Me anė tė njė rregulloreje tė veēantė, Autoriteti Qendror ka vendosur qė tė marrė njė sėrė masash pėr tė garantuar ato kredi qė jepen pėr personat qė kanė njė marrėdhėnie specifike me bankėn, si edhe pėr tė gjithė klientėt e bankės qė marrin kredi dhe qė janė tė lidhur me njėrin-tjetrin.
Rregullat e reja të Bankës së Shqipërisë janë strikte dhe parashikojnë që në të gjitha rastet të mos ketë përjashtime në lënien e garancisë pasurore për klientët e bankës. Nga rregulli për të lënë në garanci pasuri të paluajtshme 140 për qind të vlerës së kredisë tashmë nuk përjashtohet askush.
Edhe ata që punojnë në banka, nuk mund të kenë asnjë favorizim për marrjen e kredisë. Rregullorja e re kërkon që të minimizojë riskun e kredisë në rast të pamundësisë për kthim nga ana e klientëve. Nga ky rregull nuk përjashtohen as administratorët e bankave.
Administratorët e bankës, sipas politikave dhe procedurave të vetë bankës për personelin (stafin) e saj lidhur me procesin e kreditimit, nuk mund të përfitojnë kredi që tejkalojnë shumën 8.000,000 lekë ose kundravleftën e saj në monedhë të huaj.
***
Drejtuesit e bankave të nivelit të dytë bëjnë të ditur se një problem tjetër serioz në procesin e likuidimit të kredive të pakthyera mbetet edhe nxjerrja në shitje e pasurive të lëna si kolateral. Këto procedura, sipas të dhënave të këtyre institucioneve vazhdojnë që të zënë një kohë të gjatë, që shkon në disa muaj.
Duke i shtuar kësaj periudhe edhe rezultatin e ankandit dhe vonesat e tjera të lidhura me të, shitja e një prone të lënë si garanci pasurore shkon deri në vite kohë. Totali i kredive me probleme, në muajin Mars arriti në 256.9 milionë euro, rreth 67 milionë euro më shumë se në dhjetor.
Banka e Shqipërisë përdor disa kritere për vlerësimin e kredive me probleme. Nga totali, numri i kredive të vëna nën ndjekje zuri pjesën më të madhe.
Gjithnjë e më shumë, kompani dhe individë deklarojnë se nuk mund të shlyejnë më këstin mujor të kredisë, si pasojë e vështirësive ekonomike të shkaktuar nga rritja e taksave dhe rritja e çmimeve. Kjo është hera e parë pas pastrimit të sistemit bankar nga kreditë e këqija të akumuluara gjatë periudhës 92-98, që kredia me probleme kapërcen nivelin prej 10% të totalit të kredive.
Sa po rrezikojnë bankat ?
Sipas të dhënave të bëra publike nga ana e BSH-së, kreditë e këqija po shkojnë drejt 4% të portofolit, ndërsa ato me probleme kanë kaluar 10% të kreditit të gjithë sistemit.
Nga ana e specialistëve të sistemit bankar bëhet e ditur se, ende nuk dihet se sa është në të vërtetë rreziku i mbartur nga një portofol kredie që llogaritet në rreth 3 miliardë euro. Mungesa reale në vlerësim, vjen pasi pjesa e dërrmuese e kredive janë dhënë gjatë vitit 2006 dhe 2007 dhe janë kredi të reja.
Ato ende mbeten për tu vlerësuar për riskun që mbartin në kthim. Nga kredia në ndjekje, ose me probleme, që në total shkon në 401 milionë dollarë, rreth 120 milionë dollarë janë kredi e keqe, ose ajo që nuk mund të mblidhet më nga ana e bankave.
Por veç kredive, tashmë të klasifikuara si me probleme, Banka e Shqipërisë ngre edhe një problem tjetër, që ka të bëjë më informacionin jo të plotë që jepet në ketë drejtim nga ana e bankave të nivelit të dytë, duke fshehur në një pjesë të konsiderueshme riskun që mund të vijë nga ky aktivitet.
Për një pjesë të specialistëve, metodat e klasifikimit dhe riklasifikimit mund të jenë një instrument në duart e bankave për të fshehur realitetin. Hyrja e grupeve të mëdha bankare, ka rritur presionet tek operatorët e tjerë për më shumë përpjekje në drejtim të zënies së tregut. Shpeshherë kjo bëhet në dëm të cilësisë së portofolit. Po kështu, të mos harrojmë se edhe bilancet e kompanive nuk janë të sinqerta, duke shtuar një problem më shumë në këtë drejtim.
Tregues të kredisë
Hua gjithsej Mars 2008, 309 552 000 000 lekë
Hua në ndjekje Mars 2008, 31 341 000 000 lekë
Hua në ndjekje, % Mars 2008, 10.12%
Hua në ndjekje Dhjetor-07, 23 215 000 000 lekë
Hua në ndjekje, % Dhjetor 2007, 8.07%
+++
Kredia për pushime, kushtet dhe interesat
Një nga produktet që ofrohen nga ana e bankave të nivelit të dytë për klientët, është kredia për pushime. Kjo kredi mbetet një alternativë për të gjithë ata që nuk kërkojnë të shpenzojmë kursimet për pushime, apo që kërkojnë një formë të re financimi.
Kredia për pushime jepet thuajse në të njëjtat kushte me kredinë konsumatore, ndërsa financimi i saj shkon deri në 20 mijë dollarë për raste të veçanta, përkundrejt edhe garancive pasurore. Për këtë kredi, kërkohet garanci pasurore kur shuma e kërkuar nga ana e klientit të bankës kap nivele të larta. Periudha e maturimit për këtë kredi është afatmesme, duke u shtrirë në një periudhë kohore prej 3 vitesh.
Për shuma kredish që janë në nivele të ulëta, pra në disa mijëra euro, klienti mund të lërë si garanci edhe pajisje të ndryshme, ndërsa bankat edhe për kredi kërkojnë një dorëzanës për të dalë garant në kthimin e kredisë. Por bankat ofrojnë mundësi të ndryshme midis kontratave që janë individuale për klientët edhe në raste kur ato nuk kanë garanci pasurore.
Interesat që vendos banka për këtë kredi, mund të jenë të luhatshme ose fikse. Zakonisht bankat vendosin një interes për riskun e kredisë dhe këtë ja shtojnë interesat të bonove të thesarit, ose të Euroliborit për kredinë në euro. Për të përfituar këtë kredi, klientit i duhet që të ketë një shumë të vërtetuar të ardhurash mujore, që është të paktën sa trefishi i këstit që caktohet nga ana e bankës.
Kur për kredinë është vendosur edhe hipotekë, ndërsa përcaktohen të gjitha kushtet e të ardhurave dhe dorëzanisë, interesat paraqiten më të favorshëm.
Si për të gjitha llojet e kredive, klientit i kërkohet nga ana e bankës, dokumentacioni që vërteton të ardhurat nga puna, nga bizneset, pronat e paluajtshme dhe qiratë që ai mund të ketë.
Njëkohësit, bankat e nivelit të dytë ndër dokumentet që kërkojnë për pranimin e këtij financimi kërkojnë edhe gjendjen gjyqësore. Kreditimi nga ana e bankave edhe për këtë lloj kredie preferohet që të jepet në lekë, pasi një pjesë e mirë e klientëve që kërkojnë kredi pranë tyre i kanë të ardhurat në monedhën vendase.
Por specialistët e kreditit në bankat e nivelit të dytë bëjnë të ditur se kredia në valutë dhe veçanërisht ajo në euro mbetet më e preferuara nga ana e bankave të nivelit të dytë.
Monedha evropiane ka vazhduar që të zhvlerësohet kundrejt lekut edhe gjatë vitit 2007, si edhe gjatë pjesës së parë të këtij viti, duke e bërë kredinë në euro të leverdishëm për të gjithë ata klientë të bankave që të ardhurat e tyre i kanë në lekë.