|
Tė votosh nė shtetrrethim..
E diel, 15 qershor. Nė pikun e ditės, aty pranė hotel Lirakut rastėsisht takova njė tė njohur. Si zakonisht nė ditė zgjedhjesh, pyetja blic dhe e vetme qė i bėhet dikujt ėshtė: Votuat? Po mė thotė ai, duke mbajtur dorėn e djathtė tė shtrėnguar nė xhepin e majtė tė jelekut qė mbante veshur. Nuk ndihesh mirė i thashė sa pėr tė verifikuar gjestin e tij.
E diel, 15 qershor. Në pikun e ditës, aty pranë hotel Lirakut rastësisht takova një të njohur. Si zakonisht në ditë zgjedhjesh, pyetja blic dhe e vetme që i bëhet dikujt është: Votuat? Po më thotë ai, duke mbajtur dorën e djathtë të shtrënguar në xhepin e majtë të jelekut që mbante veshur. Nuk ndihesh mirë i thashë sa për të verifikuar gjestin e tij. Jo, ma kthen qytetari, një ditë si kjo të shkakton lloj-lloj dhimbjesh, për të qenë fare i hapur, sikur ta dija episodin nuk do e lëvizja këmbën nga pragu i derës. Për hir të së vërtetës u befasova nga përgjigjet e qytetarit meqë kishte lidhshmëri me procesin e votimit. Ankesat e tij binin ndesh me këngën që dëgjohej në kupë të qiellin nga vëzhguesit: atmosferë e qetë. Si për ti dhënë karar muhabetit e ftova për kafe, fatmirësisht ai shprehu gatishmëri të rrufeshme. Ende pa zënë vend mirë në tavolinën ku Pallati i Kulturës dukej si tepsi, ia behu kamerieri: makiato dhe një gotë ujë, porositi qytetari, duke bërë gati cigaren. Teksa e thithte atë të dreqosur (cigaren), shtron pyetjen në formën e konstatimit: ju keni qenë edhe gjatë konfliktit këtu, keni parë autoblinda, policë, armatim, qytet pa njerëz, gazetarë të huaj, vëzhgues, monitorues, sehirxhinj, etj.
Po, ia kthej, kam qenë dhe situata ishte anormale, e frikshme, madje do të thoja ndodhemi buzë luftës civile. E, të lumtë meqë më kujtove luftën, sot më është mbushur mendja se ne jemi peng i luftës së ftohtë. E ky i ftohtë të ngrin e ta bën trupin kallkan. Si për ta shkrirë akullin, e pyes, çtë paska ngjarë sot, meqë qenke kaq i dëshpëruar? Letërnjoftimin e nxori nga xhepi i këmishës, duke e shoqëruar me një të sharë allashqiptarçe. E shikon këtë, më thotë, ky është mjeti identifikues për çdo qytetar të botës, që sot e tutje do ta ruaj si sytë e ballit. Edhe kur të fle, edhe kur të ulem në sofër për të ngrënë, më fal, por edhe në tualet, do ta mbaj me vete. Pa këtë më merr lumi
për të qenë korrekt, nisa të dyshoj, jo në fjalët e tij, por nga aspekti psikik. Po bisedoja me një qytetar që fuqia e tij supreme përputhej me vetëpërmbajtjen dhe urtësinë. Nuk ishte nga ata partizanët partiake dhe as ndonjë llafazan çapraz. Teksa mendoja të tilla gjëra, duke shfryrë më thotë: ta hedhësh votën në shoqërimin e forcave speciale të policisë, vetëm tek ne ndodh. Mos u habit, ma kthen, mbathi këmbët dhe shko e verifiko, mos më shiko sikur të jem i lajthitur. Me këto fjalë u ngritëm dhe përshëndetëm njëri- tjetrin.
Ora 11.30[/b[
Zura një qoshe te "Lirakut", hapa laptopin dhe picërrova sytë mos gjej ndonjë nishan nga ato çmë tha bashkëbiseduesi. Nuk gjeta asgjë përveçse refrenit të një ore më parë: atmosferë e qetë, proces pa probleme etj., apo lajme të tipit vëzhgimi i rreptë i procesit, qindra vëzhgues, dhjetëra monitorues dhe lumë uniformash në qendrat e votimeve. Aty për aty, vendosa të shkoj në disa qendra votimi të Tetovës, më e afërta dhe me pak lodhëse ishte tek gjimnazi. Sapo u afrova pikasa një grumbull njerëzish që nuk kishin lidhje me votën, por në cilësinë e ruajtësit të rendit dhe të mbikëqyrësit (vëzhguesit). Policë që ngrinin traun e improvizuar, vëzhgues që vigjilonin dhe pak qytetarë votues të shushatur nga sikleti për të mbërritur deri tek kutia e votimit. Në brendinë e asaj tollovie, ndodhi ajo e paparashikueshmja: një djalosh merr rrugën në kthim pa patur mundësi të votojë: Votove?- e pyeta: Çfarë votimi, - ma kthen i mllefosur, - nuk e shikon se këtu është si në shtetrrethim, më kthyen ata rrufjanët... Dhe iku duke turfulluar. U afrova edhe disa metra për të parë nga afër se çpo ndodhte: e tmerrshme, për të votuar u dashka të zbatohen ca rregulla të pashkruar që bien ndesh me ligjin; qytetari duhet të paraqesë tek polici pasaportën, ose letërnjoftimin si hapi i parë për të mbërritur ne destinacion. Adete njëlloj si në rastet e hyrje-daljeve në kufi, madje edhe pyetjet ishin thuajse identike. Nga vjen, përse ke ardhur e kështu me radhë. Me një fjalë, aty mbante era frikë dhe panik dhe nuk kishte aspak lidhje me normativat e ruajtësve të rendit publik. E njëjta situatë trishtuese dhe antidemokratike rezononte edhe në tri qendra të tjera votimi ku munda të shikoj çndodhte. Përfundimisht, kishte të drejtë bashkëbiseduesi im që e mbante letërnjoftimin të shtrënguar. Qytetarët më 15 qershor, ndjenë peshën e frikës, panikut, rrëmujës të gatuar nga vetë institucionet e sistemit.
[b]Ora 12-16
Bashkimi Demokratik për Integrim, thërret konferencë për shtyp; krejtësisht e panevojshme, zhurmë për asgjë. Zëdhënësja ia fut kodra pas bregut. Gazetarët u larguan pa shënuar asgjë në blloqet e tyre. I vetmi lajm që mori dhenë erdhi nga Ministria e Punëve të Brendshme: "Ruajtësit e rendit publik" kanë arrestuar disa njerëz se paskan tentuar të mbushin kutitë e votimit. Asgjë tronditëse, fundja edhe vendet skandinave do ta kishin zili mbretërimin e qetësisë absolute, por me një ndryshim; norvegjezët, suedezët, danezët etj., janë të lirë, sovranë dhe e kryejnë obligimin e tyre në harmoni të plotë më normat dhe standardet njerëzore. Ndërkaq në hapësirat shqiptare ku u votua, qytetari është në pikë të hallit. Iu cenohet e drejta themeltare e tij, si pasojë e përdhosjes së ligjit. Ne emër të disiplinimit, në emër të zgjedhjeve të lira dhe korrekte, të atmosferës së qetë dhe pa probleme, votuesit shqiptarë përjetuan ditën e jashtëzakonshme, atë të shtetrrethimit.
Ora 16-19
"Shtetrrethimi" nuk kishte ndërmend të shfuqizohej, formalitetet e rëndonin së tepërmi supin e Tetovës me rrethinë. Ndryshe nga herët e kaluara, rivotimet u karakterizuan edhe nga pjesëmarrja e ulët e votuesve. Indikacion ky që flet për terronin psikologjik që ka ushtruar pjesëmarrja e panevojshme e policisë, aty ku nuk është e lejueshme dhe e praktikueshme.
Për mendje të kthjellëta shumë pak ishte më rëndësi se kush do ta ngrinte flamurin e fitores, brenga ishte gjetiu, shqiptarët e humbën kapitalin e tyre më të madh, imazhin. Duhet kohë për të rikuperuar gabimin fatal të një politike pa moral që instaloi Ahmeti.
Roli i viktimës i kushtoi shumë shqiptarëve, haraçin fatkeqësisht e pagoi Tetova me shtetrrethim. Në këto kushte duhet analizuar mjaft detaje dhe prapaskena. Kujt i interesonte që Tetovën ta trajtonte si Kandahar? Përse BDI-ja klithi aq fort më 1 Qershor dhe u rehatuan me 15, kur qendrat e vendvotimit kishin më shumë policë dhe forca speciale sesa votues? Kush në të vërtetë ka humbur dhe kush ka fituar në këto zgjedhje që dolën jashtë binarëve të standarde demokratike? Përse pjesa dërmuese e vektorëve kërkonin ta kryqëzonin PDSH-në? Cila është pesha e faktorit shqiptar, pas shtetrrethimit (votimit). Sa komod është kryeministri Gruevski në shoqërimin e dy standardeve? Ku po vete Maqedonia me lojërat hileqare dhe tinzare të disa mendjeve politike, etj. Këto dhe elemente të tjera, ta shtojnë muzën e analizave të mëtejme
shekulli.com.al
Nga: Ylber Lili

|
| Lajmet e fundit |
|
|
 |
|
|
 |
|
|


|