|
"Kohe e humbur", ekspozita qe risjell pas dy vitesh skulptorin Arben Bajo
"Kohe e humbur" mund te jete ajo qe digjet brenda nje oxhaku por edhe ajo qe harxhon nje artist per te mbijetuar. Mbi kete koncept skulptori Arben Bajo e ka ndertuar ekspoziten e tij ne Galerine Kombetare qe e rikthen ate pas dy vjetesh me nje ekspozite personale kryekeput te ndryshme nga ajo e vitit 2006.
I vendosur ne Greqi prej vitesh atje i duhet te punoje per vepra te porositura nderkohe qe kete kohe po te kishte mundesi do ta shpenzonte ne favor te artit te tij. Pikerisht kallepet apo negativet e skulpturave qe i ka bere keto kohe ai i ka marre dhe vendosur si instalacione ne masivet ne forme oxhaqesh qe zene vend ne Galerine Kombetare.
Shenja dhe simbole paraqiten mbi oxhaqe ne nje metamorfoze pa fund duke krijuar nje dialog me universin si ne nje rituale magjik ku oxhaku shnderrohet ne nje porte te hapur drejt qiellit. Lost time nuk eshte me e tille kur artisti punon mbi te dhe rikrijon mbi ate qe dikur quhej e humbur.

|
| Lajmet e fundit |
|
|
 |
|
|
 |
|
|


|