Gjahtarėt e paligjshėm rusė ēdo ditė nė pyjet lindore tė Rusisė vrasin me qindra arinj. Shumė prej tyre janė nėna me arusha tė moshės disa javė.Shpeshherė qendrat kėrkimore rajonale janė mundėsia e vetme pėr ekzistencėn e kėtyre arushave tė vogla.
Këto tri arusha një vjeç e gjysmë duhet që të kthehen në pyjet ruse. Ato janë të mbuluara me batanije për të mos e mbajtur mend rrugën deri te qendra. Për momentin në qendër vijnë edhe mjaft vizitorë.
"Ato janë sikurse fëmijët, por me dhëmbë të mëdhenj. Mund edhe të kafshojnë", tha Andrej Mazurenko.
Çdo pranverë arushat lindin nga dy ose tri këlyshë që janë në shënjestër të gjahtarëve të paligjshëm të cilët pastaj i shesin në Kinë.
"Çdo gjahtar përveçse atyre rus këtë do ta konsideronte të pandershme, por në Rusi gjuajtja e arushave të Himalajeve është e ligjshme. Vendstrehimet e tyre kanë tri vrima. Kur do ti bien me sëpatë në njërën prej tyre, arusha do të dalë, zakonisht e mbysin nënën e arushës vetëm për të konstatuar se a ka arinj të vegjël", deklaroi hulumtuesi Vasili Solkin.
Në mars të këtij viti tri arusha një mujdhe u gjetën në një pjesë të lokomotivës të një stacioni hekurudhor afër kufirit ruso-kinez. Arushat e vogla ishin vënë në gjumë dhe paketuar në kutia kartoni për në Kinë.
Një rast i ngjashëm u zbulua edhe afër Vladivostokut kur u shpëtuan 17 arusha të vogla, kurse vetëm një muaj më vonë rojtarët në këtë rajon arrestuan dy shtetas kinez që kontrabandonin shputa të arushave dhe lëkura tigri. Në disa pjesë të caktuara të Kinës mishi i arushës ruse të Himalajeve konsiderohet si specialitet i njohur.
alsat-m.tv