E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Dita 11 e dhimbjes dhe heshtjes
Dita 11 e dhimbjes dhe heshtjes
Dita 11 e dhimbjes dhe heshtjes
Punėtorėt e Gėrdecit sot kanė hyrė nė ditėn e 11-tė tė grevės sė urisė. Siē nuk mund tė ishte ndryshe, gjendja e tyre ėshtė tragjike. Vetėm dy muaj pas shpėrthimit qė u mori jetėn e tė afėrmve, shkatėrroi shtėpitė dhe shoi pėrfundimisht ėndrrat e fėmijėve tė tyre, kėta njerėz vazhdojnė tė lihen nė mėshirėn e fatit, duke pėrjetuar tragjedinė e dytė brenda pak javėve.

Punëtorët e Gërdecit sot kanë hyrë në ditën e 11-të të grevës së urisë. Siç nuk mund të ishte ndryshe, gjendja e tyre është tragjike. Vetëm dy muaj pas shpërthimit që u mori jetën e të afërmve, shkatërroi shtëpitë dhe shoi përfundimisht ëndrrat e fëmijëve të tyre, këta njerëz vazhdojnë të lihen në mëshirën e fatit, duke përjetuar tragjedinë e dytë brenda pak javëve.

11 ditë kanë kaluar nga fillimi i grevës së urisë, dhe askush, asnjë përfaqësues i kësaj qeverie, nuk ka denjuar t’i vizitojë dhe të shikojë nga afër gjendjen e këtyre njerëzve, të cilët sot nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa mbajtjen e premtimeve të dhëna nga kryeministri Berisha.

Ajo që ndodhi në Gërdec më 15 Mars, ishte tragjike. Por nuk ishte tragjedi me një akt. Pikërisht sot po konsumohet akti i dytë i kësaj tragjedie, e cila personazh kryesor ka sërish të njëjtin person: Sali Berishën.

Banorët e Gërdecit kërkojnë ndihmën e shtetit për të kaluar një moment të vështirë, i cili nuk erdhi vetë, i cili nuk ishte një fatkeqësi natyrore. Qeveria "Berisha" duhet të ishte dy herë e gatshme për t’iu gjendur pranë këtyre banorëve e për të plotësuar kërkesat e tyre. Së pari, si çdo qeveri që kujdeset për shtetasit e saj, e për më tepër si një qeveri që mbart mbi vete përgjegjësinë e asaj tragjedie.

Por, realiteti është plotësisht ndryshe. Asnjë përfaqësues i qeverisë nuk ka komunikuar me grevistët, qoftë dhe për të dëgjuar personalisht prej tyre kërkesat që ata kanë. Në shprehjen më të ulët të cinizmit dhe ndjenjës njerëzore, pavarësisht profesionit të tij si mjek, kryeministri Berisha deklaron se kërkesat e grevistëve janë “miliardere”. E vërteta nuk është kështu! Kërkesat e grevistëve janë plotësisht normale, madje nuk janë asgjë më tepër sesa vetë premtimet e kryeministrit Berisha: pensione për fëmijët e mbetur jetimë, ndihmë për gratë e mbetura fillikat, mbështetje për të gjithë ata që mbetën mes katër rrugësh, pa shtëpi, pa punë, pa të ardhme.

Kryeministri ynë, i cili natyrisht, së pari si njeri, për më tepër si Kryeministër, duhej të kishte në qendër të vëmendjes njerëzit me shpirt, ka fiksim sendet e ftohta. Për Kryeministrin tonë kanë më tepër rëndësi zhavorret, betonet, kilometrat, traktorët, buldozerët, vinçat, e një rruge që po e ndërton një kompani private, e cila do të marrë miliona euro, sesa 7 punëtorë jetë-shkatërruar të Gërdecit në ditën e 11-të të grevës së urisë, që presin të dëmshpërblehen me kacidhe. Kjo nuk mund të ndodhi me asnjë kryeministër të botës, por ja që me tonin ndodh.

Kryeministri ynë është i verbër. Udhëton pa fund nëpër inaugurime kot më kot, por nuk sheh asgjë. Nuk sheh shtëpi të rrënuara që duhen ndërtuar nga punëtorë të shkatërruar materialisht, fizikisht e mendërisht, nga një shpërthim i firmosur nga qeveria shqiptare. Nuk sheh aspak punëtorët e tjerë të Gërdecit që enden spitaleve për t'u mjekuar e operuar me para borxh, por numëron me saktësi sa fshatarë i janë mbledhur në mitingun e inaugurimit.

Kryeministri ynë është shurdh. Nuk dëgjon të rrahurat e zemrave të grevistëve që vijnë duke u rralluar dhe dobësuar, por gjith' ditën vë veshin të dëgjojë çfarë pëshpëriti x-i me y-in, si u përgjigjën u-ja dhe z-ja, dhe shkruan letra anonime.

Kryeministri ynë është memec. Dërdëllit për Europë dhe NATO, por nuk mund të shqiptojë asnjë fjalë të saktë dhe të qartë për halle të përditshme; papunësi, varfëri, sistemin arsimor, spitalet ku thërret qameti.

Kryeministri ynë është inatçi i dorës së parë. Plotësimi i kërkesave mëse të drejta të grevistëve, për shtetin shqiptar, është diçka më se e mundur, por ai nuk ulet ta diskutojë. Nuk ulet, sepse nga verbëria dhe mendjeshkurtësia i duket se po ta bëjë ndihmon kundërshtarët politikë, të cilëve, sipas tij, kjo mund t'u duket triumf.

Qeveria e sotme, me kryeministrin Sali Berisha, në mënyrën më tinëzare, më perverse, më ofenduese, pa e thënë, duke e lënë të nënkuptuar, pak nga pak, brenda dhe jashtë vendit, po do të përcjell mesazhin makabër se Gërdeci është mbyllur, se rehabilitimi është kryer, se drejtësia është vënë në vend. Ja arsyeja tjetër e sëmurë pse s'u kthen përgjigje punëtorëve dhe grevistëve për kërkesa bazike që kushtojnë më pak se fushata e propagandës me dashnorët e NATO-s.

Fajtor, nga koka te këmbët, ky njeri po do të fshihet në mënyrën më qesharake - duke mos reaguar. Ndërkohë që opinioni publik i ka të gjithë prozhektorët e drejtuar nga qeverisja e tij, dhe shqiptarët ende si kanë gëlltitur lotët nga ky krim që mori 26 jetë, Berisha kujton se mund të fshihet, kujton se mund të heshtë. Kryeministri ynë plak nuk është "në vete". Kryeministri ynë zevzek, që nuk i zë vendi vend, llafazan që s'pushon kurrë, grindavec me të gjithë, delirant dhe matuf si gjithë diktatorët në prag të fundit të tyre.

Kryeministri Berisha duhet të reflektojë. Prej tij nuk pritet që të përdorë fitimet e Shkëlzenit nga Gërdeci, as pasuritë e Argitës nga licencat, as pronat e dhëndrit në bregdet dhe asnjë pronë apo pasuri tjetër të paligjshme të nipërve, mbesave, kunetërve dhe baxhanakërve të tij. E vetmja gjë që pritet me plot të drejtë, është që këtyre njerëzve t’ju lehtësohet dhimbja me anë të kompensimeve që vijnë nga familja jonë, familja e taksapaguesve shqiptarë.

Ajo çka po ndodh në Gërdec është tragjike, ndërkohë që sjellja e Berishës është e turpshme. Koncertet e NATO-s nuk do të mund të heqin vëmendjen e shqiptarëve nga dhimbja që në Gërdec vazhdon të rritet. Banorët e Gërdecit kërkojnë vëmendjen, mbështetjen dhe ndihmën e shtetit. Berisha nuk mund t’i dënojë për së dyti këta njerëz. Sot është momenti që të gjithë ne ta kuptojmë këtë. Sot është momenti për të vepruar.

shekulli.com.al

Nga: Erion Veliaj


Publikuar: 17.06.2008 01:41:28
Lexuar: 88 herė
Fjalėt kyēe: Punetoret, Gerdecit, greve, urise, tragjedine,
  


Lajmet e fundit
Shqiptarė pėr interes Shqiptarė pėr interes
Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7 Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7
Vraponi pėr jetė mė tė gjatė Vraponi pėr jetė mė tė gjatė



Lajmet te ngajshme
Obama, ėndrra e njeriut-ylber Obama, ėndrra e njeriut-ylber
Ekskursioni i njėanshėm Ekskursioni i njėanshėm
Obama dhe McCain sipas shtypit amerikan Obama dhe McCain sipas shtypit amerikan
Liderė dhe menaxherė Liderė dhe menaxherė
Brutalitet dhe terror nė funksion tė qėllimeve antishqiptare Brutalitet dhe terror nė funksion tė qėllimeve antishqiptare
Pranojeni Kosovėn Pranojeni Kosovėn
Shqipja standarde, a duhet rishikuar Shqipja standarde, a duhet rishikuar
Ismail Kadare: Shqiptarė, duajeni mė shumė veten! Ismail Kadare: Shqiptarė, duajeni mė shumė veten!
Kur do tė ndalė rėnia e dollarit? Kur do tė ndalė rėnia e dollarit?
Rezoluta 1244 apo sfida ndaj Kushtetutes* Rezoluta 1244 apo sfida ndaj Kushtetutes*
Google Yahoo MSN