E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Shėndet > Thatėsia e syrit
Thatėsia e syrit
Thatėsia e syrit
Nė tė folurit e pėrditshėm shprehja syri i thatė i dedikohet njė sėmundjeje, e cila manifestohet me pakėsimin e sasisė ose pėrbėrjen e lotėve. Si pasojė e kėtyre ndryshimeve, syri nuk laget mjaftueshėm. Nė mjekėsi kjo njihet si Sicca-Syndrom.

Loti prodhohet në gjëndrën lotuese, derdhet në mollëzën e syrit dhe me lëvizjen e rregullt të kapakëve të syrit, shpërndahet në të gjitha anët duke mbajtur kështu syrin gjithnjë të njomë.
Shkaktarët kryesorë të Sicca-Syndrom janë të shumtë. Prodhimi i lotit në sasi të vogël, ndryshimi në përbërjen e tij dhe lëvizjet e dobësuara të kapakëve të syrit njihen si më kryesorët.
Kontraceptivët dhe antidepresivët e ndryshëm, ndërrimet hormonale, sëmundjet e gjëndrës tiroide, infeksionet virale, mungesa e Vitaminës A, Rheuma dhe Diabeti mund të shpiejnë poashtu në tharjen e syrit.

Më të prekur nga kjo sëmundje janë të moshuarit dhe femrat. Sikurse mosha poashtu dhe faktorët klimatik, kondicionerët e ajrit, kemikalet dhe tymi duhanit ndikojnë në zvogëlimin e sasisë së lëngut të syrit.
Në SHBA tashmë ekziston Office Eye Syndrome, nga e cila të rrezikuar janë ata që kalojnë orë të tëra para monitorit dhe si pasojë e koncentrimit dhe shikimit të pandërprerë në monitor, lëvizja e kapakëve të syrit bëhet më e rrallë, duke tharë kështu sipërfaqen e syrit.

Simptomet tipike janë të djegurit dhe kruarja e syve, dhembja dhe ndjenja e pluhurit në sy si dhe ndjeshmëria e rritur ndaj dritës.
Nëse nuk mjekohet me kohë, atëherë mund të vie deri te çrregullimet afatgjatë të korneas, duke pasur si pasojë dobësimin e të pamurit.

Në vijim disa këshilla për ata, që tashmë vuajnë nga kjo sëmundje:

- merrni rregullisht pika për sy,
- keni parasysh lagështinë e ajrit në vendin e punës ose në dhomë,
- bëni shëtitje në ajër të pastër,
- largohuni nga pirja e duhanit dhe rrymimi i ajrit, e veçanërisht keni kujdes nga ventilatori në automjet,
- gjatë punës me kompjuter bëni pauze të shkurtëra dhe lëvizni kapakët e syve më shpesh,
- kujdes duhet pasur gjatë larjes së syve, e posaçërisht në vënien e makijazhit.



Publikuar: 16.06.2008 06:29:17
Lexuar: 295 herė
Fjalėt kyēe: Thatėsia, syrit, sėmundje,
  


Lajmet e fundit
Shqiptarė pėr interes Shqiptarė pėr interes
Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7 Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7
Vraponi pėr jetė mė tė gjatė Vraponi pėr jetė mė tė gjatė



Lajmet te ngajshme
Autizmi te vajzat Autizmi te vajzat
Alicini ėshtė shumė i dobishėm Alicini ėshtė shumė i dobishėm
"Kolesteroli i mirė" mbron nga demenca
Sėmundjet e gingivave dhe diabeti Sėmundjet e gingivave dhe diabeti
Ashtu si lėkura, edhe sytė digjen nga dielli i fortė Ashtu si lėkura, edhe sytė digjen nga dielli i fortė
Ēamēakėz me tharm kundėr stresit Ēamēakėz me tharm kundėr stresit
Njohuri dhe fakte rreth cirrozės Njohuri dhe fakte rreth cirrozės
Lajthitė braziliane dhe statusi i selenit Lajthitė braziliane dhe statusi i selenit
Magneti largon depresionin Magneti largon depresionin
Pirja e duhanit !!! Pirja e duhanit !!!
Google Yahoo MSN