E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Aeroporti rrit numrin e udhėtarėve dhe fitimet
Aeroporti rrit numrin e udhėtarėve dhe fitimet
Aeroporti rrit numrin e udhėtarėve dhe fitimet
Numri i udhėtarėve nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės gjatė pesė mujorit tė parė tė kėtij viti ėshtė rritur pėr 20 pėr qind, duke thyer rekorde tė reja nė krahasim me periudhėn paraprake tė njė viti mė parė.

Ky fakt është bërë i ditur nga një komunikatë për në të cilën është potencuar se përveç numrit të udhëtarëve ka një rritje edhe të fluturimeve.

“Numri i udhëtareve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës tashmë ka tejkaluar parashikimet për këtë vit. Pas rekordit prej 1.1 milion udhëtarësh vitin e kaluar, në periudhën pesëmujore të këtij viti është shënuar një rritje e numrit te udhëtarëve prej rreth 20 përqind si dhe ngritje e numrit të fluturimeve prej 13%, në krahasim me te njëjtën periudhe te vitit te kaluar”, saktëson komunikata e ANP-së.

Tutje në këtë komunikatë thuhet se më shumë se 20 kompani ajrore tashme kanë dërguar oraret për fluturime gjatë sezonin veror 2008. “Në këtë kuadër, Bordi i ANP-se ka aprovuar kërkesën e menaxhmentit që të angazhojë një kontingjent shtesë të punëtorëve sezonal qe do të ndihmojnë në mbarëvajtjen e operimeve gjatë sezonit të verës”.

Po ashtu zyrtarët e këtij institucioni kanë bërë të ditur se me qellim te përmirësimit të kualitetit dhe sigurisë, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, ka filluar se implementuari projektet kapitale si rishtresimi i pistës, sistemi i ri e elektrimifikit ne pistë, modifikimi i terminalit të udhëtarëve me qëllim te rritjes së hapësirave për udhëtarë dhe riorganizimit të shërbimeve në mënyrë që procesimi i udhëtarëve të jetë sa më i lehtë dhe funksional, etj.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës po ashtu ka prezantuar edhe pasqyrën financiare të viti që lamë pas duke theksuar se është shënuar një ngritje e të hyrave prej 11% dhe është arritur të ulen shpenzimet operative për 6.5%.

“ Po ashtu ka pasur një rritje të fitimit bruto prej 2,1 milionë euro sa ishte në vitin 2006, në 7,7 milionë euro në vitin 2007. Ky trend pozitiv vazhdon edhe këtë vit dhe krahasuar me pesëmujorin e vitit të kaluar, këtë vit të hyrat kanë shënuar një rritje prej mbi 10%. Ndërsa shpenzimet operative kanë ngelur në nivelin e vitit të kaluar. Me këtë trend mund të pritet që ANP-ja ta dyfishojë fitimin neto në vitin 2008”, përfundon komunikata.


Publikuar: 16.06.2008 03:56:56
Lexuar: 153 herė
Fjalėt kyēe: Aeroporti, rrit, numrin, udhėtarėve, fitimet,
  


Lajmet e fundit
Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7 Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7
Vraponi pėr jetė mė tė gjatė Vraponi pėr jetė mė tė gjatė
Mundet tė pėrmirėsojmė shėndetin? Mundet tė pėrmirėsojmė shėndetin?



Lajmet te ngajshme
Rėnie rekorde nė Bursėn e Nju-Jorkut pas 11 shtatorit tė vitit 2001 Rėnie rekorde nė Bursėn e Nju-Jorkut pas 11 shtatorit tė vitit 2001
“Vodafon” nė partneritet ekskluziv me VIP “Vodafon” nė partneritet ekskluziv me VIP
OPEK sėrish do ta zvogėlojė prodhimin e naftės OPEK sėrish do ta zvogėlojė prodhimin e naftės
INSIG rinis rrugėn drejt privatizimit INSIG rinis rrugėn drejt privatizimit
Ēmimi i naftės ra nėn 50 dollarė pėr barel Ēmimi i naftės ra nėn 50 dollarė pėr barel
Tė hėnėn hapen ofertat pėr koncesionimin e aeroporteve Tė hėnėn hapen ofertat pėr koncesionimin e aeroporteve
Borxhet e mėdha ēojnė drejt shitjes JAT-in Borxhet e mėdha ēojnė drejt shitjes JAT-in
ELEM importon energji elektrike ELEM importon energji elektrike
Shqipėria kėrkon tė bėhet prodhues i madh i energjisė sė erės Shqipėria kėrkon tė bėhet prodhues i madh i energjisė sė erės
Rritje e prodhimtarisė industriale pėr mbi 15 pėr qind Rritje e prodhimtarisė industriale pėr mbi 15 pėr qind
Google Yahoo MSN