E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Sekreti i kafese, ja pse na largon pergjumjen
Sekreti i kafese, ja pse na largon pergjumjen
Sekreti i kafese, ja pse na largon pergjumjen
Per t'u zgjuar vertet ne mengjes, pasi kemi bere nje gjume te rende, eshte mire te rrime ne kuzhine per te shijuar aromen qe perhapet nga makina e kafese pasi kjo arome na ben te zgjohemi dhe ne te njejten kohe aktivizon trurin tone me shpejt.

Yoshinori Masuo, nga Instituti Kombetar i Shkences dhe Teknologjise se Avancuar ne Tsukuba (Japoni) shpjegon se aroma e kafese eshte e mjaftueshme per te aktivizuar nje numer gjenesh te zgjimit duke na dhene nje rezultat te ngjashem me kafeinen e pranishme ne kafe.

Eksperimenti eshte kryer tek 30 minj, nga te cilet 15 jane lene ne gjume, ndersa 15 te tjere nuk jane lene te flene per nje nate te tere. Disa prej ketyre te fundit i eshte bere e mundur nuhatja e aromes se kafese. Me pas kerkuesit kane krahasuar nivelin e vemendjes te kavieve te cileve u ishte ndaluar te flinin dhe qe deshironin shume ta benin, por qe kishin nuhatur aromen e kafese dhe atyre qe gjithashtu nuk kishin fjetur, por qe nuk kishin nuhatur aromen e kafese. Studimi beri te mundur zbulimin qe tek grupi i pare i kavieve gjenet qe zgjoheshin pas gjumit kishin nje aktivitet fiziologjik shume me te ngritur, te ngjashem me ate te minjve qe kishin fjetur gjithe naten.

Ne minjte e mbajtur zgjuar, por qe nuk kishin ndjere aromen e kafese, aktiviteti i gjeneve te zgjimit ishte zero. "Per momentin asnje eksperiment nuk eshte kryer tek njerezit, por hapet nje rruge e rendesishme, sepse nese truri i njeriut do te reagonte njesoj me ate te miut hipotetikisht mund te mendohet per prodhimin e parfumeve qe mbajne zgjuar perqendrimin e personave qe punojne ne vende me pergjegjesi te larte, si kontrolloret e udhetimeve ose ata te centraleve nukleare" shpjegon profesor Masuo.

"Zbulimi eshte shume interesant sepse avantazhi qe kane aromat mbi sistemet e tjera te komunikimit ne tru qendron ne faktin qe keto te fundit nuk kane 'stacione' te ndermjetme midis marresve periferike dhe trurit dhe keshtu qe aromat ndihem menjehere. Ne kete pike mund te hipotetizojme qe veprimi i aromave eshte shume intensiv. Mbi te gjitha, nuhatja eshte sensi me antik i qenieve dhe keshtu dhe me i zhvilluari" shpjegon Edoardo Boncinelli, drejtor i laboratorit te biologjise molekulare te zhvillimit ne Institutin Shkencor ne Spitalin "San Rafaele" ne Milano.

Kerkimi beri te mundur zbulimin se aroma e kafese rrit aktivitetin edhe te dy gjeneve te tjera, GIR qe lidhet me kontrollin neuro-endokrin(sistemi i molekulave qe prodhojne hormone) dhe NFGR qe kontrollon stresin.

Ky kerkim konfirmoi edhe studimet e tjera mbi lidhjen arome-aktivitet celebral. Psikologu Robert Baron nga Rensselaer Polytechnic Institute ne Trou (SHBA) pershembull, jo shume kohe me pare, mundi te tregoje si limoni influencon ne ngarjen e makines, madje ata qe duhet te bejne nje manover komplekse ne nje vendparkim mund te perqendrohen me shume nese ndjejne eren e limonit. Nje tjeter psikolog, kete here austriak, Johann Lehrner, nga universiteti i Vienes ka studiuar si pacientet e dentisteve qe pergjithesisht i kap ankthi qe pa u ulur ne kolltuk arrijne te permbajne friken e tyre pasi kane ndjere eren e portokallit. Kjo lloj arome ne fakt arrin te fshije ate te anestezise se perdorur nga dentistet qe vepron ne tru duke shkaktuar irritim.

Pergatiti: Elona Memushi


Publikuar: 16.06.2008 03:07:05
Lexuar: 115 herė
Fjalėt kyēe: Sekreti, kafese, largon, pergjumjen,
  


Lajmet e fundit
Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7 Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7
Vraponi pėr jetė mė tė gjatė Vraponi pėr jetė mė tė gjatė
Mundet tė pėrmirėsojmė shėndetin? Mundet tė pėrmirėsojmė shėndetin?



Lajmet te ngajshme
Gjurmė tė ujit nė Mars Gjurmė tė ujit nė Mars
Astronomėt zbulojnė Astronomėt zbulojnė "binjakun" e Jupiterit
Mbaroi misioni i Feniksit nė Mars Mbaroi misioni i Feniksit nė Mars
Ne kerkim te lendes se erret Ne kerkim te lendes se erret
Ngrohja Globale Ngrohja Globale
Zbulohet vaksina efikase kundėr varėsisė nga droga Zbulohet vaksina efikase kundėr varėsisė nga droga
Shkrirja bėhet mė e shpejtė nė polin verior Shkrirja bėhet mė e shpejtė nė polin verior
Dredhėzat nga uji Dredhėzat nga uji
Nje gjen qe bllokon HIV-in! Nje gjen qe bllokon HIV-in!
Testohet qėndrueshmėria e monumenteve tė kultit Testohet qėndrueshmėria e monumenteve tė kultit
Google Yahoo MSN