E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > “Eskili, ky humbės i madh” nė italisht
“Eskili, ky humbės i madh” nė italisht
“Eskili, ky humbės i madh” nė italisht
Vepra publicistike e Ismail Kadaresė, e shkruar nė vitet tetėdhjetė qė mban titullin “Eskili, ky humbės i madh” sapo ėshtė hedhur nė qarkullim me tė njėjtin titull nė gjuhėn italiane nga shtėpia e re botuese “Controluce”.

Botuesi e ka prezantuar në kolanën “Refleksione” si vepër e Kadaresë, zërit shumë interesant poetik në nivel botëror. “Që Eskili ishte humbësi më i madh, jo vetëm ndër shkrimtarë, por ndër gjithë gjindjen humane, kjo tashmë dihej. Humbja e tij është e humbje e llojit të titanëve, po ashtu edhe e thesarit të tij. Kështu na shfaqet në dy dimensione: në dritë dhe në hije permanente”.

Me pak fjalë, ky është këndvështrimi sipas të cilit Ismail Kadare ka trajtuar veprën e autorit klasik të antikitetit. Humbja e Eskilit është imagjinuar në dimensionet e jetës së ballkanasve në luftëra dhe në festa, në dasma, në rite funebre dhe në vdekje. Me këtë vepër botuesi pohon se ajo çka Kadare dëshiron të na demonstrojë nga tragjedia ekskiliane është me vlerë dhe për ditët sot. Bëhet fjalë për drejtësinë dhe të drejtën si dy kategori të ndryshme. E para është e paprekshme, e pandashme, e paluajtshme, kurse e dyta jo. Me pak fjalë, mbrojtja e skajshme e të drejtës mund të provokojë padrejtësi të mëdha.

Me këtë vepër shkrimtari shqiptar i jep lexuesit edhe një instrument të nevojshëm për të kuptuar rrënjët e thella të politikës së ditëve tona.



Publikuar: 17.06.2008 04:04:35
Lexuar: 156 herė
Fjalėt kyēe: Eskili, humbės, madh, italisht,
  


Lajmet e fundit
Shqiptarė pėr interes Shqiptarė pėr interes
Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7 Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7
Vraponi pėr jetė mė tė gjatė Vraponi pėr jetė mė tė gjatė



Lajmet te ngajshme
Kėnga e Kėnga e "Eurovizionit”"do tė kėndohet anglisht
Zbulime tė reja nė Hadrianopo Zbulime tė reja nė Hadrianopo
Njėqind vjetori i Kongresit tė Manastirit, problemet Njėqind vjetori i Kongresit tė Manastirit, problemet
Turqia do t'ia kthejė pamjen e vjetėr Urės sė gurit Turqia do t'ia kthejė pamjen e vjetėr Urės sė gurit
Historianėt akuzojnė institutin “Pjetėr Bogdani” Historianėt akuzojnė institutin “Pjetėr Bogdani”
Nobelisti Solzhenitsyn ndahet nga jeta Nobelisti Solzhenitsyn ndahet nga jeta
"Kohe e humbur", ekspozita qe risjell pas dy vitesh skulptorin Arben Bajo
Filmi Filmi "Do t’ju gjej" paraqet mafinė shqiptare
Mėsonjėtorja e parė shqipe e Myzeqesė Mėsonjėtorja e parė shqipe e Myzeqesė
Korēa pret festivalin ndėrkombėtar tė karnavaleve Korēa pret festivalin ndėrkombėtar tė karnavaleve
Google Yahoo MSN