E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Festa e muzikės arrin edhe nė Prishtinė
Festa e muzikės arrin edhe nė Prishtinė
Festa e muzikės arrin edhe nė Prishtinė
Kryeqyteti i Kosovės nga ky vit do tė jetė qyteti i 251-tė qė feston "Ditėn e muzikės", ngjarje kjo popullore falas, qė mbahet mė 21 qershor, e dedikuar vetėm pėr muzikėn.

Pamjet që do të kapen me fotoaparat dhe kamerë në Kosovë do të transmetohen po atë natë në kullën Eiffel në Paris, ku është ndeja kryesore botërore.

Fête de la Musique, siç quhet në gjuhën frënge, ka nisur mu në Francë në vitin 1982.
Nga ajo kohë përveç numrit mbresëlënës të koncerteve, Fête de la Musique është shndërruar në fenomen të vërtetë social.

Kjo festë do të jetë e shpërndarë nga Sheshi “Nëna Terezë”, ku do të jenë të përqendruara dy apo tre pika performuese.

“Nga ora 12 deri në ora 15:00 do të ketë muzikë për fëmijë dhe kore të ndryshme. Në këtë kohë do të jetë edhe parada e bendit muzikor të KFOR-it. Nga ora 15:00 e më tutje në këtë shesh do të ketë muzikë folklorike dhe valle”, tregon Jeton Rushiti për gazetën “Express”, i cili ishte edhe koordinator i organizimit të kësaj feste si dhe i asociacionit të “Festa Muzikore”.

Rushiti tregon se në amfiteatrin e sheshit “Skënderbe” do të ketë muzikë elektronike të DJ-ve kosovarë. Në platenë e Grand Hotel po ashtu do të ketë muzikë elektronike duke filluar nga ora 18:00.

Ndërsa tek obelisku i “Newborn” duke filluar nga ora 12:00 deri në orën 22:00 do të përformojnë studentët e fakultetit të muzikës duke luajtur në piano.

“Ndërsa brenda qendrës tregtare të Pallati i Rinisë, do të ketë po ashtu muzikë klasike që do të luhet nga studentët e muzikës”, shpjegon Rushiti.

Festa nuk ndalet këtu. Në parkingun e teatrit “ODA” pritet të ketë Jazz, Rock, bende alternative që do të luajnë deri në orët e vona të mbrëmjes.

Festa më një fjalë synon të arrijë te të gjitha grupet e popullsisë, duke pasur për qëllim popullarizimin e të bërit muzikë dhe familjarizimin e të rinjve, të të gjitha prejardhjeve sociale, me të gjitha format e shprehjes muzikore.

Politika e hyrjes gratis, e dhurimit të muzikës për audiencën, spontaniteti, aksesibiliteti, kureshtja; amatorë apo profesionistë, secili muzicient jep kontributin e tij në party-n ku mirëpritet çdo lloj i muzikës.



Publikuar: 17.06.2008 01:41:30
Lexuar: 76 herė
Fjalėt kyēe: Festa, muzikės, arrin, Prishtinė,
  


Lajmet e fundit
Shqiptarė pėr interes Shqiptarė pėr interes
Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7 Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7
Vraponi pėr jetė mė tė gjatė Vraponi pėr jetė mė tė gjatė



Lajmet te ngajshme
Teza mbi ilirishten? Hamp na gėzon Teza mbi ilirishten? Hamp na gėzon
Baroku madhėshtor Baroku madhėshtor
Ndėrroi jetė Brajt, themeluesi i “Pink Flojd”-it Ndėrroi jetė Brajt, themeluesi i “Pink Flojd”-it
Taso nė botėn qė nuk ėshtė si dje Taso nė botėn qė nuk ėshtė si dje
Portė e hapur pėr autorėt e Shkodrės Portė e hapur pėr autorėt e Shkodrės
Pengu i Gjikės si pengu i Viskontit? Pengu i Gjikės si pengu i Viskontit?
Piktori Velaj cel ekspoziten “Kujtime nga e ardhmja” Piktori Velaj cel ekspoziten “Kujtime nga e ardhmja”
Fjalori i tranzicionit, sa i ri ėshtė Fjalori i tranzicionit, sa i ri ėshtė
Njė javė xhaz nga Markelian Kapedani Njė javė xhaz nga Markelian Kapedani
Muzeu i Kosovės, ekspozitė pėr 100-vjetorin e Kongresit tė Manastirit Muzeu i Kosovės, ekspozitė pėr 100-vjetorin e Kongresit tė Manastirit
Google Yahoo MSN