Grupi kroat Pevec nė sipėrfaqe prej 18.000 metra katrorė nė Gostivar hapi qendrėn tregtare, vlera e sė cilės arrin nė 3 milion euro.
Ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski tha se ky investim i kompanisë kroate në Maqedoni do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit.
"Ky investim nënkupton rritjen e konkurrencës në tregun vendas, ofrimin e prodhimeve më cilësore për qytetarët e Maqedonisë, por edhe 90 punësime të reja", tha ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski.
Drejtori i kompanisë kroate Pevec për Maqedoni Dinko Perkoviq tha se ky është fillim i investimeve të kompanisë kroate në Maqedoni.
"Aktualisht jemi të pranishëm vetëm në rajonnin e Tetovës, Gostivarit dhe Shkupit. Shpresoj se ky investim do t'i përfshijë edhe Kumanovën, Velesin dhe Strumicën", paralajmëroi drejtori Dinko Perkoviq.
Në qendrën tregtare në Gostivar kompania kroate Pevec ofron mbi 40.000 prodhime, ndërsa kjo kompani ka qarkullim vjetor prej 400 milion euro.