Operatori VIP pas ofertės BlackBerry , pėr herė tė parė nė tregun e Maqedonisė sjellė edhe VIP VPN ose rrjetin virtual privat pėr kompani tė mėdha dhe tė mesme.
VIP VPN është zgjedhje e tërësishme telekomunikuese e cila i integron të punësuarit në një kompani ose institucion në një grup të përbashkët shfrytëzues. Udhëheqësit e VIP thonë se VPN u mundëson kompanive në mënyrë të pavarur të zgjedhin dhe administrojnë çdo shfrytëzues të kompanisë. Kjo do të thotë se kompanitë vet mund ti aktivizojnë dhe deaktivizojnë të gjitha SIM kartelat e veçanta, të emërojnë numra të shkurtër për thirrje sa më të shpejtë, të përcaktojnë limit mujor për biseda si dhe të lejojnë ose kufizojnë thirrjet ndaj destinacioneve të caktuara, dhe të gjitha këto më qëllim të shkurtimit të shpenzimeve të kompanive.
Me ofertën VPN për 1200 denarë fitoni 500 minuta bisedë. Ndërsa siç njoftuan përfaqësuesit e VIP, ekzistojnë dy modele tarifore të VIP VPN, VIP VPN korporejt Iidedikuar për kompani të cilat kanë mes 25 dhe 100 shfrytëzues të linjës dhe VIP VPN korporejt plus për kompanitë me mbi 100 shfrytëzues dhe me mundësi për zgjedhje te numrave.