Prezantimi i portit malazez Bar dhe mundėsitė pėr shfrytėzimin e tij qė mund tė jetė zgjidhje permanente pėr transport detar pėr kompanitė e Maqedonisė do tė mbahet sot nė Shkup.
Ngjarjen e organizon Oda Ekonomike e Maqedonisë për shkak të interesit të rritur të kompanive të Maqedonisë për port alternativ, duke marrë parasysh humbjet e mëdha dhe shpenzimet e paplanifikuara të shkaktuara me bllokadat në portet e Selanikut.
Për shkak të bllokadave të hekurudhës dhe mospunës së portit të Selanikut kompanitë më të mëdha të Maqedonisë nuk kanë mënyrë se si t`i plasojnë produktet e tyre deri te partnerët e huaj dhe nëse situata e këtillë tejet e pavolitshme vazhdon edhe gjatë periudhës së ardhshme mund të priten pasojat afatgjate mbi tërë ekonominë e vendit, thuhet në kumtesën e organizatorëve të ngjarjes.
Me këtë rast potencohet se tërësisht janë bllokuar industritë bartëse të Maqedonisë, metalurgjia e zezë dhe industria e çelikut, të cilat krijojnë 20 për qind të bruto prodhimit vendor dhe thuajse gjysmën e eksportit të Maqedonisë.