Skizofrenia eshte nje sindrom qe shfaqet kryesisht me pranine e nje bashkesie shenjash karkteristike, te shoqeruara me nje keqfunksionim te dukshem social e fizik.Simptomat kryesore mund te konsiderohen te ndara ne dy grupe te medha : simptoma pozitive dhe negative.
Simptomat kryesore mund te konsiderohen te ndara ne dy grupe te medha : simptoma pozitive dhe negative.
Simptomat pozitive perfshijne shtremberimet ose teprimet e :
a-permbajtjes se mendimit (deliret),
b-perpeceptimit (halucinacionet),
c-gjuhes e komunikimit (te folurit e corganizuar),
d-Paraqitjes dhe sjelljes (sjellje te crregullta)
Simptomat negative perfshijne :
a-reduktim te intensitetit te shprehjeve emotive (ndjenja te cekta),
b-reduktim ne rrjedhshmerine dhe produktivitetin e mendimit dhe te folurit (alogji),
c-reduktim ne orjentimin e sjelljeve me perfundim arritjen e qellimit (abuli).
Personat skizofrenike shfaqin crregullime te perceptimit dhete vemendjes. Ata shpesh shprehen se bota u duket e ndryshme e gati ireale.
[1] Disa flasin per ndryshime ne permasate trupit te tyre, apo ndryshime ne distancat mes objekteve qe kane realisht prane.
[2] Shtremberimet me dramatike te perceptimit jane halucinacionet, te cilat jane pervoja ndjesore ne mungese te stimujve mjedisore real. Nje i semure skizofren nuk arrin te ndaje kufirin e reales me jorealen. Halucinacionet ai i konsideron si stimuj te shkaktuar nga bota e jashtme ose e brendshme, por kurre si produkt i mendjes se tij.
Halucinacionet jane te llojee te ndryshme si : pamore, degjimore, te te prekurit, te nuhatjes, te shijes, ose nje kombinim i disa nga keto lloje. Me te zakonshmet jane halucinacionet degjimore, te cilat shfaqen ne formen e "zerave","muzikes", "zhurmave".
Skizofrenia, zakonisht paraprihet nga nje faze pararendese, gjate se ciles verehet nje perkeqesim i funksionimit normal. Gjate kesaj periudhe personi shfaq shenja te terheqjes nga shoqeria, moskujdesje per higjenen personale, mungese te theksuar motivimi dhe perjetime te ndjesive dhe perceptimeve jo te zakonshme.
Skizofrenia ndahet ne tipe dhe nen tipe, te cilet klasifikojne lloje te ndryshme, apo kombinime te crregullimeve te sizofrenise. Crregullime te ndryshme te skizofrenise, ne vresi te llojit, kohezgjatjes, apo kushteve te pershkallezimit, mund te permiresohen apo edhe te sherohen.