Tė pėrdoren automobilėt dhe tė mos ndotet ambjenti ėshtė njė nga bindjet e tij, dhe pėr kėtė bėri dhe kėtė udhėtim pionierėsh.Ėshtė thjesht njė mėsues zvicerian, Louis Palmer, qė arriti kėto ditė nė Sidney, duke realizuar etapėn e parė tė udhėtimit rreth botės me njė makinė me bateri (tė ushqyera nga panelet diellore).
Ai është nisur nga Lucerna para shtatë muajsh me makinën e tij me tre rrota, me një motorr prej 13 kw, duke ecur me një shpejtësi mesatare prej 50 km/orë ( Vmax= 90 Km/orë) me një autonomi, me bateri të ngarkuara, për të bërë rreth 400 km. Palmer ka përshkruar rreth16 mijë km në Europë, Lindjen e mesme dhe Azi.
Nga Bali në Indonezi, ku zhvillohej konferenca e OKB-se mbi klimën, ka udhëtuar deri në Zelandën e Re në bordin e anijes së Greenpeace, Rainbow Warrior 2, që ishte drejtuar drejt Oqeanit antartik për të penguar flotën japoneze në gjuetinë e balenave. Pasi përshkoi gjithë Zelandën e re, arriti me traget në Australi, të cilën do ta përshkojë nga lindja në perëndim për të vazhduar më pas në Amerikën Latine, USA e më pas në Afrikë.
Makina e tij, tërheq nga pas një rimorkio të vogël prej 6 metrash katrorë të mbuluar me panele solare, prej së cilës furnizohen dhe bateritë e makinës.
"Kur e gjithë bota flet për ngrohjen globale, është koha për të treguar zgjidhjet e mundëshme", ka deklaruar Louis.