E enjte, 8.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Shkencė > Astronomėt zbulojnė gjurmė tė njė "Toke" tjetėr
Astronomėt zbulojnė gjurmė tė njė "Toke" tjetėr
Astronomėt zbulojnė gjurmė tė njė
Astronomėt europianė kanė lajmėruar se kanė zbuluar tre planete si toka tė cilat rrotullohen rreth njė ylli, dhe dy sisteme diellore me planetė tė vegjėl.Ata thanė nė njė konferencė tė mbajtur nė Francė se kanė zbuluar planete qė kanė shumė ngjashmėri me tokėn.

"A është e vërtetë se çdo yll ka rreth vetes edhe planetë, dhe nëse po, sa?" – pyeti Michel Mayor nga Observatori i Gjenevës. "Ne nuk e dimë përgjigjen por po bëjmë shumë progres drejt kësaj" – tha Mayor në një deklaratë.

Treshja e planetëve rrotullohet në një orbitë rreth një ylli më të vogël se Dielli jonë, dhe ndodhet 42 vite dritë larg në drejtim të jugut të Doradus dhe yjësisë Pictor. Një vit dritë është distanca që drita përshkruan në një vit me shpejtësi 300 000 km në sekondë, ose rreth 9500 miliard km ne vit.

Planetet janë më të mëdhenj se toka – njëri është 4.2 herë më i madh, tjetri 6.7 herë dhe i treti 9.4 herë më i madh.

Ata rrotullohen rreth yllit të tyre me një shpejtësi shumë të madhe - njëri bën 1 rrotullim vetëm në 4 ditë, krahasuar me tokën e cila e bën një rrotullim për 365 ditë, tjetri në 10 ditë dhe i treti e bën rrotullimin për 20 ditë.

Mayor dhe kolegët i kanë zbuluar këta planetë duke përdorur një teleskop me shpejtësi dhe saktësi të madhe, të quajtur HARPS i cili ndodhet në observatorin e Kilit.

Me anë të këtij teleskopi janë arritur të zbulohen më shumë se 270 planete. Disa janë gjigandë, të krahasueshëm me Jupiterin apo Saturnin. Ndërsa planetet më të vegjël të ngjashëm me masën e tokës janë shumë të vështirë të zbulohen.

Asnjë nga planetet nuk mund të kapet direkt nga këto distanca kaq të largëta. Ata zbulohen indirekt duke përdorur radiovalë, ose matje spektrografike sic përdor HARPS-i. Këto matje zvogëlojnë shpejtësinë e planetëve dhe kjo bën që ata të duken.

Me të tillë metodë si të HARPS-it mundet të zbulohen edhe planetet e vegjël si toka ose edhe më të vegjël se ajo – tha Stephane Udry, pjesmarrës në këtë zbulim.

Astronautët thanë gjithashtu se kanë zbuluar një planet 7.5 herë më të madh se Toka që rrotullohet rreth një ylli HD 181433 në 9.5 ditë. Ky yll ka gjithashtu një planet sa Jupiteri i cili rrotullohet rreth tij çdo 3 vjet.

Një tjetër sistem diellor ka një planet 22 herë më të madh se Toka, i cili rrotullohet për 4 ditë, dhe ka edhe një planet në masën e Saturnit i cili rrotullohet për 3 vjet.

"Duket qartë që këta planete janë vetëm maja e ajsbergut" – tha Mayor.

"Analizat e yjeve të bëra nga HARPS tregojnë se rreth një e treta e të gjitha yjeve kanë rreth tyre planete më të mëdhenj se Toka ose planete si Neptuni të cilët rrotullohen me perioda më pak se 50 ditë".



Publikuar: 18.06.2008 23:37:46
Lexuar: 84 herė
Fjalėt kyēe: Astronomet, zbulojne, gjurme, Toke, tjeter,
  


Lajmet e fundit
Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7 Nesėr versioni i parė zyrtar i Windows 7
Vraponi pėr jetė mė tė gjatė Vraponi pėr jetė mė tė gjatė
Mundet tė pėrmirėsojmė shėndetin? Mundet tė pėrmirėsojmė shėndetin?



Lajmet te ngajshme
Domatet e thata luftojnė kancerin e prostatės Domatet e thata luftojnė kancerin e prostatės
Varrezė e madhe nga epoka fenikase zbulohet nė Liban Varrezė e madhe nga epoka fenikase zbulohet nė Liban
Mbetjet yjore ne nje udhėtim pa fund ne Galaktike Mbetjet yjore ne nje udhėtim pa fund ne Galaktike
Koha e zbulimeve tė mėdha Koha e zbulimeve tė mėdha
Njė satelit meteorologjik kinez i brezit tė ri Njė satelit meteorologjik kinez i brezit tė ri
Muzika qetėson mė shumė se ilaēet Muzika qetėson mė shumė se ilaēet
Njė arkė pėr farat Njė arkė pėr farat
Filmohet levizja e nje elektroni. Filmohet levizja e nje elektroni.
Ilaē qė zėvendėson ushtrimet fizike Ilaē qė zėvendėson ushtrimet fizike
Zbulohet mėnyrė e re pėr matjen e ndotjes sė ujit Zbulohet mėnyrė e re pėr matjen e ndotjes sė ujit
Google Yahoo MSN