Nė njė kohė rekord kompania mė e re celulare Eagle Mobile tashmė mbulon rreth 95 pėr qind tė popullsisė dhe ka bėrė tė mundur futjen e shėrbimeve tė reja nė tregun e telekomunikacionit.
Por mbi të gjitha kjo kompani ka hyrë në treg me tarifa të përshtatshme për çdo klient të saj. Drejtues të kompanisë prezantuan filmin e parë reklamues të Eagle Mobile, një histori e parë nga syri i shqiponjës, ku rrëfehet takimi i vendit me këtë kompani. I ndërthurur me elementë nga e gjithë Shqipëria, me xhirime origjinale dhe produksionin e madh ndërkombëtar, ai shpreh filozofinë e Eagle Mobile: një vizion i gjerë, ashtu si shikimi i simbolit shqiptar, shqiponjës. Deri dje ju kemi thënë se pritja do tju vlejë dhe që nga sot kemi përfunduar punimet për tju dhënë shërbime pa asnjë të metë. Që nga kjo ditë duam tju tregojmë ato që na bëjnë të emocionohemi, të krenohemi që Eagle Mobile i ka futur në jetën tonë, u shpreh Ali Taskin, drejtor i Përgjithshëm i Eagle Mobile. Ai shton se, Eagle Mobile është shumë e nderuar që i ofron shoqërisë shqiptare principin themelor të kësaj kompanie të takimit me konsumatorin në mënyrën më të mirë dhe më të drejtë, një princip ky i Çalik Holding. Sipas tij, përsa i përket tarifave, të parat që u publikuan në muajin mars ishin 25 % më të ulëta se çmimet e tregut. Tani janë anonçuar tarifat e reja që janë mjaft tërheqëse. Për kartat me parapagim prepaid tarifat do të deklarohen brenda disa ditësh, ka thënë ai.