E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Qeveria e Kosovės: Do tė rrisim eksportet dhe investimet
Qeveria e Kosovės: Do tė rrisim eksportet dhe investimet
Qeveria e Kosovės: Do tė rrisim eksportet dhe investimet
Qeveria e Kosovės ka paraparė qė nė njė periudhė afatshkurtėr tė ketė njė rritje tė eksportit dhe investimeve. Kjo nė saje tė zvogėlimit tė taksave dhe barazimit tė tyre me shtetet e rajonit.

Kjo është deklaruar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave (MEF), e cila të martën ka prezantuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KESH) për periudhën 2009-2011, dokument ky i cili është aprovuar ditë më parë edhe nga Qeveria e Republikës.

Ky dokument i cili parasheh prioritete e Qeverisë për tri vitet e ardhshme sipas zyrtarëve të MEF-it, ka pësuar disa ndryshime krahasuar me vitet e mëparshme, dhe është vlerësuar dokument mjaft i rëndësishëm për konferencën e donatorëve.

“Dokumenti i cili përmban gjithsej katër pjesë është vlerësuar se i plotëson të gjitha standardet evropiane dhe njëherësh është një dokument mjaft i rëndësishëm për konferencën e donatorëve”, tha gjatë një konference të mbajtur për shtyp, Bedri Hamza, zv.ministër në MEF.

Sipas tij në pjesa e parë e KASH-it kryesisht ka të bëjë me politikat prioritare, rritjen ekonomike, statusin e vendit, qeverisjen, mirëqenien sociale dhe shëndetësinë, boshllëkun zhvillimor dhe bashkëpunimin me donatorët, me rritjen ekonomike.

“Prioritetet e kësaj Qeverie janë, rritja ekonomike, implementimi i suksesshëm i Marrëveshjes për Statusin, qeverisja e mirë dhe stabiliteti social, përfshirë këtu zbutjen e varfërisë”.

Hamza tha se pjesë e dytë e KASH-it ka të bëjë kryesisht me kornizën makro-fiskale. Aty parashihet që importi të ketë rënie ndërsa eksporti të ketë rritje. Ndërsa sa i përket inflacionit parashihet të ketë stabilitet, pastaj parashihet rritje e vazhdueshme e të hyrave.

Sa i përket rritjes së eksportit, Hamza tha se edhe vitet e kaluara ka pasur rritje graduale por një rritje më e madhe pritet pasi të hyjnë në fuqi politikat e reja fiskale. ”Politikat e reja fiskale pritet të hyjnë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm dhe kanë për qëllim që ti barazojnë taksat me vendet e rajonit”.

Zv.ministri i MEF-it tha se në pjesën e dytë të KASH-it parashihen edhe të hyrat buxhetore si dhe shpenzimet buxhetore qeveritare.

Ndërsa sa i përket pjesës së tretë Hamza tha se aty janë paraparë kryesisht marrëdhëniet fiskale ndërqeveritare.”Në këtë pjesë është paraparë financimi i komunave”. Ndërsa pjesa e fundit e KASH-it parasheh strategjitë e shpenzimeve sektoriale dhe ndërsektoriale. Sipas Hamzës Qeveria beson që energjia dhe minierat, infrastruktura, arsimi, sundimi i ligjit dhe rendit, sektori i bujqësisë dhe zhvillimit rural , stabiliteti social dhe shëndetësia, do të ndihmojnë në zbutjen e shtrëngesave në rritjen ekonomike./Telegrafi/


Publikuar: 18.06.2008 01:33:38
Lexuar: 132 herė
Fjalėt kyēe: Qeveria, Kosovės, rrisim, eksportet, investimet,
  


Lajmet e fundit
Shqiptarė pėr interes Shqiptarė pėr interes
Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7 Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7
Vraponi pėr jetė mė tė gjatė Vraponi pėr jetė mė tė gjatė



Lajmet te ngajshme
Mbi 30 kompani bėjnė sigurimin e pronave Mbi 30 kompani bėjnė sigurimin e pronave
Fitorja e Obamės solli optimizėm nė bursat aziatike Fitorja e Obamės solli optimizėm nė bursat aziatike
Valė e bankroteve kėrcėnohet nė vitin 2009 Valė e bankroteve kėrcėnohet nė vitin 2009
SHBA: Autoindustria kaloi pengesėn e parė pėr shpėtim SHBA: Autoindustria kaloi pengesėn e parė pėr shpėtim
VIP sjellė oferta tė reja VIP sjellė oferta tė reja
Pevec hapi qendėr tregtare nė Gostivar Pevec hapi qendėr tregtare nė Gostivar
Gjashtė kompani tė interesuara pėr hidrocentralin shqiptar Gjashtė kompani tė interesuara pėr hidrocentralin shqiptar "Skavicė"
Gjermania hyri nė recesion Gjermania hyri nė recesion
JUSK edhe nė Tetovė JUSK edhe nė Tetovė
ELEM hapi ofertat pėr importin e rrymės ELEM hapi ofertat pėr importin e rrymės
Google Yahoo MSN