhëhiqnim me rezultat 2-1, ndërsa pastaj humbnim 3-2, ka thënë përzgjedhësi i Republikës Çeke.
Nuk mund të pritni fitore nëse bëni gabime të tilla. Për goditjen e dytë dhe të tretë, bëmë gabime katastrofike, nuk duhej të lejojmë diçka të tillë. U munduam të luajmë lojë të thjeshtë dhe kishim avantazh 2-0. Kishim shans ta zmadhojmë avantazhin. Por në fund iu dorëzuam kombëtares turke, ka përfunduar Bruckner.